• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Numërohen 40 kuti votimi në Rrogozhinë, Memolla kryeson përballë Hoxhës

08:08 : 24/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Ditën e djeshme në bashkinë e Rrogozhinës u përsëritën zgjedhjet për kryetar bashkie. Qytetarët iu drejtuan sërish kutive të votimit pas vendimit të Kolegjit që i shpalli zgjedhjet e 14 majit të pavlefshme.

Deri më tani janë numëruar 40 kuti, ndërkohë janë për t’u numëruar edhe 14 kuti.

Memolla i PS kryeson me 4.398 vota, ndërkohë që Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 3.552 vota.

  • Problematikat në zgjedhje:

Ditën e djeshme janë hasur deri në 4 – 5 raste të tentativës së fotografimit të votës. Për shkak të kësaj problematike në qendrën e votimit 22-23, çoi edhe në ndërprerjen e procesit për disa minuta. Për këtë incident reagoi menjëherë edhe Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili tha se shqetësim mbetet edhe votimi familjar.

“Fotografimi i votës përbën një shkelje të rëndë të ligjit penal, ka sanksione dënimi që shkojnë deri në 3 vjet. U bëj thirrje të gjithë votuesve që t’i shmangen çdo lloj joshje nga subjektet për t’u treguar atyre se për kë kanë votuar. Ata rrezikojnë shumë në këtë rast. Votimi familjar gjithashtu përbën shkelje. Ky është një problem, sa të kemi mundësi do ta adresojmë.”, tha ai.

Lexo edhe:

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

Gjashtë kandidatë të AfD-së ndërrojnë jetë pak para zgjedhjeve lokale në Gjermani

Ndërsa nënkryetarja e KQZ, Lealba Pelinku, pas vëzhgimit në terren konstatoi një pjesëmarrje të lartë të personave të paautorizuar në qendrat e votimit.

“Jam drejtuar drejt kësaj qendre për të parë se çfarë ka ndodhur. Komisioni duhej të mbante procesverbal. Unë e hasa personalisht në 4 qendra votimi në shkollën Lekaj, ku vihej re një prani personash të pautorizuar pa bexh që nuk duhet të rrijnë në qendrat e votimit.”

Gjatë gjithë ditës ka patur denoncime të shumta nga ana e opozitës për presion ndaj votuesve, manipulime të procesit zgjedhor, si dhe vënien e administratës në shërbim të Partisë Socialiste.

Gjatë pasdites, kreu i PD-së, Sali Berisha, publikoi në rrjetet sociale dhe një video ku një çift denonconin se si njerëz të kandidatit të PS-së, Edison Memolla i kishin kërcënuar se nëse nuk votonin në favor të kandidatit socialist, ata nuk do i linin me kaq.

  • Votimi i përsëritur

Qytetarët e Rrogozhinës iu drejtuan dje sërish qendrave të votimit për të zgjedhur kreun e bashkisë së tyre, pasi zgjedhjet e 14 majit u shpallën të pavlefshme në këtë bashki. Dy kandidatët, Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u gjenden edhe një herë përballë vullnetit të qytetarëve.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin. Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme në Rrogozhinë ishte rreth 36%, 4% më shumë se në zgjedhjet e 14 majit.

Në zgjedhjet e kaluara, fitoi kandidati i PS-së me vetëm 21 vota diferencë, me kutinë e burgut, shumë të kontestuar, që i dha fitoren. Ditën e sotme të burgosurit nuk kanë patur të drejtë votimi.

Etiketa: Edison MemollarrogozhineShkëlqim Hoxhazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

21:22 : 06/09/2025
BOTA

Gjashtë kandidatë të AfD-së ndërrojnë jetë pak para zgjedhjeve lokale në Gjermani

18:44 : 02/09/2025
AKTUALITET

Emrat e 430 patronazhistëve, si funksionoi makineria e Ballukut për vjedhjen e votave

09:30 : 26/08/2025
BOTA

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

20:09 : 23/08/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarrin që dogji një sipërfaqe me pemë frutore, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

09:26 : 17/08/2025
AKTUALITET

Zjarr i përmasave të mëdha në Rrogozhinë, vjen në ndihmë avioni kroat

08:48 : 11/08/2025
Para

60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushime, rekord në rajon

TË GJITHA

Aksident në aksin Kakavijë-Gjirokastër, përplaset makina me motorin, plagoset 43-vjeçari

09:10 : 09/09/2025

FOTO/ Ragip Gila largohet me a*më në dorë pas dy v*asjeve dhe dy plagosjeve në Shkodër

09:02 : 09/09/2025

Komunat e Jugut rrezikojnë mbylljen masive të shkollave këtë vit, nuk ka më fëmijë

08:49 : 09/09/2025

Kur toka bujqësore bëhet beton! Rama i hap rrugë ndërtimeve në “pemëtore” dhe “ullishte” pa pemë

08:40 : 09/09/2025

Aksidenti tragjik në Has, shkon në dy numri i viktimave

08:31 : 09/09/2025

Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore sot

08:24 : 09/09/2025

I mbijetoi atentatit në Shkodër, flet nga spitali Erogen Brajoviç: Nuk kam lidhje me krimin

08:17 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com