• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali që ndodh me ndotësit/ Ajri i ndotur në Tiranë kërcënon shëndetin e banorëve

09:58 : 22/07/2023
në AKTUALITET
Betoniere gjate punes per ndertimin e nje godine prane Rruges Mine Peza, ne Tirane. Shume ndertesa te reja kane hapur kantieret e ndertimit pergjate rrugëve dhe shesheve kryesore te kryeqytetit.
/r/n/r/nConcrete mixer during work for the construction of a building in Mine Peza street, in Tirana. Many new buildings have opened construction sites along the main streets and squares of the capital.

Betoniere gjate punes per ndertimin e nje godine prane Rruges Mine Peza, ne Tirane. Shume ndertesa te reja kane hapur kantieret e ndertimit pergjate rrugëve dhe shesheve kryesore te kryeqytetit. /r/n/r/nConcrete mixer during work for the construction of a building in Mine Peza street, in Tirana. Many new buildings have opened construction sites along the main streets and squares of the capital.

Trafiku i rënduar i automjeteve, sanksionet e ulta ndaj ndotësve dhe norma e lartë e ndërtimeve të reja fajësohen nga ekspertët e mjedisit dhe organizatat e shoqërisë civile për ndotjen e ajrit në kryeqytet.

Ndotja e ajrit konsiderohet si kërcënimi më i mprehtë për kohën ndaj shëndetit publik në botë. Sipas programit të Mjedisit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, OKB ndotja e ajrit shkakton 1,532 vdekje të parakohshme çdo vit në Shqipëri.

Monitorimet e kryera në qytetin e Tiranës nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, AKM dhe disa organizata të shoqërisë civile nëpërmjet projektit ‘Green-AL, tregojnë se parametrat për një numër ndotësish janë më të larta se normat e lejuara nga Bashkimi Europian.

Sipas ekspertit të mjedisit, Ahmet Ahmeti ndotja e ajrit në Tiranë vjen nga mungesa e sundimit të ligjit dhe veprimeve të plogështa të institucioneve kundër subjekteve ndotëse.

“Shkaqet madhore për nivelet e larta të ndotjes janë korrupsioni i institucioneve ligjzbatuese, sanksionet e ulta ndaj ndotësve, mungesa në kuadrin ligjor e nënligjor dhe institucionet me personel të pakët, të pamotivuar dhe pa mjete dhe infrastrukturë të përshtatshme për punë cilësore”, tha eksperti Ahmeti për BIRN.

Lexo edhe:

Zakonet dixhitale që dikur përkufizonin rininë! Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet

Zjarr, plehra dhe korrupsion/ Kriza e mbetjeve në Elbasan dhe inceneratori i fikur

Të dhënat e bashkisë së Tiranës tregojnë se ajo vendos mesatarisht 45 masa administrative për ndotje të hapësirave publike çdo tremujor.

E pyetur nga BIRN mbi raportet e monitorimit, Bashkia e Tiranës nuk dha asnjë koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Sipas OKB-së ndotja e ajrit fajësohet për 7 milionë vdekje të parakohshme në të gjithë botën çdo vit. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se ekspozimi mesatar i një personi në Shqipëri ndaj grimcave të imta është 3.8 herë më i lartë se norma e rekomanduar.

Ndotja e grimcave të imta është një faktor i rëndësishëm në vdekjet e shkaktuara nga diabeti i tipit 2, sëmundjet pulmonare, kanceri i trakesë, bronkeve dhe mushkërive, goditjet në tru, sëmundjet ishemike të zemrës, infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes dhe çrregullimet neonatale.

Për të ulur ndotjen e ajrit, në fillim të vitit 2022 Bashkia e Tiranës mori masa për të ndaluar qarkullimin gjatë ditës të mjeteve të tonazhit të rëndë në Tiranë, deri në orën 20.00 të mbrëmjes, masë e cila solli reduktimin e trafikut. Vendimi i bashkisë u kundërshtua nga Shoqata e Ndërtuesve.

Në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, AKM zotëron dy stacione monitorimi, një stacion statik të vendosur në Institutin e Higjenës në Rrugën e Elbasanit dhe një stacion lëvizës të vendosur në Sauk.

Gjatë vitit 2021 dhe 2022, këto stacione nuk kanë kryer matje për shkak të problemeve me mirëmbajtjen, e cila nuk është realizuar e plotë për gjatë gjithë vitit dhe kjo ka sjellë probleme në modulet e pajisjeve të ajrit urban.

Ndërkohë për periudhën Janar- Maj 2023, AKM-ja shprehet se janë tejkaluar normat për ndotjen e ajrit për dy tregues.

“Nga rezultatet e mësipërme të monitorimit të kryera nga AKM rezulton që në qytetin e Tiranës kemi tejkalim të standarteve për PM10 dhe NO2, të dy tregues që vijnë nga djegia e lëndëve fosile (qymyri,nafta ,benzina etj në temperatura të larta) dhe trafiku,” tha AKM në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike.

Ndotja e ajrit në qytetin e Tiranës është monitoruar gjatë vjeshtës dhe dimrit të vitit 2022 edhe nga një grup organizatash të shoqërisë civile si pjesë e projektit “Green-AL” nëpërmjet 400 pikave të monitorimit.

“Për parametrat CO2, NO2, PM10 dhe PM2.5 është vërejtur se vlerat e dala nga matjet e kryera janë më të larta se normat e vendosura nga Bashkimi Europian,” thuhet në një raport të botuar prej tyre në qershor 2023, të titulluar “Raporti mbi cilësinë e ajrit urban.”

“Lënda e grimcuar PM10 si edhe ajo pezull depozitohen në rrugët e frymëmarrjes dhe dëmtojnë mushkëritë deri në shkaktimin e kancerit”, shprehet eksperti i mjedisit Ahmet Ahmeti.

Ai pohon se substancat NO2 dhe SO2 përveç rrezikut mbi shëndetin e njerëzve sjellin dëme mbi ndërtesat dhe monumentet e kulturës duke ulur gradualisht cilësinë dhe fortësinë e tyre.

Raporti thekson se qyteti i Tiranës është një vend tepër i ndotur, mbi normat e lejuara. Kjo ndotje sjell në probleme shëndetësore të banorëve dhe ul ndjeshëm mirëqenien e tyre, duke i privuar qytetarët nga e drejta e tyre për të jetuar në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.

Për të ulur ndotjen e ajrit, eksperti i mjedisit Ahmeti sugjeron reduktimin e lëvizjeve të panevojshme të tepruara me makina/lëvizjet parazitare, ndalimin e personave që djegin mbetjet urbane ose bujqësore dhe strukturave shtetërore që lejojnë importimin e teknologjive të vjetëruara.

Eksperti i mjedisit tha se komuniteti duhet t’u kërkojë firmave të ndërtimit, largimin e mbetjeve, si dhe rregullimin dhe pastrimin e hapësirave ku kryhen këto ndërtime.

“Individi dhe komuniteti duhet të njohë efektet e dëmshme të ndotjes në shëndet, të reagojë në përmirësimin e gjendjes, si dhe të kërkojë të rriten sipërfaqet e gjelbëra të qytetit”, përfundoi Ahmeti./BIRN

Etiketa: ajri i ndoturbanorevendotesitrrezikshendetiskandalitirana

Lajme të lidhura

BOTA

Zakonet dixhitale që dikur përkufizonin rininë! Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet

08:59 : 15/11/2025
AKTUALITET

Zjarr, plehra dhe korrupsion/ Kriza e mbetjeve në Elbasan dhe inceneratori i fikur

16:09 : 10/11/2025
SHENDETI

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shantazhuan të riun për kthimin e borxhit, arrestohet 26-vjeçari, nis hetimi për 4 të tjerë

16:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

Ku është AKU?/ Denoncimi me video: Sallami i Hako-s me pupla brenda

20:35 : 03/11/2025
BOTA

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

09:53 : 31/10/2025
Para

Identifikohet shqiptari që u vetëvar në rajonin e policisë në Greqi/ EMRI

TË GJITHA

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

12:55 : 16/11/2025

“Ka futur në ngërç GjK”/ Bardhi: Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit Asim Vokshi

12:45 : 16/11/2025

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025

EMRI/ Eksadohet nga Italia në Shqipëria 31 vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet

12:09 : 16/11/2025

Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

12:02 : 16/11/2025

DINAMIKA e shpërthimit me tritol në Kamëz! Lidhja e ‘të fortëve’ me Vis Martinajn (EMRAT)

11:52 : 16/11/2025

Në kërkim për tritolin në Kamëz, Elvis Lami i përfshirë edhe në vrasjen e postierit Visha

11:36 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com