• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e SPAK/ Si iu shmang Rama firmës për inceneratorin e Elbasanit

20:55 : 20/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Një batutë e Edi Ramës në Komisionin Hetimor për inceneratorët, shoqëruar me gjestikulacione për mënyrën se si ai firmoste dokumentat shtetërorë kapi menjëherë vëmëndjen e kundërshtarëve të tij politikë. “Firmat e mia… E dini si vihen ato firmat e mia? Vijnë ato dosjet… tak, tak, tak, tak kshu dhe unë firmos, pam-pam-pam-pam…” tha Rama, ndërsa lëvizte duart për të ilustruar mënyrën se si hidhte firmat mbi dokumenta. Menjëherë deklarata u shndërrua në një video-mesazh nga Partia Demokratike.

Rama donte të jepte idenë se ishte shumë i pavëmëndshëm kur firmoste dokumentat në mbledhjet e Këshillit të Ministrave. Sepse përgjegjësia për përmbajtjen e tyre ishte e vartësve të tij në kryeministri. Me pak fjalë, kreu i qeverisë nuk mund të kontrollonte ligjshmërinë e procedurave në dokumentat që i vinin në tryezë.

Por këtë të enjte në parlament, Sali Berisha e akuzoi Ramën se është i kapur mat me firmën për vendimin nr.907 të Këshillit të Ministrave që ka lidhje me inceneratorët.

“Edi Rama dhe Agaçi firmosën për kontratën me negociatë të mbyllur. Me një procedurë që e ndalon ligji. Ua them si ish-kryeministër se kryeministri ka përgjegjësi për çdo firmë që vendos, dhe firma e Edi Ramës për negociata të mbyllura, është firmë kriminale, është vepër penale e tij dhe Engjëll Agaçit dhe të gjithë atyre që e zbatuan”, tha Berisha.

Lexo edhe:

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

Procedura “me negociim pa shpallje” është mënyra me të cilën kaloi për miratim Inceneratori i Elbasanit. Procedura është një shpikje nga hiçi, një shkelje që prokurorët e SPAK ia gjetën Lefter Kokës në morinë e dokumentave, përmes së cilës u bë e mundur që Klodian Zotos dhe të tjerëve t’i kalonin paratë  e inceneratorit të Elbasanit.

Ligji parashikon vetëm tre lloje procedurash për konçensionet: 1) e hapur, 2) e kufizuar, 3) me negocim me shpallje njoftimi.

Në dosjen e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt është trajtuar kalimi i procedurës së paligjshme në disa institucione deri në vendimin me nr.907 të Këshillit të Ministrave. Në dosje madje janë përfshirë edhe zërat kundër.

Shkëlqim Cani e refuzoi si të jashtëligjshme dhe kërkoi korrigjimin e saj. Kur u pyet në Komisionin Hetimor për inceneratorët, Shkëlqim Cani u shpreh: “Kemi refuzuar miratimin e projektit të Elbasanit sepse procedura nuk ishte në përputhje ligjin. Është normale të vepronim kështu”.

E njëjta procedurë ishte kundërshtuar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë së Prokurorimit Publik, Eduart Ahmeti. Në dosjen e SPAK citohet përgjigjia e Eduart Ahmetit për Lefter Kokën, ku ai i kujton se procedurat e parashikuara nga ligji dhe vërejtjen për ta korrigjuar dokumentat.

Pavarësisht zërave që e kundërshtonin procedura e paligjshme mbërriti deri në tryezën e punës së Edi Ramës. Pritej tani që ai ta firmoste, njësoj siç bënte me dokumentat e tjerë… tak tak tak tak. Por Rama iu shmang firmës për paligjshmërinë. Në mbledhjen e qeverisë kur duhej të kalonte vendimi me nr.907 Rama ia la zv.kryeministrit të atëhershëm, Niko Peleshit për ta hedhur firmën. Dosja e SPAK sqaron se në vendim kishte edhe një gabim teknik dhe Niko Peleshi e ka firmosur sërish dokumentin e korrigjuar.

Shmangia e Ramës nga firma për miratimin e procedurës së paligjshme të inceneratorit të Elbasanit nuk është diçka e re. Lapsi.al edhe më parë ka raportuar për bishtnimin që i bën Rama hedhjes së firmës për akte të tjera që mund ta çojnë atë në ndjekje penale. Për shembull, për kalimin e pronësisë së truallit ku ngrihej Teatri Kombëtar tek Bashkia e Tiranës, Rama ia ngeci firmën Erjon Braçes. VKM e sigluar nga Erjon Braçe në atë kohë ishte shumë problematike, sepse siç sqaroi Gjykata Kushtetuese, Bashkia duhej ta dorëzonte tek Ministria e Kulturës truallin përreth ish-teatrit dhe më pas ajo duhej regjistruar në kadastër.

Edhe në vitin 2018, pasi kishte vendosur personalisht se do ndërtonte një teatër me kulla, ai çoi përpara ligjin skandaloz special, që u hodh poshtë së fundi nga Kushtetuesja. Kur do t’ia kalonte për votim kuvendit këtë projektligj, Edi Rama nuk firmosi vetë, por ia la për siglim zv/kryeministres Senida Mesi.

Sërish në vitin 2021, qeveria kaloi një vendim tjetër kontravers për dhurimin e trojeve në bregdet me një çmim prej 10 euro për m2 për oligarkët. Edhe në atë rast, duke ditur se bëhej fjalë për një firmë që mund të rezultonte me pasoja, Rama ia la për ta firmosur Erjon Braçe.

Këto bishtnime që përsëriten, sa tek inceneratorët, tek teatri, apo për tokat që i dhurohen oligarkëve, tregojnë se Rama nuk është aq i pavëmëndshëm sa ç’kërkon të shitet. Teoria se ai nuk di gjë, por janë të tjerët që i dorëzohen pushtetit të parasë dhe të karriges dhe nisin e hanë dardha dhe mollë pas shpinës së tij, në këtë rast nuk qëndron. Përndryshe, nëse do të qe kaq naiv, kryeministri do kishte lënë diku një firmë që e kompromentonte penalisht, njësoj si bashkëpuntorët e tij më të ngushtë që sot janë në burg.

/Lapsi.al/

Etiketa: Edi RamaInceneratori i Elbasanit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025
Para

Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy automjete, një i plagosur

TË GJITHA

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

15:24 : 26/10/2025

VIDEO/ Rrëmbyen dhe i grabitën 64 mijë euro çiftit italian, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar

15:10 : 26/10/2025

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

14:38 : 26/10/2025

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

14:07 : 26/10/2025

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com