• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sërish Salillari? Hajdari i Kuçovës bën tender të ri 500 mijë euro në Lumas te kanionet e Sinecit

12:06 : 18/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, ka shkuar kësaj here në “skenën e krimit”. Në atë skenë që ai, bashkë me firmën “Salillari” po e shkatërrojnë. Bëhet fjalë për Kanionet e Sinecit në fshatin Lumas, ku bashkia ka bërë një tender për të marrë ujin e kanioneve dhe për t’ia dhënë firmës që e sponsorizoi sërish më 14 majit. Megjithëse SPAK ka sekuestruar dosjen e këtij tenderi, sërish Hajdari po synon që ta çojë deri në fund marrëzinë e tij. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Bashkia e Kuçovës ka hapur një tender 500 mijë euro për punime në një përrua në fshatin Lumas, shumë afër kanioneve që po i shkatërron dhe që banorët po i mbrojnë me gjak. Po përse po nxiton shumë Hajdari?! Nga se ka frikë? Nga dosja në SPAK e kanioneve apo nga dosja që ka fshehur një dënim në Greqi?

Njoftimi i tenderit të ri në fshatin Lumas, punime në një përrua

Kryetari Hajdari është futur në teleshe të mëdha. Brenda një periudhe të shkurtër, ndaj Hajdarit të Kuçovës janë nisur disa hetime; (1) tenderi në burimin e Sinecit, (2) tenderi i varrezave, (3) vjedhja në zgjedhjet e 14 majit dhe më kryesorja (4) mosdeklarimi i dënimit në Greqi. Në rrjete sociale qarkullon edhe një (5) audio “made in Gjici”, por që deri më tani nuk është konfirmuar autenticiteti!

Por, përpos këtyre akuzave, Hajdari rikandidoi, duke pasur si mburojë Pëllumb Salillarin, një nga oligarkët më të mëdhenj. Në zonën e Kuçovës, para, gjatë dhe pas votimit në 14 maj, janë parë grupe të ndryshme “bandash”. Nga njëra anë grupet e biznesmenit Salillari dhe nga ana tjetër grupet e Policisë së Shtetit, të kryesuara nga ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, që la Beratin dhe shkoi për të “numëruar” votat në Kuçovë.

Të gjitha këto kombinime sollën përmbysjen e votës së popullit, duke ia dhënë “në tavolinë” fitoren Hajdarit. Megjithatë, duket se institucionet e drejtësisë kanë lëvizur, pasi “me hap breshke”, SPAK i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dokumentet që ka përdorur Hajdari në KQZ për t’u regjistruar në vitin 2019 dhe vitin 2023.

Lexo edhe:

Daily Mail: Shqiptari i kërkuar nga SPAK lëviz i lirë rrugëve të Londrës

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

Duke mos pasur asnjë lëvizje nga SPAK, Hajdari po shpejton që të “bëjë lekë”. Ai ka hapur një tender me objekti “mborjtje nga gërryerjet e rrugës kryesore në përroin e Lumasit, krahu Ii majtë pranë Urës së Lumasit, ndërtimi i tre urave në përroin e Saraselit, Belesovës dhe Mëndrakës si dhe ndërtimi i rrugës lidhëse”. Fondi limit i kësaj procedure është 55.426.814 lekë. Bëhet fjalë për punime ndërtimi për ura, punime ndërtimi për rrugë, ndërtim i mureve lumore. Mësohet se firma e preferuar që do të synojë këto para’ është padyshim “Salillari”. Megjithatë, duke qenë se u bë shumë zhurmë për përroin e Sinecit, “Salillari” mund të dërgojë disa firma satelitë të tij, që veprojnë në Dimal dhe Kuçovë, të cilat i ka si nënkontraktore në disa punime që po bën në Dimal, në areoport apo edhe te guroret.

Kërkesa e SPAK dhe përgjigjja e KQZ-së për hetimin e Kreshnik Hajdarit për kalim të paligjshëm të kufirit

Hajdari nën hetim nga SPAK për falsifikim dokumentesh

Në datën 25 prill 2023, SPAK i ka nisur një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me lëndë “kërkohen të dhëna dhe dokumentacion”. “Për nevoja të verifikimit të kallëzimit me numër 74, të datës 24 prill 2023 kërkohet të na cihet në dspozicion një kopje e njësuar me origjinalin e dokumentacionit të dorëzuar nga shtetasi Kreshnik Riza Hajdari në kohën e kandidimit të tij për kryetar bashkie në zgjedhjet për organet e qeerisjes vendore të datës 30 qershor 2019, ku përfshihet edhe formulari i vetëdeklarimi të tij për zbatimin e ligjit nmër 138 të vititn 2015 ‘për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Letra është firmosur nga drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani.

Ndërkohë, në datë 3 maj 2023, 11 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje SPAK. “I nderuar z. Dumani, në përgjigje të shrkesës suaj, ju vendosim dokumentacionin e kërkuar si më poshtë vijon;

  1. Vendimin nr.2, datë 20.05.2019 për regjistrimin e kandidatit për kryetar bashki për Bashkinë Kuçovë, z. Kreshnik riza Hajdari;
  2. Deklaratë kandidimi e kandidatit z. Kreshnik Riza Hajdari;
  3. Kërkesë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASE) për regjistrimin e kandidatit për kryetar bashkie.
  4. Shkresë e dorëheqjes së z. Kreshnik Hajdari nga posti i Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të OSHEE Berat.
  5. Formulari i vetëdeklarimit me nr. Unik 3222 datë 15.05.2019 të njëhsuar me origjinalin për kandidatin z. Kreshnik Hajdari.

Pra, të dyja këto shkresa, të cituara më sipër, konfirmojnë se ndaj z. Kreshnik Hajdari është regjistruar procedimi penal. Arsyeja?! Nuk ka deklaruar një dënim penal në Greqi, me akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit. Në fakt, formulari i vetëdeklarimit të Hajdarit është i pastër. Pyetjes, a je dënuar me vendim penal? Ai i është përgjigjur “Jo”.

Etiketa: falsifikimhetimkanionet e sinecitKreshnik HajdariKucovelumaspellumb salillarispaktender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Daily Mail: Shqiptari i kërkuar nga SPAK lëviz i lirë rrugëve të Londrës

10:04 : 08/10/2025
AKTUALITET

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vjedhja e pronave në Lalëz/ Foto, video dhe dokumente komprometuese në telefonin e mikut të “Rrumit”

20:23 : 07/10/2025
Në foto: Vendi i ngjarjes dhe gjyqtari Astrit Kalaja
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ SPAK: Të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata

18:55 : 06/10/2025
AKTUALITET

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

15:29 : 06/10/2025
AKTUALITET

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

13:07 : 06/10/2025
Para

E droguar në timon, arrestohet e reja që shkaktoi aksidentin e frikshëm në Tiranë

TË GJITHA

Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro që kishte me vete, procedohet 51-vjeçari në Kakavijë

11:59 : 08/10/2025

Gazetari italian publikon librin për mafien shqiptare dhe takimin misterioz në Aruba

11:54 : 08/10/2025

Itali/ Shqiptari kapet me 10 kg heroinë në makinë, e kishte fshehur në sediljen e fëmijës

11:48 : 08/10/2025

“Rrasja në lule të ballit”/ Këlliçi publikon videon, akuzon Ramën për gjuhë urrejtjeje që nxit dhunë

11:40 : 08/10/2025

Zhduket 15-vjeçarja në Tiranë, familja apelon për ndihmë

11:31 : 08/10/2025

Përfundojnë homazhet, përcillet për në Shkodër arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja

11:21 : 08/10/2025

Ndihma Ekonomike: Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

11:19 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com