• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Pronarët e inceneratorit të Tiranës janë Veliaj-Rama-Agaçi që mbrohen nga SKAP-i i partisë

14:45 : 18/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

“Erion Veliaj, së bashku me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin janë pronarë apo aksionerë kryesorë të djegësit të Tiranës” Kështu ka deklaruar kreu i PD-së, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu, ku denoncoi aferën e inceneratorit.

Berisha deklaroi se për inceneratorin e Tiranës deri tani janë shpenzuar 104 milionë dollarë dhe nuk është ndërtuar asgjë, dhe sipas tij, shkon si vjedhje në 30 vite në rreth 680 milionë euro.

Sipas Berishës, Veliaj provohet nga dokumente zyrtare se është iniciatori i propozimit të djegësit të Tiranës, jo si investim publik siç është inceneratori i Elbasanit dhe Fierit, por si koncesion privat për arsyen e vetme se “Rama, Veliaj dhe Agaçin donin që këtë sipërmarrje të tyre ta vilnin dhe milnin jo për 7 apo 10 vite, por fiks për 30 vite”.

Lideri demokrat tha më tej se inceneratori i Tiranës, i cili nuk ekziston, vazhdon me të njëjtat tarifa dhe të njëjtat fitime e procedura, megjithëse dy pronarët falsë, Mërtiri dhe Zoto, janë në ndjekje penale dhe kërkim ndërkombëtar

Berisha deklaroi se inceneratori i Tiranës është një monument i shëmtuar i korrupsionit në Shqipëri dhe botë, që mbrohet nga SKAP-i i partisë

Lexo edhe:

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

Sali Berisha: Erion Veliaj, së bashku me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin janë pronarë apo aksionerë kryesorë të djegësit të Tiranës. Shtojmë këtu se afera e djegësit të Tiranës, për të cilin janë shpenzuar 104 milionë dollarë gjer më sot dhe nuk është ndërtuar asgjë, shkon si vjedhje në 30 vite rreth 680 milionë euro, apo mbi 10 herë më e madhe se vjedhjet me djegësin e Elbasanit dhe Fierit të marra së bashku.

Erion Veliaj provohet nga dokumente zyrtare se është iniciatori i propozimit të djegësit të Tiranës, jo si investim publik siç është djegësi i Elbasanit dhe Fierit, por si koncesion privat për arsyen e vetme se Rama, Veliaj dhe Agaçin donin që këtë sipërmarrje të tyre ta vilnin dhe milnin jo për 7 apo 10 vite, por fiks për 30 vite, madje siç është me koncesione, me mundësi zgjatje pas 30 vitesh. Pra, mendonin edhe për pasardhësit e pasardhësve të tyre. Sepse vetëm me afatin 30-vjeçar, ata do mund të inkasonin në ndërmarrjen e tyre 680 milionë euro.

Erion Veliaj është pronar kryesor bashkë me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin, sepse ai për t’i hapur rrugën koncesionit të sipërmarrjes së tyre kaloi te Mërtiri dhe Zoto, ndërmarrjen Eko Tirana, në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj së bashku me Ramën dhe Agaçin janë pronarët kryesorë të djegësit të Tiranës, Lali Vjedhësi i drejtohet katër herë me letra, Ministrisë së Financave, që t’ia aprovojë kalimin në koncesion të djegësit të Tiranës. Ish-ministri Shkëlqim Cani e refuzon në mënyrë të prerë. Pas tij, e refuzon 3 herë të tjera Arben Ahmetaj dhe herën e katërt, Ahmetaj lan duart si Pilati, kur i shkruan ‘no koment’ se kjo është kompetencë e qeverisë vendore.

Erion Veliaj është pronar dhe i inkriminuar gjer në vesh në aferën e djegësit të Tiranës, sepse ai arrin gjer aty sa firmos shkresa në emër të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe të Këshillit të Qarkut të Tiranës, në një kohë kur këto këshilla nuk ishin mbledhur ndonjëherë. Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë ai nuk mund të firmoste pasi në Kushtetutë, këto këshilla kanë kryetarin e tyre dhe si të tilla është kryetari i tyre dhe jo i bashkisë, ai që firmos dokumentet.

Erion Veliaj është pronar kryesor me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin sepse për djegësin e Tiranës ka ndodhur mashtrimi më i madh në historinë e prokurimeve apo koncesioneve, jo vetëm në Shqipëri, por besoj se në planet. Sipërmarrjen e tyre, të quajtur Integrated Energy BV, Veliaj-Rama dhe Agaçi e kuotojnë me 8 pikë, në një kohë kur ajo nuk ekzistonte kundër, përveçse në mendjenme tyre. Kjo kompani më 7 dhjetor 2016, do merrte 8 pikë për djegësin e Tiranës, kur ajo nuk ishte e regjistruar në asnjë institucion të shtetit shqiptar.

Për këtë çështje, ministrja Ermonela Felaj i drejton një shkresë zyrtare kryeministrit të vendit, ku i thotë se kjo nuk mund të bëhet, ky bonus nuk mund të jepet se kompania nuk ekziston mbi dhe. Por mendja ekzistonte në mendjen e Rama-Veliaj dhe Agaçi dhe asaj iu dhanë bonuset. Vetë kompania u regjistrua tetë muaj më vonë, një ditë përpara se Rama dhe Agaçi ta shpallnin fituese të koncesionit të Tiranës.

Erion Veliaj, Edi Rama dhe Engjëll Agaçi janë autorë kryesorë dhe hajdutë kryesorë, pronarë të djegësit të Tiranës. A mund të imagjinojë një njeri, që sot pas 6 vitesh dhe shpenzimeve të 104 milionë eurove nga taksapaguesit dhe sektorit privat për këtë djegës, nuk është ndërtuar asnjëri nga objektet e tij. Megjithatë, Erion Veliaj taton qytetarët e Tiranës me tarifën 29 euro. Tarifë kjo në kundërshtim flagrant me kontratën.

Së fundmi, sipërmarrja e djegësit të Tiranës është vetëm e vetëm e Erion Veliajt, Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit. Ajo vazhdon me të njëjtat tarifa dhe të njëjtat fitime e procedura, megjithëse dy pronarët falsë, Mërtiri dhe Zoto, janë në ndjekje penale dhe kërkim ndërkombëtar. Ky fakt dëshmon në mënyrën më flagrante se pronarët e vërtetë të djegësit të Tiranës janë Veliaj-Rama-Agaçi. Ata që ndiqen janë aksionerë minorë ose punëtorë në kompaninë e Ramës-Veliajt dhe Agaçit.
E vërteta e djegësit të Tiranës, që është afera që shkon 680 milionë euro në 30 vite, është aferë kriminale e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Engjëll Agaçit.
Por ajo është një monument i shëmtuar i korrupsionit në Shqipëri dhe botë, që mbrohet nga SKAP-i i partisë. Kjo është e vërteta.

Etiketa: agaciBerishainceneratorit të TiranëspronaretRamaSKAPISPAKUVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

21:45 : 14/05/2025
AKTUALITET

Berisha: I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë

21:28 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Shkelje publike e rëndë”, Berisha mbledh deputetët në selinë e PD

21:08 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

20:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Rama: Linda, opozita e vetme që nuk e mund dot!

19:35 : 14/05/2025
Para

Përfshihet nga flakët një skaf në Shëngjin - PAMJET

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com