• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pagesat për inceneratorët vijojnë, Rama e sheh si çështje të parëndësishme për ta komentuar

18:31 : 17/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kontratat koncesionare të inceneratorëve po faktohen si ndër aferat më të mëdha korruptive të viteve të fundit. Ish-zëvendëskryeministri është në kërkim, ndërsa një ish-ministër, një deputetet dhe zyrtarë të tjerë janë pas hekurave. Lista me gjasë mund të shtohet.

Nga ana tjetër, kompanitë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, bosët e inceneratorëve në kërkim, vijojnë të marrin pagesa nga buxheti i shtetit në mënyrë periodike. Qindra miliona euro kanë shkuar për projektin e piramidave të kohës së Edi Ramës dhe pagesat vijojnë.

Ky i fundit ndërkohë, nuk ka preferuar ta komentojnë këtë fakt në një konferencë që mbajti me gazetarët këtë pasdite.

Kreut të qeverisë iu kujtu arrestimi i ish-kryebashkiakëve socialistë të afërt me të, Vangjush Dako e Safet Gjici, dhuna barbare e familjarëve të Rahman Rrajës, si dhe kërkesa për arrest ndaj ish-bashkëpunëtorit të ngushtë – ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Pyetja që iu bë në konferencë ishte nëse kishte ndryshuar qëndrim “se përgjegjësia është personale” – refreni që Rama përdor sa herë që njerëzit me të cilët ka qeverisur, kapen në afera. Po ashtu, u pyet nëse do anulohet kontratat e inceneratorëve, që ai i ka mbrojtur në vijimësi, pavarësisht dëmit me shifra kolosale në buxhetin e shtetit, siç konstatohet tashmë dhe nga KLSH e së fundmi edhe SPAK.

Për të dyja çështjet, Rama nuk u përgjigj.

Lexo edhe:

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

“Për të gjitha këto pyetje duhet të klikoni në faqen time në FB dhe duhet ti referoheni”, tha Rama, duke pasur parasysh një deklarate të shpërndarë në faqen e tij në rrjetin social pasditen kur Parlamenti miratoi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Në atë komunikim, të zbardhur edhe në faqen e qeverisë, nuk ka asnjë koment lidhur me pagesat nga buxheti i shtetit që vijojnë të shkojnë në llogaritë e kompanive përfituese të incenratorëve.

Për më tepër, përmes një fjalimi të regjistruar e të luajtur më pas në kohën e lajmëruar më herët, Rama rreket ta shohë skandalin si një sukses të reformës në drejtësi.

Opozita nga ana tjetër dhe zëra të spikatur të opinionit publik, e shohin te Edi Rama bosin e vërtetë të inceneratorëve.

“Ndërmarrja është qeveritare, ishte e Edi Ramës. Mireli dhe Klodiani ishin të punësuar privatë në sipërmarrje dhe kjo nuk mund të jetë ndryshe”, tha Berisha në një konferencë për mediat javën e kaluar, duke paralajmëruar dhe nisje të protestave të aferës, që siç u shpreh, në një vend perëndimor do të rrëzonte një qeveri.

Kritike opozita ka qenë edhe me veprimet e SPAK, duke artikuluar se prokuroria nuk është treguar në lartësinë e duhur për të goditur ministra të tjerë që i cilëson të përfshirë në aferë, si Damian Gjinkuri, Belinda Balluku, Sekretarin e qeverisë Engjëll Agaçi, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, si dhe vetë kreun e ekzekutivit, kryeministrin Edi Rama.

Një tjetër kritikë për prokurorinë, e bërë jo vetëm nga politika por edhe ekspertë të ligjit, janë lehtësimi i akuzave për të pandehurit, duke mos përfshirë veprën penale të grupit të strukturuar kriminal.

Etiketa: Edi Ramainceneratore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Para

Golat e Filit dhe Dacit nuk mjaftojnë për Teutën, durrsakët ndalen në miqësore

TË GJITHA

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom