• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur arrestimet shiten si sukses…

12:55 : 15/07/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

Ka një garë të ethshme, brenda shumicës qeverisëse se kush do ta lavdërojë më shumë reformën në drejtësi.

Edhe kur kapen siç thonë në Kosovë “me pelë në dorë”, perla e radhës është: “ta lemë drejtësinë të bëj punën e vet”. Edhe kur afera bën muuu- përgjigja është principiale: çdo njeri është i pafajshëm deri sa gjykata ta shpallë të fajshëm”.

Kulmi i ironisë është mburrja që “drejtësia po godet njerëz në pushtet”. Dhe çfarë njerëzish?! Aq shumë po lavdërohet në këtë drejtim “reforma në drejtësi” sa duket se ministrat, sekretarët e përgjithshëm të ministrive, drejtorë e inspektorë të të gjitha rangjeve, kryebashkiak dhe nëpunës të çdo kategorie kanë marrë urdhër që të angazhohen me pasion se kush kryen aktin korruptiv më spektakolar, në mënyrë që drejtësia e re të nisë goditjen nga pushteti.

Në këtë pikë nuk është se nuk ka rezultate.

Lexo edhe:

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

Me hile drejt Europës/ Si po ndryshohet pa zhurmё ligji për investimet e huaja në Shqipёri

Prej një dekade Shqipëria qëndron në vendnumëro ose bën hapa pas në renditjen antikorrupsion të Transparency International.

Por ky plan që arrestimet e niveleve të larta i shet si sukses ka një problem proporcionaliteti. Nëse aferat dhe skandalet nuk mungojnë në asnjë nivel, nëse korrupsioni është edhe kapilar edhe elitar, nëse ligjet me porosi janë dëshmi e kapjes së shtetit, në anën tjetër (të drejtësisë) kemi një problem të madh.

Mungesë kapacitetesh.

Nëse çdo javë vendin e buletineve të inspektimeve të lavdishme të kantiereve ku punohet ditë dhe natë e zë skandali i radhës duhet kujtuar që Shqipëria ka një numër të kufizuar prokurorësh, gjyqtarësh dhe …burgjesh. Nuk ka vend për të gjithë.

Në përpjekjet për të përsosur dhe thelluar artin e skandalit, janë harruar disa gjëra thelbësore të drejtësisë.

A nuk do të ishte një zgjidhje logjike që qeveritarët të përfshiheshin më pak në praktika korruptive dhe në vend të aferave të përqëndrohen te nevojat e votuesve? Edhe lehtësohet dretësia edhe “shërbëtorët” në pushtet i shërbejnë votuesve “padronëve” të tyre.

A nuk ka ardhur koha që të hiqet dorë nga gara se kush thyen rekordet për thyerjen e ligjit dhe poshtërimin e logjikës që t’i jepet kohë një grushti prokurorësh të merren me gjëra të tjera?

Ministra të kësaj qeverie po shprehin publikisht dëshirën që “drejtësia të veprojë edhe ndaj ish qeverisë së mëparshme”.

Duhen kujtuar dy gjëra. Qeveria e mëparshme ka 10 vjet që është në opozitë. Drejtësia le të hetojë 2012, madje edhe 1912 nëse Ismail Qemali e mori karrocën që udhëtoi nga Durrësi në Vlorë me tender, me PPP apo me ofertë të pakërkuar. Patjetër hetim për gjithçka. Por si fillim ndalni zullumin.

Drejtësia nuk është makina e kohës që e kthen me sustë. Që anija e drejtësisë të shkojë edhe në bregun tjetër (te opozita) duhet pastruar bregu i ndotur i qeverisë. Mënyra më e mirë për ta pastruar është të mos e bësh pis me dardha, mollë apo pjeshka… Dhe këtë e ka në dorë qeveria me të gjithë instrumentat që ka. Përndryshe i hapet punë drejtësisë.

Nëse java shtate dhe e teta është skandal, nuk do t’i leni kohë drejtësisë të shkojë te 2012.

Nëse arrestimet e niveleve të larta shiten për suksese, po i pranojmë si të tilla, por mirë është të mos përsëriten.

Etiketa: korrupsionilutfi dervishiqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025
AKTUALITET

Me hile drejt Europës/ Si po ndryshohet pa zhurmё ligji për investimet e huaja në Shqipёri

15:03 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Deputetët e zgjedhur nga bandat me bekimin e qeverisë Rama

17:56 : 26/06/2025
BOTA

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

13:34 : 26/06/2025
Para
Foto ilustruese

Arresohet shpërndarësi i drogës në Sarandë

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com