Nga Zef Preçi:
Shenimi i meposhtem synon e nxise debatin profesional dhe te sjelle argumente mbi (pa)ligjshmerine e nje procedure prokurimi shume te kontestuar jo vetem publikisht, politikisht e mediatikisht, por edhe ne kendveshtrimin ligjor dhe penal.
1. Raporti i KLSH per për inceneratorin e Tiranës
Ne një raport auditimi të Kontrolli i Lartë i Shtetit te vitit 2022 vlerësohet se ky koncesion ka mungesa dhe paqartësi në lidhje me propozimin paraprak të projektit, kostot nuk janë përllogaritur saktë dhe nuk janë identifikuar qartë risqet, si dhe ka keqorientim të politikave për reduktimin e mbetjeve. Institucioni suprem i auditit te jashtme ne Republiken e Shqiperise konfirmon se projekti është i papërballueshëm për buxhetin e shtetit dhe jashtë tavaneve buxhetore.
Raporti ve ne dukje se procedura konkurruese për dhënien e këtij projekti me koncesion nuk është kryer në përputhje me parimet e transparencës dhe përcaktimet ligjore, se në studimin e fizibilitetit parashikohet që pagesa totale për një kohëzgjatje të projektit prej 30 vjetësh, të mbulohet përkatësisht nga: a) qeveria shqiptare në masën 130,8 milionë euro pa TVSH, b) ndersa nga buxheti i bashkive në masën 91,7 milionë euro (pa TVSH).
Ai konstatonte se prej vitit 2018, Bashkisë së Tiranës i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve – vetem per periudhën 2018-2020 kjo bashki ka paguar rreth 3.2 miliardë lekë shtesë ((26.5 milionë euro), krahas kostos së pastrimit prej 3.9 miliardë lekësh (32,3 milione Euro). Keto shifra nuk perfshijne pagesat e vitit 2023 dhe gjysmes se pare te vtiti 2023.
Por me alarmant eshte konstatimi se prej vitit 2018 Bashkia e Tiranes paguar tarifen prej 29 euro/ton për incenerimin e mbetjeve urbane për një shërbim ende të pakryer, duke theksuar se “për shërbimin e depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve, vihet re se si pasojë e mos përfundimit të ndërtimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve, Koncensionari ende sot nuk ka trajtuar dhe asgjësuar asnjë sasi mbetjesh të marra në dorëzim.
Pavarësisht mos kryerjes të procesit të trajtimit të mbetjeve, Bashkia Tiranë ka vijuar të kryejë pagesat e plota të tarifës për këtë shërbim”. Per me teper, KLSH konfirmon se subjektet e përfshira në kete kontrate nuk i kanë ofruar auditit asnjë evidencë per për negocimin paraprak me operatorin ekonomik koncesionar te tarifës koncesionare të depozitimit te mbetjeve urbane prej 29 Euro/ ton mbetje urbane. Per fat te keq, kjo situate eshte njelloj, e pandryshuar, edhe mbas nje viti e gjysme nga koha e paraqitjes se ketij raporti zyrtar te KLSH.
KLSH verente se fillimisht Ministria e Financave kishte theksuar në relacionet e saj se “vetë procedura koncesionare nuk do të ketë efekte shtese në buxhetin e shtetit pas kemi të bëjmë terësisht me nje investim privat”. Krahas kësaj Ministria parashtronte edhe se investitori kishte kapitalet e mjaftueshme ne llogarite e vetaj, për të mbuluar të gjithë investimin, megjithatë auditit nuk ju ofrua ndonjë dokument provues në lidhje me këtë.
E bera kete parashtrim per te thene qe kjo ceshtje eshte e njohur dhe e sqaruar jo vetem nga KLSH, (https://www.monitor.al/klsh-djeg-inceneratorin-e-tiranes-bashkise-iu-dyfishuan-shpenzimet-per-pastrimin-u-paguan-26-5-milione-euro-ne-tre-vjet-kur-nuk-u-mor-sherbimi) si dhe me heret nga Komisioni Hetimor parlamentar “Tabaku” (https://abcnews.al/komisioni-hetimor-per-inceneratoret-pd-dorezon-kerkesen-tabaku-afera-me-e-madhe-korruptive) dhe besoj se formon indicie te mjaftueshme per dyshim te bazuar edhe per SPAK-un per te hetuar edhe mbi kete rast.
2. “Begatimi pa shkak” sipas legjislacionit shqiptar
Keto kohe jemi ndeshur trajtime te ndryshme ne lidhje me mundesine e rishikimit te kontrates perkatese koncesionare për “Ndertim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë, propozuar nga operatori ekonomik “Integrated Energy B.V shpk”.
Ne anen e mbeshtetesve, te ndergjegjshem ose jo, te kesaj kontrate, sillen argumente te ndryshme qe nga ato populiste, naive e spekulative si “do te mbysim plehrat si vitin “xix” deri te “kemi nje kontrate qe nuk mund ta shkelim”, ndersa kundershtaret flasin per nderprerje te mjehershme te saj.
Personalisht mendoj se e verteta eshte diku ne mes, dmth duke besuar se cdo kontrate mund te prishet per shkaqe te perligjura, verej se cilido mund te konstatoje se Tirana me vullnet dhe bashkite e tjera qe me detyrim, me cmime pa gare dhe te detyruara nga qeveria qendrore depozitojne mbetjet urbane njelloj si me pare, por me cmimin qe perfshin edhe djegejen e tyre.
Aktualisht për depozitimin e mbetjeve të tyre urbane në landfillin e inceneratorit të Fierit bashkitë e ketij qarkut nga 1 prilli i këtij viti të Fierit paguajne tarifë porte prej 12 eurosh për ton, edhe pse zyrtarisht thuhet qe ky incenerator ka perfunduar ndertimin sipas kontrates dhe eshte funksional. Kjo tarife ka ene impnuar pa gare per gjashtë bashkitë ne fjale nepermjet një marrëveshje nga kompania e sekuestruar, “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, bashkë me kushtin që nuk do të lejoheshin që t’i depozitonin mbetjet në landfill.
Dmth jashte Tiranes, per te njejtin sherbim – depozitim, me kosot te fryre e pa gare, i njejti sherbim ofrohet me 12 Euro/per ton mbetje urbane nga 29 Euro/ton ne Tirane. Diferenca prej 17 Euro/ton mund te cilesohet ne cfaredo menyre, por ne cdo rast duhet pranuar se eshte nje pagese publike per nje sherbim te pakryer/qe nuk merret nga institucionet shteterore (ne rastink onkret nga Bashkia/ qytetaret e Tiranes).
Po cfare ndodh ne raste te tilla, pra kur paguhet per sherbim qe nuk merret?
Gjeja e pare qe te shkon ndermend eshte cilesimi juridik i ketij rasti: “begatim pa shkak” (Neni 655) i Kodit Civil te Republikes se Shqiperise, por nuk kam ndermend te futem me thelle ne aspektin juridik te problemit. Kete e permenda per te thene se kuadri yne ligjor, pertej parashikimeve specifike ne kontraten e koncesionit ne fjale (qe edhe ato meritojne te analizohen nga specialistet, vecanerisht sa i takon respektimit te paritetit te paleve dhe mbrojtjes se interesit publik), ofron parashkime te posacme qe mund dhe duhet te shfrytezohen per ta sjelle kete kontrate ne standardet e duhura.
Sipas mendimit tim, me shume se parashikimet ligjore, apo fakti se pronaret e kesaj kompanie, per shkak te zoterimit edhe te dy koncesioneve te tjera ne hetim e gjykim si te dyshuar per korrupsion, jane ne kerkim nderkombetar, mungesa e veprimit te Autoritetit Kontraktor, Bashkise se Tiranes, Avokatit te Shtetit dhe te vertete qeverise ngre pikepyetje te medha jo vetem mbi integritetin e ketyre institucioneve dhe kontrollin politik mbi ta, por edhe mbi pasojat juridike penale qe po i shkaktojne ne vazhdimesi buxhetit te shtetit duke kryera pagesa per sherbime publike qe nuk merren.
Prandaj do te ftoja publikisht institucionet ne fjale qe te ushtrojne detyrimet e veta ligjore ne mbrojtje te interesit publik, dmth te ndermarrin sa me shpejt qe te jete e mundur hapat e nevojshme per rinegocimin e kontrates ne fjale duke kerkuar uljen e tarifes per pjesen e incenerimit (djegejes) se mbetjeve urbane, rikthimin ne buxhetin e shtetit te shumave te paguara me teper si dhe ndeshkimin ligjor te personave pergjegjes te perfshire te te gjitha niveleve ne cenimin e buxhetit te shtetit. Eshte rasti t’i kujtojme organit te akuzes dhe vecanerisht SPAK-ut se cfaredo vonese ne ndermarrjen e veprimeve perkatese procedurale deri edhe ne vendosjen e sekuestros provizore mbi kompanine dhe marrjen e saj nen administrimin e shtetit deri ne sqarimin e lidhjes se kesaj kontrate me dy te tjerat te ngjashme, si dhe te vendim-marrjes perfundimtare te gjykates mbi pronaret e saj per proceset penale ne zhvillim e siper.
Per opinionin publik eshte ende e paqarte se si vazhdojne pagesat rregullisht nga Bashkia e Tiranes dhe se perse nuk ka asnje tentative zyrtare per te sjelle kontraten ne standardet e ligjit per te mbrojtur interesin publik? Kjo situate te shtyn te mendosh se pleksja e interesave korruptive dhe shkalla e perfshirjes se zyrtareve te larte ne nje afere te tille eshte shume me e madhe nga nga dy tre “peshq te medhenj” qe tashme jane ne dyert e drejtesise.
Nderkaq referimi i detyrimeve kontraktuale te pales shteterore per pagesat nga buxheti i shtetit te palidhura me koston per njesi te sherbimit, – tashme te provuar se eshte hartuar nga pala perfituese, kompania koncesionare – mendoj se duhet trajtuar si forma me e larte e kapjes se shtetit nga interesat oligarkike, te korrupsionit dhe krimit te organizuar. Nuk e teproj te them se ky fakt eshte nje argument me shume per te futur ne siten e drejtesise te gjitha palet qe kane ideuar, vendosur, realizuar, dhe qe po mbrojne “me zjarr” kete “afere te shekullit”.
3. Arbitrazhi Nderkombetar mbi kontratat e fituara ne menyre korruptive
“Friken” e shtirur te ndokujt, duke perfshire edhe zyrtaret me te larte qeverise, se gjoja koncesionari mund ta dergoje ceshtjen e rishikimit/prishjes se kontrates koncesionare ne Arbitrazhin Nderkombetar, eshte rasti ta analizojme pak me hollesisht kete ceshtje.
Pervojat dhe praktikat e Arbitrazhit Nderkombetar, nese koncesionari refuzon rishikimin e kontrates per amendimin e saj duke e sjelle standardet e duhura, tregojne se kërkesa te tilla per gjykim mund të pezullohen sa herë që hetimet penale vendase në lidhje me akuzat për korrupsion janë ende në pritje. Kontratat te tilla njihen si “marrëveshje te ryshfetit” si psh marrëveshjet e fshehta ndërmjet zyrtarëve shtetërorë dhe kontraktorëve privatë ose agjentëve të tyre, ose kur një kontratë qeveritare mund të jetë e mbiçmuar qëllimisht për t’i lejuar koncesionarit të perfitojë fonde shtesë për t’u paguar ryshfet zyrtarëve qeveritarë.
Keto kontrata nga Arbitrazhi Nderkombetar përgjithësisht shihen si të pavlefshme dhe të pazbatueshme, dhe ndalimi i “marrëveshjeve të ryshfetit” përbën një politikë publike transnacionale. Duke qenë se marrëveshjet e ryshfetit janë të pazbatueshme, parimi praktik në këto raste është se “paratë qëndrojnë aty ku janë”. Kjo është në përputhje me parimin e njohur dhe të pranuar gjerësisht të së drejtës romake “in pari turbitudiene melior est causa possidentis”.
Duke e cmuar a priory se kontrata e koncesionit ne fjale eshte ne kushte te tilla (sic deshmojne edhe hetimet per pronaret e saj dhe te zyrtareve te perfshire ne “aferen e inceneratoreve”) jane te pakten tre opsione të mundshme: së pari, kontrata kryesore, e lidhur me korrupsion, te shpallet e pavlefshme; së dyti, i dëmtuari (shteti shqiptar) ka opsionin ndërmjet pavlefshmërisë së marrëveshjes ose vazhdimësisë së saj; dhe e treta, kontrata kryesore konsiderohet e detyrueshme dhe efektive, e cila kufizon të drejtat e palës së dëmtuar në mjete të tjera juridike, si dëmshpërblim ose ulje të çmimit/negocim. Dmth fati i kontratës do të jetë në duart e palës së dëmtuar (shtetit shqiptar), duke iu nënshtruar kufizimeve të pasurimit të pabazë ose mjeteve të tjera të ngjashme për të mbrojtur të drejtat e koncesionarit për kthim ose kompensim te investimit te kryer, ne ate mase qe eshte realizuar.