• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjata: Balluku me administratën e saj bëri gjithçka për të deformuar votën

12:55 : 12/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Çlirim Gjata, drejtues politik në qarkun e Dibrës për zgjedhjet vendore të 14 majit, së bashku me ekipin e tij dhe ish-kandidatin e opozitës Ismail Ukën për kryetar bashkie, renditën sot publikisht abuzimet e rënda të qeverisë Rama dhe Partisë Socialiste sipas tyre, për të rrëmbyer votën e dibranëve.

Në fjalën e tij, Gjata theksoi se “nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga denoncimi i gjithë kësaj farse elektorale me të cilën mburret Edi Rama dhe partia e tij që fitoi, por që mbështetet mbi një themel tejet të paligjshëm antikushtetues”.

“Raporti për shkeljet dhe abuzimet për bashkinë më të madhe, Dibrën, që është bashkia më e madhe e qarkut Dibër me qendër në Peshkopi, – tha Gjata, –  përmban materiale të shumta dhe të larmishme shkresore, fotografike, filmike, audio, video, dëshmi të zgjedhësve në lidhje me të gjitha përpjekjet që janë bërë nga partia në pushtet, administrata e lidhur me partinë në pushtet për presionet apo tundimet që i janë bërë zgjedhësve në këmbim të votës, për shitblerjen, për devijimin e drejtimit të votës së qytetarit dibran. Materialet e grumbulluara tregojnë se zgjedhjet e 2023-shit nuk plotësojnë as kriteret më minimale të Kartës së Kopenhagenit për zgjidhje të lira dhe të ndershme”, tha Gjata.

Sipas tij, një nga shkeljet kryesore dhe më e përgjithshmja është që partia në pushtet u bë njësh me shtetin.

“E gjithë administrata e të gjitha niveleve nga niveli më i lartë që është Kryeministri e deri tek niveli më i ulët administrativ pra, qoftë në drejtimin vertikal apo horizontal u bë njësh me partinë në pushtet për të devijuar dhe transformuar vullnetin e lirë të qytetarëve dibranë për zgjedhjet e 14 majit për bashkinë Dibër. Në këto kushte, provat dhe faktet tregojnë se gjithçka që kishte lidhje me administratën u kthye në shtab elektoral. Në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Dibër, të të gjithë qarkut apo gjithë Shqipërisë, po meqenëse jemi tek bashkia Dibër, do të kufziohemi vetëm te kjo, administratat e njesive administrative ishin thjesht shtabe elektorale”, u shpreh ai.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

“Mund të themi që ka me dhjetëra punonjës administrate që nuk i njeh njeri se kush janë, ku punojnë, as për fytyrë po as për figurë që të kenë bërë një punë, por thjesht marrin rrogën gjatë katër viteve dhe thjesht shërbejnë si shtab elektoral në zgjedhje, pra punësohen 4 vjet atje vetëm për të shërbyer për periudhën zgjedhore. Prandaj, ajo që bie në sy këtu është shfrytëzimi i burimeve administrative financiare e njerëzore. Në Dibër ishte caktuar si drejtuese e fushatës elektorale, drejtuese politike, ministrja Belinda Balluku, me një nga ministritë më të mëdha, më të financuara dhe që ka më shumë ndërmarrje në varësinë e saj dhe një administratë e pamatë, e panumërt ishte dislokuar që herët, që para fillimit të fushatës zyrtare në bashkinë Dibër në të gjithë qarkun, por sidomos në bashkinë e Dibrës, bashkë madje edhe me familjet, deri dhe me fëmijë të vegjël!!!

Punonjës administrate që nuk kishin ku t’i linin fëmijët dhe kishin marrë edhe familjet me vete e banonin nëpër hotele dhe gjithë ditën në kundërshtim në ligjin, merreshin me fushatën. E jo thjesht me një fushatë, se mund të bësh një fushatë normale, por jo vetëm që ishin në kundërshtim me ligjin, se nuk u lejohej personave apo funksionarëve të caktuar që të ndërhynin në fushatë, por në kundërshtim me ligjin, me Kodin Penal, duke devijuar, duke transformuar vullnetin e lirë të qytetarëve që nga shitblerja e votës deri te 1001 forma. Grupe të caktuara militantësh, patronazhistësh, aktivistësh që shëtisnin përmes bashkinë Dibër, ndoshta jo si ata që keni parë në video me hunj në dorë se jemi në bashkinë Dibër, normal që nuk para ndodhin gjëra të tilla të tilla atje, por me forma të tjera, duke intimiduar, duke detyruar shtetasit ose të shesin votën ose të transformojnë vullnetin ose të largohen ditën e zgjedhjeve nga Dibra. Të gjitha këto, për të cilat kemi prova e fakte që do të paraqiten, do të bëhen publike, nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga denoncimi i gjithë kësaj farse elektorale me të cilën mburret Edi Rama dhe partia e tij që fitoi, që nuk ishte gjë tjetër por që mbështetet mbi një themel tejet të paligjshëm antikushtetues në kundërshtim me ato që konsiderohen zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shtoi Çlirim Gjata.

Etiketa: belinda ballukuÇlirim GjataPDzgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Albanian Digital Solution, miniera e floririt të Ramës! U krijua vetëm për të vjedhur

12:36 : 02/06/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale/ PD kërkon ministren e Shëndetësisë në Komision, Shalsi si ‘lider’: S’do e thërrasim

12:24 : 02/06/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale për transgjinorët, Kalaja-Ramës dhe deputetëve të PS: Provojeni te fëmijët tuaj

19:03 : 01/06/2026
AKTUALITET

Kushtet skandaloze të Spitalit të Lushnjes, lajmërohet protestë më 7 qershor

18:21 : 01/06/2026
Para

Xhensila Myrtezaj në pritje të ëmbël? Video që ngre dyshimet

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom