• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kreditë me probleme rriten për të dytin muaj radhazi, arrijnë në nivelin më të lartë në një vit

12:26 : 10/07/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Bizneset dhe individët kanë filluar sërish që të vonojnë pagesat e kësteve të kredive që kanë marrë në banka.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se treguesi i kredisë me probleme ndaj totalit të huave të dhëna në ekonomi arriti në 5.23% në muajin maj.

Ndonëse vijon të mbetet pranë minimumit historik, tendenca është në rritje për të dytin muaj radhazi.

Maji ka shënuar nivelin më të lartë që nga korriku 2022, në një sinjal se rritja e interesave, ngadalësimi i ekonomisë dhe inflacioni i lartë po japin efektet e tyre në aftësinë paguese të bizneseve dhe individëve e familjeve për të kthyer huatë që kanë marrë në banka.

Lexo edhe:

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

Në tremujorin e parë të vitit, INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) vlerësohet me rritje prej 2,72%, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2022.

Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i tretë i vitit 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë. Disa prej sektorëve që janë ndër kredimarrësit kryësorë shënuan rritje minimale.

Aktiviteti i industrisë, energjisë dhe ujit pati një rritje me 1,23%. Aktiviteti i ndërtimit pati një rritje me 4,54%. Grupi i aktiviteteve tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor pati rritje prej 3,52%.

Në kahun tjetër, interesat e kredive kanë qenë në rritje të vazhdueshme deri në mars, si rrjedhojë e politikës monetare shtrënguese të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, që e ka rritur normën bazë disa herë që nga marsi i 2022-t, duke e çuar në 3% aktualisht nga 0.5% që ishte mbi një vit më parë. Kjo tendencë u reflektua në shtrenjtimin e interesave të kredive e për rrjedhojë dhe të kësteve mujore që paguhen nga bizneset dhe individët.

Megjithatë, pozitivisht ka ndikuar korrektimi i dukshëm në rënie i yield-eve të bonove të thesarit në pjesën e parë të këtij viti. Duke qenë se kreditë në lekë kuotohen në pjesën më të madhe bazuar mbi ecurinë e yield-eve, rënia e tyre ka krijuar frymëmarrje për kredimarrësit gjatë këtij viti, pas rritjes së shpejtë të gjysmës së dytë të vitit të kaluar.

Ndërkohë në maj inflacioni iu rikthye tendencës së lehtë rritëse, pas gjashtë muajsh kur kishte shfaqur vetëm tendenca ngadalësimi.

Në maj, sipas INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit ishte 4,7%, nga 4.6% muajin e mëparshëm, ndërsa në tetor ishte arritur niveli më i lartë që nga 1998-a prej 8.3%.

Tendenca rritëse e inflacionit duket më shumë e ndikuar nga faktorë të brendshëm, teksa në eurozonë çmimet po ulen me ritme më të shpejta se në Shqipëri, si rrjedhojë e lehtësimit të kostove të energjisë. Rritja e çmimeve ul aftësinë paguese të individëve që u mbeten më pak para në dispozicion për të paguar këstet e huave./Monitor

Etiketa: bizneseekonomikredivarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025
AKTUALITET

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

08:16 : 28/10/2025
AKTUALITET

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Oligarkët mbi qytetarët”, Tabaku: 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin

11:27 : 25/10/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Mashtrimet financiare marrin formë të re, rreziku mbetet i vjetër

08:31 : 25/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

09:48 : 24/10/2025
Para

Kush mund të zëvendësojë Ballën si kreu i grupit parlamentar të PS (Emrat)

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com