• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Akujt në malet Pireneje do të zhduken brenda dekadës së ardhshme

19:19 : 09/07/2023
në BOTA

Shtresat e akullit që kanë mbetur në malet Pireneje do të zhduken për dhjetë vjet, për shkak të ndryshimit klimatik. Ky është një paralajmërim i fortë i shkencëtarëve spanjollë, të cilët thonë se tkurrja e masës së akullit vazhdon me ritëm të shpejtë.

Nga vargmali i Pirenejeve, që shënon kufirin natyror mes Spanjës dhe Francës, janë zhdukur 28 akullnaja që nga viti 1984.

Shkencëtarët e Institutit Pirenejan të Ekologjisë (IPE) thonë se 17 shtresat e mbetura të akullit pësuan rënie prej dy metrash në trashësinë e akullit gjatë verës së kaluar, që arriti temperatura të larta rekord.

Shkencëtarët fajësojnë ndryshimin klimatik për tkurrjen e akujve, dhe në veçanti rritjen e temperaturave me 1.5 gradë Celcius në rajonin e Pireneve gjatë shekullit të 19-të.

“Në vitin 1984, një studim konkludoi se kishte 45 akullnaja në Pireneje. Tashmë kanë mbetur 17. Këtë vit hoqëm katër nga lista dhe pesë të tjerë po i ndjekim në vazhdim”, thotë shkencëtari spanjoll Juan Ignacio Lopez Moreno.

Lexo edhe:

Reforma territoriale 2.0 e PS/ Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

Matja e thellësisë së dëborës në Pireneje filloi në mesin e viteve 1980 dhe tregon rënie domethënëse, në veçanti gjatë pranverës në lartësitë mbi 2 mijë metra.

Pasi studiuan imazhet satelitore me rezolucion të lartë dhe fotografitë e marra nga avionët, vera e vitit 2022 rezultoi me humbje deri në pesë metra të trashësisë së akujve.

“Nuk është e ekzagjeruar të themi se përballemi me një situatë ekstreme dhe kritike. Akujt e Pirenejeve janë në pjesën më jugore të Evropës. I janë nënshtruar klimës ekstreme prej kohësh tashmë. Dhe po arrijnë limitin. Rritjet e temperaturave që kanë përjetuar gjatë shekullit të fundit, dhe në veçanti gjatë dy-tre dekadave të fundit, i kanë vendosur në kushte ku nuk mund të mbijetojnë. Nuk krijojnë më akull të ri, dhe akulli ekzistues po shkrin gradualisht”, thotë zoti Moreno.

Në korrik 2022, në pjesë e madhe akulli alpin u shkëput dhe rrëshkiti përgjatë maleve italiane, duke sjellë me vete dëborë dhe shkëmbinj. Të paktën shtatë alpinistë u vranë dhe pesëmbëdhjetë u plagosën.

Zoti Moreno thotë se akujt e Pirenejeve nuk paraqesin rreziqe të tilla për banorët spanjollë, të cilët edhe janë mësuar me akullin. Por, ai thotë se zhdukja e akujve sjell të tjera probleme.

“Banorët e këtyre maleve janë mësuar të jetojnë mes maleve me akull. Tashmë shohin se ai po zhduket. Pamja e akullnajave mesdhetare, një pamje unike për botën, është në prag të zhdukjes”, thotë ai.

Shkencëtarët thonë se akullnajat në malet Pireneje mund të zhduken tashmë edhe brenda pak viteve.

“Jemi shumë të vonuar për t’i shpëtuar akullnajat e Pirenejeve. Kur na pyesnin disa vite më parë, për kohën që do të duhej, thonim se akujt mund të zhdukeshin në 30-50 vite. Por tashmë mendojmë se në 10 vjet nuk do të kenë mbetur me akullnaja në Pireneje”, thotë zoti Moreno.

E ashtuquajtura “epoka e vogël e akullnajave”, që ndodhi mes shekujve 14 dhe 19, është faza e fundit globale gjatë së cilës akullnajat përparuan.

Që nga ajo kohë, rënia në masën e akujve ka qenë e vazhdueshme, e ndërprerë vetëm nga periudha të shkurtra stabilizimi dhe e pasuar nga tkurrja e përshpejtuar e akullnajave. /VOA

Etiketa: akujtmaleshkrirje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reforma territoriale 2.0 e PS/ Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

10:17 : 24/07/2026
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani
AKTUALITET

Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

15:09 : 28/06/2025
AKTUALITET

Berisha premton shkrirjen e SPAK: Është jashtë çdo kontrolli, duhet të shuhet me çdo kusht!

11:13 : 17/02/2025
AKTUALITET

Turizmi, çfarë na mësuan të huajt

09:27 : 25/01/2025
AKTUALITET

VOA: Sezoni turistik në Shqipëri me shumë incidente për turistët dhe pa udhërrëfyes lokalë

16:57 : 10/10/2024
AKTUALITET

Pasi “shiti” bregdetin, qeveria Rama kalon tek malet, ja si do jepet me 1 euro toka

13:19 : 02/10/2024
Para

Plagoset me armë shqiptari në Itali, dzshohet për larje hesapesh

TË GJITHA

Ora luksoze dhe bizhuteri të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë

16:18 : 24/07/2026

Rrufeja godet tufën me bagëti në Pogradec

16:11 : 24/07/2026

“Flamingot” apo mungesa e vizionit, çfarë po e dëmton turizmin në Shqipëri?

16:00 : 24/07/2026

Përtej Pediatrisë: Me çfarë kushtesh përballen pacientët në QKUK?

15:59 : 24/07/2026

Furtunë në Gramsh, reshje shiu e breshëri dhe erë e fortë përfshijnë zonën

15:48 : 24/07/2026

Mbyllet aplikacioni “One IPTV Player”, hiqet nga Google Play Store

15:39 : 24/07/2026

Misteri i vrasjes së Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në Bërxullë

15:26 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom