• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Paratë brenda partisë”, Lali Eri i jep tenderin 400 mijë € ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës

11:58 : 08/07/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Bashkia e Tiranës ka shpallur fituesin e një tenderi 400 mijë euro për blerje kontenieri.

Përpos vlerës së madhe të tenderit për këtë objekt, ajo që bie në sy është se paratë janë dhënë “brenda partisë”. E thënë më thjeshtë, Lali Eri ia ka dhënë këto para ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës.

Një abuzim i pastër me detyrën, pasi në dokumente rezulton se oferta e firmës së ish-kryetarit të Vorës ka qenë më e larta. Duket se, pas zgjedhjeve, Veliaj po “shpërblen” më besnikët e partisë, duke u dhënë para’ publike. I pari që e ka marrë me letra është Hekuran Brahimaj, i emëruar si kryetar i Bashkisë së Vorës pas arrestimit të Kajmakut.

Në fakt, Brahimaj ishte nënkryetar i kësaj bashkie, teksa Kajmaku e shkarkoi nga detyra. Por, zhvillimet e mëvonshme sollën që Brahimaj me “ndihmë” edhe të Erion Veliajt të emërohej kryetar. Dhe tashmë merr tender pikërisht nga përfaqësuesi politik i PS-së së qarkut të Tiranës, Erion Veliaj.

Shpallja e fituesit të tenderit nga Bashkia e Tiranës për blerje kontenieri
Shpallja e fituesit të tenderit nga Bashkia e Tiranës për blerje kontenieri
Shpallja e fituesit të tenderit nga Bashkia e Tiranës për blerje kontenieri

 

Lexo edhe:

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues firmën “E M A N T E” shpk me adresë në Vorë, Muçaj, rruga “Industriale” të një tenderi.

Objekti i tenderit është “blerje kontenieri për përballimin e situatave emergjente” me një fond limit 41.231.702 lekë pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës është vetëm 3 javë kalendarike, çka do të thotë se kontenieri ka ardhur me kohë në Vorë. Po kush mori pjesë në këtë tender?!

Operatori ekonomik “OPTIMA COMMUNICATION” nuk dha ofertë ekonomike, pra ishte me 0 lekë. Firma “LEON KONSTRUKSION” dha një ofertë 32.078.263 lekë pa TVSH. Ndërkohë, operatori ekonomik “E M A N T E” shpk kishte një ofertë prej 40.030.775 lekë pa TVSH, ofertë e cila ishte më e larta e paraqitur në tender. Megjithëse ishtë më e larta, kjo ofertë fitoi pasi ata që ofruan më pak u s’kualifikuan, pasi s’kishin mjete për transportin e kontenierëve. Dhe në fund, firma që i përmbushte këto kushte ishte “E M A N T E” shpk.

Ekstrakt i QKB-së, ku firma “AMANTE” është në pronësi të z. Hekuran Brahimaj. Dokumentet e sigluara nga Brahimaj kur ishte kryetar i Bashkisë së Vorës

Por, kush është pronar i kësaj firme? BoldNews.al shfletoi dokumente në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku rezulton se administratorja është znj. Flutura Brahimaj. Ortaku me 100 % të aksioneve është z. Hekuran Brahimaj, teksa vlera e kapitalit të kësaj firme është 363.000.000 lekë.

Kush është Brahimaj? Nga një kërkim në dokumentet e Bashkisë së Vorës rezulton se pronari Hekuran Brahimaj ka drejtuar edhe Bashkinë e Vorës në vitin 2020. Në të njëjtin vit që KQZ shkarkoi nga detyra Agim Kajmakun.

Brahimaj ishte shkarkuar më parë nga detyra. Ai paditi në gjykatë Bashkinë e Vorës dhe e fitoi në gjykatë.

Mësohet se Brahimaj ka pretenduar për të kandiduar edhe në 14 maj, por partia s’e ka lenë. E njëjta parti që i dha pa garë tenderin e majmë prej 400 mijë eurosh.

Etiketa: 400 mije euroBashkia e Tiranesblerje kontenieriErion VeliajHekuran BrahimajKajmakutlali eriparatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025
AKTUALITET

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

14:09 : 30/10/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë

11:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë

14:15 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zyrat ligjore ndërkombëtare raport për arrestimin e Veliajt: Po persekutohet politikisht

13:00 : 28/10/2025
Para

Ja kur starton sezoni i ri në Superligën shqiptare

TË GJITHA

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

16:43 : 30/10/2025

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

16:18 : 30/10/2025

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave

16:03 : 30/10/2025

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com