• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhuna e Rrajave, ISP: Injorimi i standardeve të dekriminalizimit, përgjegjësi e partive dhe e lidershipit

20:13 : 08/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Ngjarja kriminale e ditëve të fundit në Krujë dhe vendimi pasues i deputetit Rrahman Rraja (PS) për të dhënë dorëheqje nga mandati parlamentar rikthejnë edhe njëherë rëndësinë e aplikimit integral dhe emergjent të standardeve të plota të dekriminalizimit dhe të integritetit nga partitë politike parlamentare. Qëllimi në një proces elektoral nuk është vetëm fitorja, por mbi të gjitha integriteti dhe legjitimiteti i procesit, shndërrimi i zgjedhjeve në zgjidhje, ku cilësia e produktit përfaqësues zë vend thelbësor.

Instituti i Studimeve Politike (ISP), si organizatë që monitoron dekriminalizimin, integritetin në politikë dhe jetën parlamentare, vlerëson se zyrtarë të zgjedhur ose të emëruar, që kanë rekorde negative në raport me ligjin, që rezultojnë më se njëherë se kanë përfshirje direkte ose indirekte në skandale dhe ngjarje të rënda, që hyjnë në parlament në disa mandate pa dhënë asnjë kontribut legjislativ aty, dhe që politikën e shohin si imunitet e privilegj dhe imunitetin si mekanizëm përfitues e abuzues me shtetin e së drejtës, lirinë dhe pronën qytetare, – vijojnë të jenë aktiv në partitë tona, në parlament, në bashkitë dhe jetën publike, ndonëse kanë qenë e janë modele të papajtueshme me standardet e integritetit, etikës dhe llogaridhënies.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) vlerëson se, ndonëse partitë tona i pranuan publikisht dekriminalizimin, Kodin e Sjelljes dhe parimet e integritetit, ato i përdorin këto angazhime vetëm për të adresuar akuza për konsum politik ndaj palëve politike rivale, por ndërkohë refuzuan t’i aplikojnë brenda vetë strukturave të tyre të brendshme, në proceset e tyre të brendshme dhe në fazën e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë apo kryetarë bashkish. Koncepti i parandalimit dhe verifikimit të hershëm u injorua, për pasojë, edhe 7 vjet pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, nuk janë arritur ende standardet e premtuara të integritetit dhe vazhdimisht vijojmë të kemi politikanë të përfshirë në skandale që detyrohen nga presioni publik të japin dorëheqje.

ISP falënderon median, shoqërinë civile dhe çdo zë publik që iu bashkua denoncimit të rastit të Krujës dhe nevojës jetike për ndarjen e politikës nga modeli i “të fortëve” të emëruar në parlament dhe në nivele të tjera vendimmarrëse e përfaqësuese.

ISP uron shërim të shpejtë viktimave të dhunës dhe apelon hetime shteruese për ngjarjen e fundit, përgjegjësi ligjore për të gjithë individët e përfshirë dhe zyrtarët që iu larguan detyrimeve të tyre ligjore.

Lexo edhe:

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

ISP mirëpret dorëheqjen e deputetit nga mandati dhe apelon Partinë Socialiste dhe çdo parti tjetër parlamentare të heqin dorë nga alibia e përgjegjësisë individuale. Lidershipi i tyre të përballet me pasojat politike që pasjellin aleanca me informalitetit, skandalet apo rekordet negative të zyrtarëve të emëruar ose përzgjedhur prej tyre.
Politika ka vlerë kur ka brenda saj moralitet, integritet, besueshmëri, modesti, qytetari, reflektim nga gabimet, vizion dhe aftësi të ofrojë alternativa më të mira për vendin.

Koha për politikë të pastër dhe të përgjegjshme, me integritet dhe llogaridhënëse.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

Etiketa: dekriminalizimilidershipipartiapergjegjesipsRrahman Rraja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Raportimi i Dumanit dhe Çelës në Kuvend, zbulohet pakti Balla- Këlliçi për pyetjet

13:34 : 27/10/2025
AKTUALITET

Shpërthen Shehaj: PS-PD pazare për ‘Zgjedhoren’. Duan të asgjësojnë partitë e reja

10:36 : 27/10/2025
Para

Nard Ndoka: Memet kam mësuar si t’i përdor në favorin tim

TË GJITHA

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

15:31 : 29/10/2025

Shumë shpejt mund të bëjmë blerje online përmes ChatGPT

15:25 : 29/10/2025

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025

Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës shqiptare

14:59 : 29/10/2025

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com