• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ballkani i Hapur, zogëza në kotecin e Vuçiçit…!

16:04 : 06/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në darkë vonë, brenda hollit të një hoteli në New York në vitin 2019, para një shisheje të madhe vere të fortë, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, vendosën të bëhen “lidera të mëdhenj”, duke shpikur idenë e “Minichengenit Ballkanik”, që më vonë u quajt “Ballkani i Hapur”. Pikërisht në kohën kur Procesi i Berlinit po merrte formë, Rama shpiku idenë e një “grupimi ballkanik”, pa pasur mbi kokë monitorimin e BE-së, kryesisht të Gjermanisë dhe Francës të cilët u investuan për Procesin e Berlinit.

Ndërsa dehja duket se kapi më parë Ramën, Vuçiç do ketë qenë fort i kthjellët që i erdhi një zog në kafaz, për ta shfrytëzuar në këngën e tij patriotiko-shoviniste dhe njëkohësisht të rriste shkëmbimin tregtar duke mbytur me mallrat serbe tregun shqiptar. Këtë i ofroi nisma e Ramës që e shëtiste kudo që shkonte. Pa u konsultuar me drejtuesit e qeverisë së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosje Hercegovinës, Rama, Vuçiç, Zaev ndërmorën nismën që deri dje ishte në fuqi dhe ndoshta edhe mund të vijojë, pavarësisht se dikujt në Shqipëri i doli “pija” pas katër vitesh…

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan disa marrëveshje në këtë nismë e cila vërtetë kishte emrin e madh “Ballkani i Hapur, por linte jashtë saj gjysmën e vendeve të tjera. Serbia ia pa hairin duke shumuar shkëmbimin tregtar me lehtësinë e madhe të taksave doganore dhe për më shumë ideja e vjetër për të pasur një “dalje në detin Adriatik”, që ka bërë një det me gjak shqiptarësh, ia ofroi “vera e kuqe” e Ramës tonë.

I ndodhur ngushtë, duke kuptuar se dështimi ishte katastrofik me “Ballkanin e Hapur”, dhe mbi të gjitha pas refuzimit të Vuçiçit që Rama të bëhej kumbar i lirimit të tre policëve kosovarë të rrëmbyer nga forcat serbe, kryeministri ynë u hakërrye duke mbyllur “Ballkanin e Hapur”, por pasi katër vite mbeti peng i saj, duke sjellë dëm ekonomik dhe mbi të gjitha politik me Kosovën. Në dhjetë vite qeverisje të Ramës marrëdhëniet zyrtare mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk kanë qenë kurrë më të zeza. Nuk është vetëm Kurti i keq për Ramën, por i tillë ishte edhe Haradinaj, po ashtu edhe Isa Mustafa… Kur Vuçiç as i hodhi sytë Ramës dhe Prishtina zyrtare as e qasi më, Rama si i llastuar hakërrehet pas katër vitesh se unë e mbyll “Ballkanin e Hapur”.

Lexo edhe:

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

A po e lëshon Rama – Ballukun? Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit

Vetëm si ide është mbyllur pasi marrëveshjet tregtare, të lëvizjes së lirë dhe njohjes së fletushkave të diplomave janë ende në fuqi dhe nuk zhbëhen, paçka se kryeministri ynë po na shet një produkt të skaduar në tentativë për të mbushur mendjen se “Ballkani i Hapur” u mbyll me “forcën” e tij.

Kryeministri Edi Rama, të paktën publikisht vendosi të mos e vijojë më tej këtë nismë, duke theksuar se tashmë jemi pjesë e “Procesit të Berlinit”, pikërisht në këtë nismë të ish-kancelares gjermane Angela Merkel që përfshinte të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo një “gjsmëgjel” si ai i Ballkanit të Hapur, me një personash që katundin tonë e quante veten “gjel i madh”, pa e kuptuar se para Serbisë ishte një zogëz naive që mbarsej në kotecin e kontrolluar nga Vuçiç.

Ironike është fakti se nisi me një gotë verë përpara në SHBA, ku asokohe Rama mendohet se ka takuar edhe McGonigalin e skandalit dhe u mbyll po me ca verë të pirë lumë. Takimi i fundit i Ballkanit të Hapur daton pikërisht me panairin e verës në Serbi, ku Vuçiç i deh bejagi nga gëzimi, ndërsa Rama sa i merrte erë një pijeje që e kishte trullosur për katër vite pa e ditur se çfarë i bënë në “kotecin e Vuçiçit”.

Etiketa: Aleksander Vucicbalkani i hapurEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

A po e lëshon Rama – Ballukun? Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit

13:35 : 28/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

13:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave i mban sekret

11:20 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kurti: Po përpiqem të edukoj Ramën dhe ndërkombëtarët me aftësitë e mia

10:43 : 28/10/2025
Para

Përfundon huazimi në Arabinë Saudite, Cikalleshi rikthehet në Turqi tek Konyaspor

TË GJITHA

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

17:21 : 28/10/2025

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

17:20 : 28/10/2025

Vrasja në Berat, 62-vjeçari qëlloi me thikë viktimën për një kalë! Autori me precedentë penal (EMRAT)

17:00 : 28/10/2025

Vrasje me thikë në lagjen e Kalasë së Beratit

16:52 : 28/10/2025

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

16:52 : 28/10/2025

Vrau me thikë kuzhinierin e “City Lounge”, dalin pamjet e autorit të krimit! Picieri i prangosur nga policia

16:48 : 28/10/2025

Vrasja brenda lokalit “City Lounge” në Tiranë, policia: Viktima u godit nga kolegu i tij, humbi jetën në spital

16:35 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com