• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

5 vite punë e detyrueshme në Shqipëri, studentët e mjekësisë paralajmërojnë vendimin ekstrem!

11:14 : 06/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Studentët e mjekësisë kanë nisur protestën e paralajmëruar pas vendimit të qeverisë për kontratën 5 vjeçare me kusht punësimin në vend pas mbarimit të studimeve.

Këtë të enjte, studentët kanë dalë në protestë para fakultetit të Mjekësisë duke kundërshtuar vendimin e qeverisë Rama të cilën e quajnë “skandaloze”.

Studentët kërcënojnë se në rast se ky ligj do të votohet në Kuvend ata do t’i përgjigjen me masa ekstreme. Të rinjtë kanë planifikuar përshkallëzimin e protestës duke bojkotuar plotësisht fillimin e studimeve akademike në Universitetin e Mjekësisë.

“Ne nuk do të pranojmë asnjëherë këtë ligj që na detyron të punojmë këtu. Duam që pas diplomimit të jemi të lirë me zgjedhjet tona. Në rast se qeveria miraton ligjin atëherë ne do të marrim edhe masa ekstreme. Të gjithë do të bojkotojmë plotësisht studimet tona”, tha një prej studentëve të mjekësisë.

Kujtojmë se dje pas vendimeve të Qeverisë, kryeministri Edi Rama tregoi kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë, ku tha se këta të fundit duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifë.

Lexo edhe:

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

Temperaturat e larta rrezik për një kategori njerëzish, mjekët: Si të veproni këto ditë përvëluese

Studentët theksojnë se nuk duan të largohen nga Shqipëria, por e cilësojnë si një masë represive dhe në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut mbajtjen me detyrim në atdhe. Ata kërkojnë nga ministritë përkatëse përmirësimin e kushteve, të auditorëve, ambienteve të praktikave dhe spitaleve rajonale, që sipas tyre, nuk përmbajnë elementet për ushtrimin normal të profesionit.

Studentët e Mjekësisë u mblodhën para rektoratit të UMT-së për të vijuar më pas marshimin drejt Kuvendit e më pas drejt Ministrisë së Arsimit, pasi kundërshtojnë projektligjin të prezantuar nga Këshilli i Ministrave lidhur me punësimin e detyruar. Ata thonë se po përdoren si “kavie eksperimentale“.

  • Kuvendi vendos, projektligji për studentët e mjekësisë do të diskutohet me procedurë të përshpejtuar

Nga ana tjetër qeveria Rama kërkon ta kalojë sa më shpejt këtë projekligj. Parlamenti ka miratuar që projekt ligji për studentët e Mjekësisë të diskutohet me procedurë të përshpejtuar. Në seancën e sotme, u vendos me 64 vota pro që diskutimi të kalojë me procedurë të përshpejtuar ne seancën e datës 20 korrik, e cila është edhe seanca e fundit për këtë legjislaturë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se studentët që nisin këtë vit universitetin për mjekësi do të duhet të punojnë 5vite pasi të kenë përfunduar studimet në vend për t’u pajisur me diplomë. Kontratën me ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Arsimit do ta firmosin dhe studentët aktualë të mjekësisë.

Por detyrimi për ta ndryshon nga ata që nisin tani universitetin për mjekësi të përgjithshme. Studentët nga viti i dytë deri në të katër do të angazhohen për të punuar tre vite në vend ndërsa ata nga nga viti i pestë dhe i gjashtë, dy vite. Nëse nuk janë dakord, mund të paguajnë koston reale të shkollës për vitet e mbetura.

Pritet të jetë 500 maturantë që do të pranohen në këtë degë studimi, por me kushtin që krahas provimeve të përfunduara të maturës, të kalojnë me sukses një tjetër provim në formatin elektronik për vlerësimin e njohurive.

 

  • 5 vite mbahet “peng” diploma e mjekëve, seanca e Kuvendit nis me përplasje

Ka nisur me debate të ashpra seanca e sotme në Kuvend, ku deputetët po diskutojnë në lidhje me projektligjin e qeverisë që detyron studentët e mjekësisë që të punojnë 5 vite në Shqipëri pas ciklit të studimeve.

Socialistët kërkojnë që ky projektligj të futet në rendin e Kuvendit me procedurë të përshpejtuar, ndërkohë që nisma është kontestuar nga deputetët e opozitës të cilët pohojnë se kjo është një masë ekstreme që nuk mund të merret pa u konsultuar me grupet e interesit.

Deputetja Albana Vokshi e ka cilësuar si një procedurë skandaloze detyrimin e studentëve të mjekësisë të cilëve u mbahet “peng” diploma për 5 vite në një kohë kur vendi ynë po përballet me shifra alarmante të shpopullimit.

Vokshi ironizoi deputetët e mazhorancës, pasi sipas saj, fëmijët e tyre perfundojnë studimet jashtë Shqipërisë. Deklarata e Vokshit është kundërshtuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila ia ndërpreu fjalën, pasi i tha po flet përçart dhe jo për procedurë. Përplasja Vokshi-Nikolla:

Albana Vokshi: Ku i keni çuar fëmijët tuaj për të studiuar? Pse të tjerët duhet që të Qeveria ka miratuar një vendim…po flas për procedurë

Lindita Nikolla: Jo nuk po flet për procedurë, po flet përçart.

Albana Vokshi: Kjo procedurë është skandaloze.

 

  • Vendimi i qeverisë/ Rama “shpërfill” protestën e studentëve: 5 vjet punë të detyruar

Kryeministri Edi Rama ka injoruar “kauzën” e studentëve të mjekësisë dhe qeveria e drejtuar prej tij ditën e sotme ka vendosur që të “detyrojë” mjekët e rinj të qëndrojnë në Shqipëri, në një kohë kur vendi ynë po përjeton shifra alarmante të shpopullimit.

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka treguar kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë, ku tha se këta të fundit duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifën e studimit.

“Thelbi është shumë i qartë se çdo qytetar i republikës së Shqipërisë që paguan taksa shteti e financon universitetin publik, në këtë rast formimin e mjekëve të rinj, për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të tij. Nuk është njëlloj si profesionet e tjera, por është një profesion i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin e çdo shteti për shëndetin e qytetarëve dhe me të drejtën e çdo qytetari për të pasur kujdes shëndetësor. Në kushtet kur Gjermania e para dhe vendet e tjera po luftojnë me demografinë me plakjen e popullsisë dhe me nevojën për burime të freskëta njerëzore që duhet të vijnë nga jashtë dhe kur janë bërë stacion ndalimi për shumë profesionistë për të gjithë fushat dhe në këtë rast për mjekët e kemi të domosdoshme që të ndërmarrim këtë hap, që do të thotë se çdo student i mjekësisë që do të futet në universitet duhet që të njihet me faktin se mjekësia studimet i ka aq sa janë dhe për tu pajisur me diplomë duhet edhe 5 vite në shërbim të këtij populli. Është zgjedhje e tyre dhe nuk është vetëm një zgjedhje ndërsa për ato që duan që të studiojnë mjekësi në universitetin publik duhet që të pranojnë formatin e ri të universitetit nuk ndryshon asgjë në thelb përsa i përket ushtrimit të profesionit por duhet të bëhet këtu pasi populli paguan taksa për këtë jo që mjekët që formohen në një universitet me taksat e tyre të ikin që ditën e parë. Nuk u ndalohet e drejta atyre që janë aktualisht në universitet që të largohen por që duhet të paguajnë një tarifë tjetër që mbulon kostot dhe nevojën që ka universiteti për një student”, ka thënë diten e djeshme Edi Rama.

Etiketa: detyrimligjimjeketprotesteqeveriastudenetet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025
AKTUALITET

Temperaturat e larta rrezik për një kategori njerëzish, mjekët: Si të veproni këto ditë përvëluese

20:35 : 27/06/2025
AKTUALITET

Me hile drejt Europës/ Si po ndryshohet pa zhurmё ligji për investimet e huaja në Shqipёri

15:03 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Deputetët e zgjedhur nga bandat me bekimin e qeverisë Rama

17:56 : 26/06/2025
Para

"Qeveria e turpit", thirrja e studentëve: E duam mjekësinë si gjithë Evropa

TË GJITHA

WhatsApp lançon një veçori të re

20:40 : 28/06/2025

Bardhi kundër largimit të Berishës me statut

20:21 : 28/06/2025

Aksident i 6-fishtë në Laprakë, tre të plagosur

20:01 : 28/06/2025

ChatGPT e “shkatërron” trurin e njeriut! Studimi i ri publikon rezultatet shqetësuese

19:53 : 28/06/2025

Era e fortë në det u rrezikon jetën 16 pushuesve në Qeparo – VIDEO

19:43 : 28/06/2025

Rrezikojnë zemrën dhe shëndetin vaskular, ushqimet që duhen shmangur në këto ditë të nxehta

19:24 : 28/06/2025

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

19:06 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com