• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rrugët e arta”, ARRSH-ja e Berberit bën 4 pagesa mirëmbajtje për të njëjta rrugë!

08:37 : 05/07/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Eliminimi i pikave të zeza në rrugë (1). Rehabilitime argjinature dhe rruge (2). Mirëmbajtje verore dhe dimërore (3). Përmirësime sinjalistike në rrugët veriore, qendrore dhe jugore (4). Këto janë procedurat normale që bën çdo vit Autoriteti Rrugor Shqiptar për akset rrugore në të gjithë vendin. Por, të gjitha janë për akse kombëtare dhe tenderët mbivendosen me njëri-tjetrin. Rehabilitimet, pikat e zeza, mirëmbajtja rutinë dhe sinjalistika bëhen për të njëta rrugë. Po përse bën 4 tendera kur fare mirë mund të bëjë vetëm një të tillë dhe t’i përfshijë të 4 zërat e punimeve?! Ekspertët rrugorë kanë ngritur disa herë zërin për këto procedura të kota, të cilat bëhen vetëm për të zhvatur ku të mundin. Për të gjitha këto punime bëhen tendra veç e veç, ku kostoja është shumë më e madhe nëse do të bëhej 1 i tillë. Në këtë mënyrë “kënaqen” shumë firma dhe ka para’ për të gjithë. Qarkullojnë miliona euro, por që nuk shkojnë kurrë për infrastrukturën mirëmbajtëse, pasi çdo ditë e kemi parë sesi shkatërrohen rrugët. Por, le t’i marrim me radhë procedurat!

1. Sipas dokumenteve dhe informacioneve që disponon BoldNews.al, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka gati një kontratë të majmë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “riveshje dhe sistemim asfaltim nyja Shkozet mbikalim – Plepa”. Fondi limit për këtë procedurë është plot 125,000,000 lekë, ndërsa mësohet se tenderi do të shpallet shumë shpejt. Por, përse e lanë këtë aks me gropa? A nuk mirëmbahet ky segment dhe paguhet një firmë? Përse dy tendera, një për mirëmbajtjen rutinë dhe dimërore dhe tjetri për riveshje asfalti? Duket se të gjitha këto pyetje, ARRSH-ja i ka anashkaluar, duke akorduar këtë fond të majmë në mbivendosje me procedurat e tjera, edhe të sinjalistikës.

Lexo edhe:

Korçë/ Tre fëmijë përfundojnë në spital, prindërit: Hëngrën karamele të gjetur në rrugë

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina përfundon e përmbysur në rrugë

2. Të kalojmë te një tjetër procedurë e cila është në regjistrin e parashikimeve në Agjencinë e Prokurimit Publik. Evis Berberi i ARRSH-së ka gati tenderin me objekt “eliminimi i pikave të zeza (black spots) në rrjetin Rrugor Kombëtar”. Fondi limit është 18.480.928 lekë, teksa procedura që do të kryhet është “sinjalistikë rrugore”. Pra, do të vendosen vetëm tabela në disa pjesë rruge, s’do të ketë ndriçim, asfaltim apo masë tjetër. Po nëse mirëmbahen këto vende (pikat e zeza) përse po tenderohen? A nuk u vendosën sinjalistika nga ata që i mirëmbajnë, nga ata që fituan tenderin e sinjalistikës në rajonet e Shqipërisë? Duket se jo, pasi për të njëjta rrugë ARRSH preferon që të bëjë 3 deri në 4 pagesa.

3. Tenderi i radhës që po realizon Autoriteti Rrugor Shqiptar është sërish “eliminimi i pikave të zeza (black spots) në rrjetin Rrugor Kombëtar”. Berberi e ka “qethur” edhe eliminimin e këtyre pikave në rajone, teksa ka hapur paralelisht disa procedura. Kësaj herë, fondi limit i tenderit është 21.041.549 lekë, ndërsa sërish janë vetëm disa sinjalistika.

4. Më sipër faktuam se ARRSH ka bërë tendera asfaltime dhe sinjalistike për akset. Pra, 2 procedura për 1 rrugë. Ndërkohë, me tenderin e radhës, Berberi do të ndërhyjë në mënyrë emergjente për rrëshkitjet. ARRSH ka hapur tenderin me objekt “ndërhyrje emergjence në km 5+500 dhe km 13+000, rehabilitimi i argjinaturave të Përroit të Thatë në segmentin Dedaj-Bogë”. Fondi limit është plot 79.166.666 lekë. Por, a nuk mirëmbahet ky segment?! Natyrisht që po, pasi të gjitha rrugët janë tenderuar për t’u mirëmbajtur në mënyrë rutinë dhe dimërore, teksa janë akorduar miliona euro.

5. Por, duke parë këtë situatë, çfarë bëjnë drejtuesit e mëdhenj të Autoritetit Rrugor Shqiptar? Natyrisht, me kaq para’ në qarkullim, ato duhen harxhuar. Por, edhe për t’i harxhuar, ARRSH-ja bën një tender me objekt “blerje e biletave të transportit ajror ndërkombëtar”. Pra, paratë s’do harxhohen në Shqipëri, por në vende të tjera, në Europë, Amerikë apo edhe në Azi. Fondi limit i kësaj procedure është 1.666.666 lekë, ku kërkohen të blihen procedurat “bileta transporti”. Po mirë o të nderuar, nëse keni para’ me “thasë”, përse nuk i prisni vetë biletat? Çfarë rrugësh do të inspektojnë drejtuesit e ARRSH-së? Të Londrës, Parisit, Berlinit Milanos? Apo të Dubait, Nju Jorkut, Torontos?

Etiketa: arrshEvis BerberiRehabilitime argjinaturerrugëtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korçë/ Tre fëmijë përfundojnë në spital, prindërit: Hëngrën karamele të gjetur në rrugë

18:53 : 18/09/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina përfundon e përmbysur në rrugë

18:32 : 14/09/2025
AKTUALITET

Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO

21:41 : 12/09/2025
AKTUALITET

Pamjet e rënda! Momenti kur babai i 3 fëmijëve bie në kontakt me korrentin e shtyllës së dëmtuar (VIDEO)

13:42 : 12/09/2025
AKTUALITET

U krijua nga Arben Pëllumbi i PS/ OSSH “qeras” me 6 mln euro “Ferro Betonin” e Ilir Shtufit

13:06 : 08/09/2025
AKTUALITET

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025
Para

E keni ditur gabim! Nuk duhet ta rregulloni shtratin sapo zgjoheni

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com