Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda nga foltorja e Kuvendit ndaj zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste, si dhe ndaj reformës në drejtësi.
Berisha deklaroi se reforma në drejtësi po mban në pushtet grupin politik më të korruptuar që nga koha e byrosë politike, pasi sipas tij, drejtësia shqiptare është shndërruar si një degë e ekzekutivit.
Berisha ka denoncuar ministren e Energjitikës, Belinda Balluku për skandalin e shitjes së energjisë me çmimin poshtë bursës, ndërsa ka hedhur akuza dhe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, ministrin Niko Peleshi, Damian Gjiknurin e shumë të tjerë.
Sipas Berishës, Erion veliaj është shumëfish i Gjushit, teksa ngriti pikpyetje pse nuk arrestohet nga SPAK.
Berisha: Asnjë seancë si kjo e sotmja nuk i ngjet një tragjikomedie të një teatri absurd. Megjithatë, tragjedia është sepse qytetarët shqiptarë me këtë pseudoreformë kanë humbur një nga të drejtat më themelore të njerëzve të lirë, të drejtën për të patur një proces ligjor të drejtë. Në krye të radhës, reforma në dretësi u projektua, siç e denoncuam në mënyrë të përsëritur dhe e faktuam si një proces për të shndërruar drejtësinë shqiptare në një degë të ekzektuvit. Sot, de fakto drejtësia në Shqipëri është një nga degët më të deformuara të ekzekutivit shqiptar.
Nëpërmjet procesit të vetingut u bë gjallë më i madhi i shtrigave mbi 32 vite, u larguan me dhjetëra e qindra gjyqtarë, prokurorë vetëm e vetëm për përkatësi krahinore, fetare dhe bindje politike. U mbajtën në drejtësi individë me lidhje familjare, lidhje të fuqishme krimi, lidhje politike, lidhje ideologjike. Por nga ana tjetër, në këtë makineri të shkatërrimit të sistemit të drejtësisë, viktima më e madhe është qytetari shqiptar, sepse ai sot nuk ka më drejtësi, sepse atij sot i duhet të presë 10 deri në 20 vite për një vendim gjyqësor. Sepse atij sot i duhet të paguajë qimet e kokës ryshfet, së pari për të afruar pak kohën e gjykimit, lëre pastaj gjykimin të cilin të vetuarit e partisë e kanë me një çmim katërfish më të madh ryshfetin se sa e kishin më parë. Pra, kjo është njëra anë, ana më tragjike e këtij sistemi, ku qytetari shqiptar nuk gëzon më, absolutisht të drejtën e një procesi ligjor të drejtë. Mbi 130 mijë dosje në të gjithë sistemin presin shqyrtim, pa llogaritur këtu dosjet e prokurorëve të cilët janë jashtë çdo mundësie reale për trajtimin dhe shqyrtimin e tyre në kohë.
Por aspekti tjetër dramatik është se, kjo reformë ka sjellë dhe mban në pushtet grupin politik më të korruptuar, më të inkriminuar, që nga koha e byrosë politike e deri më sot në Shqipëri. Sot njëri pas tjetri këtu flasin dhe ku t’i kapësh, nga Nikua i satelitëve që është më anodin tek Ulusiu i krimit elektoral, dhe spiunit të Gjushit, që i thotë Gjushit ik mbathja në Dubai se do arrestohet tek Damiani, që me urdhër të Edi Ramës i dha Deripaskës dhe McGonigalit fushat e naftës dhe sot Shqipëria, absolutisht do dënohesh nga drejtësia amerikane, dhe këtu do të jemi, se drejtësia shqiptare nuk të dënon ty. Se ai zotëria deklaroi që McGonigal është kohë e shkuar, po ai nuk është kurrë e shkuar, ta shohësh ti mirë.
Janë paguar deri tani 10 milionë. Pritet të paguajnë për veprimin e tij edhe 40 milionë tjera për licensat që ua hoqi kompanive dhe ia dha Deripaskës. Po, po ja ku është! Pale, kjo ndrikulla e energjisë, ku është kjo? Ku është zonja që është bërë si kuçedra e digave me Edi Ramën? Që zbazin digat për të vjedhur shqiptarët. Që sasinë kolosale të digave e derdhin, e shesin te sekserët e tyre, vetëm evetëm për të marrë pastaj paratë në bursë. Që krijojnë bursën e energjisë, dbghe nuk kanë shitur njëherë deri tani, të gjitha i shesin jashtë burse.
Ja kjo Balluku, zëvendësja e Ramës, bashkë me Ramën. Është koha e shkuar kjo?! Këto janë sot, dhe shqiptarët po vidhen si kurrë ndonjëherë më shumë. Pa lëre më, papagallin e Ramës.
Në të gjitha insitucionet flasin për Salarjonin, sesi e lumturoi kunatin ai dhe kunati atë, gjithçka nga Elisa Pandeli. Lum si ato!
Erdhi si erdhi, ja ku është 5 miliunshe. 5 i thënshin, se tani të jesh e sigurtë që me llogari offshore tjera mund të shkojnë në mos 15, 30. Po Rama vet? Klani i tij është më i korruptuari në Europë dhe në Ballkan. Po flas tek energjia.
Keni patur një drejtor që quhej Ardian Çela, akuzohej se energjinë po e gllabëron Bitcoin. Serverat e mëdha të Bitcoin, fermat e Bitcoin. Po kush i ka fermat e mëdha të Bitcoin, t’ju pyes unë ju? Gentian Sharra? Jo! Gjici? Jo! Fermat e Bitcoin i ka Amant Josifi, Olsi Rama, siç thotë populli.
Edi Rama firmos në kundërshti me ligjin 420 milionë djegësa. Në kundërshti me Kushtetutën firmos Portin e Durrësit. Në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ku është kjo Ministrja e Jashtme? Është pas pronave strategjike.
Prandaj ju, absolutisht 10 herë më shumë e meritojnë ata që janë te 313 të ishin këtu sot, se sa ju. Po më thoni ju mua, kush është nga ata të 313 që ka marrë një resrt turistik dhjetëra milionë? Pa më thoni ju mua, cili prej tyre ka vjedhur e ka firmosur 420 milionë? Pa më thoni ju mua, cili po zbraz digat prej tyre? Më thoni, më thoni, ja ku jemi?! Dilni këtu! Më thoni ju mua, cili prej këtyre ka fituar 100 tendera me ndërmjetësimin e bashkë kumarxhiut. 100 milionë tendera?
Ulsi, krimi yt do të ndëshkohet e do të të ndjekë gjithë jetën. Kjo është dita e turpit jo e drejtësisë! Ulusi, krimi elektoral i yti do ndëshkohet, do të të ndjekë gjithë jetën. Ja po ta them këtu. Ty, se 10 herë më mirë të ishte Ymer Lala në atë vend, se sa ti, të jesh i qartë. Është më i sinqertë ai, se ti je dhe hipokrit.
Ndaj edhe, kjo nuk është dita e drejtësisë, çfarë të themi, si mund të jetë dita e drejtësisë. Kjo është dita e turpit! Merret dhe arrestohet Gjushi, po Erion Veliaj më thoni pak, a nuk është Erion Veliaj shumëfishi i Gjushit? A nuk është Erion Veliaj njeriu që po tradhëton qytetarët e Tiranës. 18 euro më shumë për djegësin e tij që nuk ekziston mbi tokë. A nuk është Erion Veliaj që thoshte SKAP-in e kam në dorë, dhe do t’ia vërsul Dukës së futbollit? A nuk është Erion Veliaj që i dalin pallatet brenda natës. Është, apo jo? I Abren Malokut, e tjetrit, tjetrit me radhë. Në cilën drejtësi vini këtu në parlament, më thoni ju mua? Ç’lidhje keni ju me drejtësinë? Absolutisht që të gjithë jeni kontigjent me 313 me veprat tuaja që keni kryer. Prandaj edhe bërtisni: rroftë drejtësia! Se për ju dosjet mbyllen, se për ju nuk ka dosje, se per ju nuk guxojnë.