• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Festivali i Gjirokastrës mund të përfundojë në SPAK

18:03 : 01/07/2023
në BOLD BLOG

Nga Lutfi Dervishi

Xhan-xhin njeri në Sarandën e bukur të Kikos, majmunit tonë mendjendritur që prej 1 viti na sjell habere nga jugu i vendit.

Si një korrespodent i vërtetë që lajmet jo vetëm i raporton por edhe i përjeton, Kiko nuk mundi t’i besonte dot syve pasi ngriti qepallat e rënduara nga gjumi i thellë.

Edhe pse zemra e ditës, Saranda ishte zbrazur edhe nga turistët e huaj, edhe nga turistët vendas por edhe nga vetë sarandiotët.

Një nga policët që Kiko vjet ja zbuti kurrizin me shpulla dhe zuri faqet e para të portaleve, e informon Kikon për çdo lëvizje në qytet. Sot polici e i informoi Kikon se të gjithë e kanë mbajtur frymën në Gjirokastër pasi nesër (sot) është nata finale e festivalit që u rikthye mes këngës dhe valles popullore.

Lexo edhe:

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

Me shpresën dhe dëshirën e zjarrtë për të dëgjuar dhe parë drejtpërdrejt këngë për udhëheqësin e madh të partisë dhe popullit (që ka mbetur në Shqipëri, rajon dhe Europë Juglindore), për veprat epokale lot pas loti, për sukseset e reformës në drejtësi, për vijën e drejtë dhe të pagabueshme të stabilitetit rajonal, për fluturimet satelitore, Kiko mbajti frymën te organizatorët e Festivalit dhe kërkoi të shihte programin e natës finale!

Një gazetar që po raportonte live u vetëofrua për t’i mësuar Kikos vallen “Festë të madhe ka sot Shqipëria!”

Por Kiko u largua nga skena e Festivalit në kalanë e qytetit të gurtë i zhgënjyer dhe i inatosur. Ai kërcënoi me bojkot natën finale dhe paralajmëroi një padi në SPAK nëse organizatorët nuk reflektonin me urgjencë për mungesën skandaloze të këngëve që lidhin traditën dhe realitetin.

Të paktën këngët popullore që janë bërë shumë popullore të vihen urgjentisht:

Lista e këngëve që Kiko kërkon të këndohen në finale.

Këngë për Udhëheqësin: “Po ku je o Edi Rama/ ti je burrë që s’do reklama!”

Këngë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë “Cili vjen me uratë/ para Këshillit të Lartë”.

Këngë për situatën në Rusi: “Lojë e madhe e Putinit/ rebelimi i  Progozhinit.”

Këngë për veprat publike: “Rrugë e re, të çon bregdet/ inaugurohet ka 10 vjet!

Këngë për organizatën MEK: “Hani, pini dhe këndoni, në 2025 do të  votoni”

Këngë për presidentin: “Shqipërisë i dola zot, ja e shtyva dhe 1 mot”

Këngë për rritjen e rrogave të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë: “Ti shijojmë këto pushime, jetë e poshtër, ka shpenzime”

Situata në Veri të Kosovës: “Vuçiç liroi policët nga frika, rroftë Rama e Amerika!”

Këngë për opozitën: “Bëj të qaj e nuk qaj dot, bëj të qesh e nuk nxjerr lot”

Këngë për mbylljen e sezonit televiziv politik: “Hum-hum-hum, e ham-ham-ham, 1 sezon bukë e sallam”

Këngë për festivalin: “Nga veriu gjer në jug, populli do veç cirk dhe buk’”

Kiko palosi letrën e programit në disa pjesë dhe ja futi heshturazi në xhep një prej organizatorëve pa thënë më asnjë fjalë. Lëvizjet e tij u ndoqën me habi nga të pranishmit që e dinin se me siguri diçka po e shqetësonte majmunin e dashur.

Nuk dihet nëse kërkesa do merret në konsideratë por nesër është afati i fundit që festivali i vlerave t’i qëndrojë vlerave dhe traditës pasi historia e muzikës shqiptare ka të gdhendur të gjitha këngët për burrat e kombit shqiptar: Nga Skënderbeu, tek Ismail Qemali, Rama dhe ndonjë tjetër që mbase mund të ketë njohur historia…

Etiketa: Festivali i Gjirokastrëslutfi dervishimajmuni Kikospak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025
AKTUALITET

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025
AKTUALITET

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025
AKTUALITET

‘Në darkë o zemër’ Si Balluku mbikqyri tenderin për ‘tunelin e Llogarasë’, bisedat me Berberin: Hajde lart, shkalla H’

17:03 : 05/11/2025
AKTUALITET

“Dy toka në Vlorë”/ Dalin përgjimet e reja nga dosja “Balluku”, takimi me deputetin e PD-së

15:12 : 05/11/2025
AKTUALITET

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’/ Përgjimet mes Ballukut e Berberit: Marrëdhënia jonë ka kaluar ‘ups and downs’…

13:06 : 05/11/2025
Para

E propozoi Rama, Kurti skeptik për idenë e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

TË GJITHA

I dënuar me mbi 5 vjet burg, kapet në Milot 28-vjeçari (Emri)

10:26 : 06/11/2025

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Ndëshkon prindërit dhe na çon drejt totalitarizmit

10:21 : 06/11/2025

Mbërrijnë materialet zgjedhore në Vlorë, 173 mijë qytetarë drejt kutive të votimit

10:18 : 06/11/2025

Seanca në Kuvend nis me një minutë heshtje për Fatos Nanon

10:17 : 06/11/2025

“Ka vetëm dy gjini”, protestë para Kuvendit kundër pr.ligjit për barazinë gjinore

10:12 : 06/11/2025

Kokainë me imazhin e Putinit/ Goditet rrjeti shqiptar në Ibiza që mbushi Europën me tonelata drogë

10:08 : 06/11/2025

Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, Prokuroria Vlorë kërkon masë arresti për avokatin

09:55 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com