• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Anulohet festa e muxhahedinëve të MEK, braktisen edhe nga ShBA, nuk iu shkon asnjë i ftuar

17:23 : 01/07/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE

Sot ishte planifikuar të mbahej një festë tek kampi i muxhahedinëve të MEK në Manzë të Durrësit, por ky event vjetor është anuluar.

Nga raportimet mësohet se policia ka bllokuar një foni dhe një skenë lëvizëze, e cila do t’i shërbente banorëve të kampit për të realizuar festimet. Policia u ka kërkuar drejtuesve të kampit që të shmangin grumbullimet apo manifestime, sikundër ishte paralajmëruar.

Sërisht mëngjesin e sotëm, forca policore nga Drejtoria e Durrësit, mbështetur edhe nga efektivë të FNSH kanë ngritur pika kontrolli jashtë kampit të MEK, ndërsa përveç makinave që hyjnë e dalin, janë kontrolluar edhe persona.

Burime për mediat brenda kampit kanë bërë me dije se nuk kishte shkuar dhe asnjë amerikan i ftuar. Kjo duket si një shenjë e parë e heqjes së mbështetjes për ta nga Washingtoni.

Ndërkohë, vlen të theksohet fakti, se një ditë më parë kryeministri Edi Rama përmendi për herë të parë largimin e tyre nga Shqipëria.

Lexo edhe:

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

Vendet perëndimore, të zhgënjyera me “cilësinë” e demokracisë!

“E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria.” – tha Rama në një intervistë për median gjermane Der Spiegel.

Kujtojmë se më 20 Qershor, me urdhër të SPAK, Policia ndërmori aksionin për kontrolli në kampin Ashraf 3, në Manzë, ku strehohen afro 2500 anëtarë të organizatës MEK, muxhahedinët e popullit Iranian. Kontrollet u ndërmorën për shkak të një hetimi nisur për sulme kibernetike ndaj institucioneve të shtetit Iranian. Gjatë kontrollit policia hasi në rezistencë dhe përballje me anëtarë e MEK. 15 policë u plagosen dhe disa pjesëtarë  të kampit ndërsa një 78-vjeçar humbi jetën. Muxhahedinët thanë se vdekja e tij kishte ardhur nga policia, por ajo e mohoi se ka ushtruar dhunë. Prokuroria e Durrësit është në pritje të autopsisë dhe përgjigjes së analizave toksikologjike.

Gjatë kontrollit u gjetën pajisje të shumta kompjuterike në 17 godina të cilat dhe u sekuestruan. Hetimet e SPAK ndaj anëtarëve të organizatës MEK në Shqipëri, kanë nisur prej 18 majit 2023 për veprat penale “provokim i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve”.

Aksioni i Policisë së Shtetit u mbështet dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku u deklarua se mysafirët nuk duhet të shkelin ligjet e shtetit ku bëjnë pjesë. Ndërsa ambasadorja Yuri Kim deklaroi se është në të drejtën e Shqipërisë të vendosë nëse do ti largojë apo jo.

Etiketa: festakampiMEKmuxhahedinetpoliciaSHBAWashingtoni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
BOTA

Vendet perëndimore, të zhgënjyera me “cilësinë” e demokracisë!

20:08 : 14/11/2025
BOTA

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

19:43 : 14/11/2025
AKTUALITET

Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës në Ekuador, arrestohen 7 shqiptarë

19:08 : 14/11/2025
AKTUALITET

Policia “aksion” në Lushnje! Godasin me grushte të moshuarin për ta nxjerrë nga makina

16:53 : 14/11/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Vorë-Tiranë, humb jetën 64-vjeçarja

15:35 : 14/11/2025
Para

Stuhi ere dhe reshje shiu në Shëngjin, pushuesit 'braktisin' plazhin

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com