• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshime për bashkëpunim me policinë ndaj trafikantëve/ Pistat për vrasjen e dyfishtë

11:21 : 30/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO
Gjokë dhe Eduart Gurra

Gjokë dhe Eduart Gurra

Gjokë Gurra, i cili u ekzekutua dje bashkë me të birin në malësinë e Shkodrës, dyshohet se bashkëpunonte me policinë, duke i dhënë informacione për kultivimin e kanabisit. Një hakmarrje e mundshme për këtë veprimtari është një prej pistave që po hetohet nga grupi hetimor.

Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe djali i tij Eduart Gurra, 31 vjeç janë viktimat e atentatit në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin.

Vrasja

Të dy po shkonin me fuoristradën e tyre drejt shtëpisë së djegur në Dukagjin dy ditë më parë. Ende pa mbërritur tek banesa e shkrumbuar disa persona i kanë zënë pritë dhe i kanë qëlluar me armë zjarri duke i lënë të vdekur në vend brenda automjetit.

Ngjarja ka ndodhur tek një kthesë në një zonë të pyllëzuar, afro 500 metër pa mbërritur tek banesa e djegur e Gjokë dhe Eduart Gurrës. Mendohet se autorët i kanë zënë pritë pasi kanë pasur informacionin e saktë se dy viktimat po shkonin drejt banesës së tyre të djegur. Aty, i kanë qëlluar me breshëri plumbash duke i lënë të vdekur. Më pas, janë larguar në drejtim të paditur nga autoritetet hetimore.

Lexo edhe:

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

Kultivoi drogë në pronë publike, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i dënuar me burg/ EMRI

Pistat e hetimit

Një prej pistave kryesore të këtij hetimi lidhet me dhënien e informacionit të Gjokë Gurrës për policinë në aksionet për asgjësimin e kanabisit në zonën e Dukagjinit. Gjokë Gurra, para afro 20 vitesh ka qenë efektiv policie. 57-vjeçari, i cili ishte dhe kryeplak i fshatit Bruçaj, dyshohet se herë pas here ka informuar policinë e Shkodrës lidhur me parcelat e kultivuara me kanabis sativa në Dukagjin. Kjo mbetet ende një pistë hetimi e pakonfirmuar zyrtarisht.

Një tjetër pistë ku është përqendruar hetimi janë edhe konfliktet lidhur me biznesin e lëndëve drusore ku babë e birë që mbetën të vrarë punonin prej vitesh duke i transportuar nga Dukagjini drejt Shkodrës. Megjithatë, kjo pistë mbetet deri më tani më pak e besueshme për grupin hetimor.

Ndërkohë nuk përjashtohen edhe konflikte të tjera që Gjokë Gurra dhe djali i tij mund të kenë pasur me persona të ndryshëm. 57-vjeçari ishte edhe pronar i një lokali në afërsi të drejtorisë vendore të policisë Shkodër, ku edhe banonte prej vitesh.

Zbardhja e krimit mbetet e vështirë për shkak se forcat e policisë kanë mbërritur pas 2-3 orësh në vendngjarje pasi rruga është e amortizuar në një terren të vështirë malor, çka i ka favorizuar autorët që të kryejnë vrasjen dhe të largohen në drejtim të paditur.

Etiketa: drogeEduart GurraGjokë GurraShkodervrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

15:40 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kultivoi drogë në pronë publike, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i dënuar me burg/ EMRI

10:58 : 31/10/2025
AKTUALITET

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025
BOTA

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025
AKTUALITET

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

13:35 : 30/10/2025
Para
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq

Lista Serbe pas vendimit për shpalljen e organizatave terroriste: KFOR-i dhe EULEX-i të pengojnë planin e Kurtit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com