• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e plotë/ Si u shndërruan shefat e Policisë Shkodër në vasalë të trafikantëve

20:40 : 30/06/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në janar të vitit 2023, një sasi e vogël tritoli shpërtheu në derën e shtëpisë së ish-shefit të Krimeve të Komisariatit Shkodër, Pëllumb Shpati. Në atë kohë u tha që eksplozivi iu vendos nga trafikantë, të inatosur se zyrtari policor kishte zbuluar parcelat e tij me kanabis, në zonën e Anës së Malit.

Por, ndërkohë që po kërkoheshin autorët e kërcënimit me tritol, Prokuroria e Shkodrës dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP), po shqyrtonin edhe një pistë tjetër për arsyet e vendosjes së lëndës eksplozive.

Shërbimet inteligjente kishin informuar se Shpati, si edhe një dyzinë punonjësish të Policisë së Shkodrës po bashkëpunonin me kultivuesit e kanabisit, duke u krijuar lehtësira për aktivitetin e tyre criminal dhe duke i favorizuar e shmangur nga ndjekja penale.

Këto dyshime u formalizuan pak ditën më parë, kur gjykata e Shkodrës pranoi kërkesën e prokurorisë për vendosjen e masave të sigurimit dhe ndaluese për të paktën 13 punonjës policie.

Lexo edhe:

U kap me kokainë, arrestohet 26 -vjeçari në Sarandë

Sherr për pronën/ Dy vëllezër godasin me gurë vajzën 15-vjeçare të fqinjit në Tiranë

Ndër emrat e vendosur nën hetim ishte edhe “objektivi” i kërcënimit me tritol, Pëllumb Shpati, ndërkohë që zyrtari më i lartë i penalizuar në këtë hetim është zv.drejtori i Policisë së Qarkut Shkodrës, Hajri Kushe.

Policët nuk shihnin trafikantët

Prokuroria e Shkodrës dyshon se të paktën 13 punonjësit e policisë, për të cilët u vendosën nga gjykata masa nga arresti në shtëpi deri në ndalim për daljen jashtë shtetit, kanë shpërdoruar detyrën.

Sipas hetimit, këta zyrtarë policorë jo vetëm që nuk kanë marrë masa për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Shkodrës, por dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të ripërsëritur kultivuesit e bimëve narkotike, duke lejuar këta të fundit që të krijonin një strukturë të mirëorganizuar për kultivimin e një sasie shumë të madhe kanabis sativa në tre fshatra të njësisë administrative Ana e Malit.

Policia njoftonte kultivuesit

Po ashtu, Prokuroria e Shkodrës dyshon se këta zyrtarë policorë kanë bashkëpunuar me kultivuesit, duke iu siguruar atyre informacione në lidhje me ndërhyrjet që do të ndërmerreshin nga struktura të tjera policore në zonë, me qëllim që trafikantët të merrnin masat për heqjen e bimëve narkotike dhe largimin e punëtorëve të tyre nga vendi i ngjarjes.

Për prokurorët, strukturat policore nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për verifikimin dhe kryerjen e hetimeve të plotë në terren për parcelat me kanabis, pavarësisht se kanë pasur informacione të sakta nga institucione të tjera ligjzbatuese mbi ekzistencës e parcelave të mëdha me lëndë narkotike.

“Nuk kemi internet, nuk gjejmë parcelat”

Dosja hetimore tregon se policët e dyshuar si bashkëpunëtorë me kultivuesit e kanabisit, kanë pasur fantazi për të shmangur goditjen e elementëve kriminalë.

Institucione ligjzbatuese dhe inteligjente kanë furnizuar Policinë e Shkodrës me informacion dhe koordinata të sakta për vendndodhjen e parcelave të mbjella me kanabis.

Por, personat nën hetim kanë shmangur kontrollin në koordinatat e caktuara, duke u justifikuar me faktin se nuk kapnin valët e internetit dhe për pasojë nuk gjenin koordinatat e sakta.

Për Prokurorinë, ky justifikimi i mungesës së internetit, rrëzohet në të paktën një rast konkret.

Si u “fal” trafikanti A.P dhe 80 gratë

Në 17 Qershor 2022, forcat e Policisë të komisariatit Shkodër, nën drejtimin e ish-shefit të Krimeve, Pëllumb Shpati, kanë ushtruar kontroll fillimisht në fshatin Vallas dhe më tej edhe në fshatra të tjerë afër tij, në njësinë Ana e Malit, bazuar në informacionin e dhënë me koordinata të sakta.

Trupat policore e kanë gjetur vendndodhjen e saktë brenda 45 minutave nga nisja e tyre dhe kanë konstatuar parcela të tëra të mbjella me bimë kanabis, banesa të braktisura, të mbushura me lëndë narkotike të tharë, si edhe ambiente të përshtatura për fjetjen e të paktën 80 punonjëseve femrave, referuar sendeve të gjetura në vendngjarje.

Po ashtu, dallohej që ato ishin larguar me shpejtësi, pasi nuk kishin pasur mundësi të merrnin sendet e tyre personale, si edhe ushqim.

Në vendin e ngjarjes është paraqitur një person, i identifikuar në dosjen hetimore me inicialet A.P. Ai ka pranuar se parcelat i përkasin atij.

Por, pavarësisht këtij fakti, dyshohet se punonjësit e policisë e kanë lejuar të largohet, pa kryer arrestimin e tij në flagrancë dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të veprës penale.

Skandali nuk përfundon këtu. Menjëherë pas këtij episodi, në vendngjarje mbërrijnë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shkodrës.

Të gjithë sëbashku rezulton se nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të kapur personin A.P, por as nuk kanë ndërmarrë krehje të zonës për të gjetur dhe kapur punonjëset e shpërndara nëpër zonë, me qëllim që të zbulonin më shumë për aktivitetin criminal.

Etiketa: Ana e MalitPellumb ShpatipoliciaProkuroria e ShkodrësShkodertrafikantet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap me kokainë, arrestohet 26 -vjeçari në Sarandë

15:57 : 26/06/2025
AKTUALITET

Sherr për pronën/ Dy vëllezër godasin me gurë vajzën 15-vjeçare të fqinjit në Tiranë

14:35 : 26/06/2025
AKTUALITET

Asgjësohen mbi 2900 bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim vetëm roja i pyllit dhe kryepleqtë

09:25 : 26/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Pengmarrje në mes të ditës në Tiranë, merret me forcë në makinë 40-vjeçari

15:43 : 25/06/2025
AKTUALITET

Naftë kontrabandë në rimorkio, arrestohet polici në Tropojë/ EMRI

15:38 : 25/06/2025
AKTUALITET

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet boshnjaku në Dibër

10:09 : 25/06/2025
Para

Goli i Messit shpallet më i bukuri në Champions, plasin polemikat: I vjedhur, ja kush e meriton

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com