• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria në kërkim të konsulencës për koncesionin e laboratorëve

08:16 : 28/06/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Qeveria ka dhënë një sërë shërbimesh në sistemin shëndetësor me koncesion dhe vit pas viti, raporte të Kontrollit të Laftë të Shtetit kanë treguar se ka pasur edhe pagesa për shërbime të pakryera apo përdorime më të shpeshta sesa plani të këtyre shërbimeve.

Kjo ka bërë që tek privatët të kalojnë miliona lekë, duke bërë që të tejkalohet në disa raste buxheti i planifikuar në fillim.

Së fundmi një shpallje e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregon se po synohet vënia nën kontroll e njërit prej këtyre koncesioneve i lidhur me shërbimet laboratorike. Në 18 spitale të vendit ky shërbim ofrohet nga një kontratë partneriteti-publik privat.

“IFC-ja është angazhuar nga Qeveria e Shqipërisë (QSH), nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), për të strukturuar dhe për të zbatuar një partneritet publik privat (PPP) për Shërbimet Laboratorike që mbulojnë tetëmbëdhjetë spitale rajonale dhe terciare” thuhet në publikim.

Në shpalljen “Menaxhimi i vëllimit të recetave të testeve laboratorike, kufirit vjetor të buxhetit të spitalit dhe të tarifës për pagesat e performancës së shërbimit sqarohet se MSHMS-ja ka nevojë për asistencë teknike për të zhvilluar protokollet e recetave laboratorike për diagnostikimet më të shpeshta, si dhe për të vendosur rregulla për të kontrolluar përshtatshmërinë e recetave për testet laboratorike, një hap shumë i nevojshëm në sigurimin e kontrollit fiskal të projektit dhe kufizimin e keqpërdorimit/mbipërdorimit të testeve laboratorike.

Lexo edhe:

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Licenca shitet për 100 mijë Lekë të vjetra”/ 1 mjek dhe 4 laboratorë analizash, klinikat fiktive

“Objektivi i përgjithshëm i detyrës është të ofrojë ndihmë dhe të zhvillojë kapacitetet e MSHMS-së dhe spitaleve për të trajtuar në mënyrë adekuate rrezikun e keqpërdorimit/mbipërdorimit të testeve laboratorike dhe për këtë arsye të qëndrojnë brenda kufijve të autorizuar të buxhetit” thuhet në dokument.

Detyrat dhe përgjegjësinë kryesore të konsulencës

“Objektivat specifikë të asistencës teknike përbëhen nga:

1. Rishikimi i formularëve të porositjes në përputhje me gamën e testeve të disponueshme në spitalet publike, në përputhje me Marrëveshjen e Koncesionit të PPP-së Lab, duke identifikuar të ashtuquajturat teste emergjente;

2. Zhvillimi i udhëzimeve/protokolleve shqiptare për përshkrimin e testeve laboratorike, si dhe rregullave burokratike të vendosura për të racionalizuar recetat për testet laboratorike;

3. Rekomandimi i një sistemi monitorimi për udhëzimet/protokollet, duke përfshirë rolet e detajuara, aktivitetet, detyrat dhe planin e veprimit për MSHMS-në, drejtuesit e spitaleve, drejtuesit e departamenteve dhe specialistët e laboratorëve për të kontrolluar përputhjen me udhëzimet / protokollet e recetave;

4. Rekomandimi i një strategjie zbatimi në MSHMS;

5. Zhvillimi i modelit të trajnerit dhe trajnimi i valës së parë të trajnerëve;

6. Vlerësimi i zbatimit të të gjitha aktiviteteve në 3 dhe 6 muaj dhe rekomandimi se si të përmirësohet pajtueshmëria;

7. Rivlerësimi i udhëzimeve/protokolleve në 6 muaj në dritën e praktikës së përshkrimit dhe kufizimeve buxhetore për testet laboratorike” përcakton dokumenti.

Koncesioni dhe rritja e pagesave përtej parashikimit

Kontrata PPP e laboratorëve nisi në vitin 2019 dhe përfundon në vitin 2028 më një shumë financimi 13 miliardë lekë pa TVSH. Por, në dy vitet e para, pagesat po i tejkalojnë parashikimet.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në vitin 2022 koncesioni i shërbimeve laboratorike, që administrohet nga kompania “Laboratory Network”, u financua me 1,6 miliardë lekë (14 milionë euro) me një rritje 47 për qind në krahasim me financimin e vitit 2021 dhe gati 20 për qind më shumë se programi fillestar.

Në fillim të vitit 2022 në projektbuxhet financimi i këtij shërbimi u parashikua me 1.36 miliardë lekë, por me një akt normativ ne mes te vitit qeveria e çoi fondin për PPP-në laboratorit në mbi 1.6 miliardë lekë, shumë e cila u disbursua totalisht.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shteti gjetur problematika të shumta në kontratën që parashikon ofrimin e shërbimit laboratorik për një periudhë 10-vjeçare, me një kosto totale prej rreth 106 milionë euro, por me gjasë shumë më të lartë në realitet, sipas pagesave të bëra në vitin e dytë të kontratës.

/Monitor.al/

Etiketa: koncesionkoncesioni i laboratorëvelaboratore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

19:50 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Licenca shitet për 100 mijë Lekë të vjetra”/ 1 mjek dhe 4 laboratorë analizash, klinikat fiktive

21:41 : 03/04/2025
BOTA

Shkencëtarët “arnojnë” zemrat e sëmura me muskuj laboratorikë

20:35 : 29/01/2025
AKTUALITET

Kaos në Portin e Durrësit! Qeveria shtetëzon menaxhimin e kontenierëve, maltezët sherr me APD për faturat e papaguara

12:57 : 28/12/2024
AKTUALITET

Kostot kapin qiellin/ “Rekordi” i Ballukut, koncesioni i ri Milot-Balldre, 21 mln euro për kilometër

12:26 : 22/12/2024
AKTUALITET

Pirro Vengu jep 4.4 milionë euro për ‘zbukurimin’ e ushtarëve

21:51 : 06/12/2024
Para

'Mozaiku i Meandrit', zbulohet në Durrës vepra e rrallë 2000-vjeçare

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025

Momenti i veçantë, kongresmenin amerikan e zë gjumi gjatë mbledhjes së Dhomës së Përfaqësuesve

20:13 : 14/05/2025

“Më kërkuan të merrem me politikë”, Luiz Ejlli flet pas zgjedhjeve: Zgjodha njeriun

20:12 : 14/05/2025

Finalja e Kupës së Italisë, formacionet zyrtare të sfidës Milan-Bologna

20:04 : 14/05/2025

U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur 71-vjeçari në Korçë

19:55 : 14/05/2025

Hati konfirmon përfundimisht ndarjen nga Jashari: Vendimi ishte i imi

19:54 : 14/05/2025

“Më njohu nga TikTok e pastaj donte ta mbyllja”, Hati flet për herë të parë për ndarjen nga Jashari

19:53 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com