• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mbi 200 miliardë dollarë ndihma për COVID-19 mund të jenë vjedhur

14:17 : 28/06/2023
në BOTA

Më shumë se 200 miliardë dollarë mund të jenë vjedhur nga dy programe të mëdha për lehtësimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga përhapja e COVID-19, vlerëson inspektori i përgjithshëm i agjencisë amerikane për biznesin e vogël, i cili po heton programet e financuara nga qeveria federale që ndihmuan bizneset e vogla të mbijetojnë krizën më të rëndë të shëndetit publik në më shumë se njëqind vjet.

Shifrat e publikuara të martën nga inspektori i përgjithshëm i Administratës amerikane për Biznesin e Vogël janë shumë më të larta se parashikimet e mëparshme dhe nënvizojnë se sa të cënuara ishin nga mashtruesit programet për mbrojtjen e pagave dhe huasë gjatë pandemisë, veçanërisht gjatë fazave të para.

Raporti i inspektorit të përgjithshëm thotë se rreth 17 për qind e të gjitha fondeve u disbursuan për aktorë që ka mundësi të kenë mashtruar.

Sipas raportit, vlerësimi i mashtrimit në programin e huasë për dëmet ekonomike të shkaktura nga COVID-19 është më shumë se 136 miliardë dollarë, ose 33 për qind e shumës totale të shpenzuar për atë program. Vlerësimi i mashtrimeve në programin për mbrojtjen e pagave kap shumën prej 64 miliardë dollarësh, tha inspektori i përgjithshëm.

Lexo edhe:

Vjedhja e fondeve të SASPAK/ Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

Në komentet bashkangjitur raportit, një zyrtare e lartë e agjencisë federale për biznesin e vogël i kundërshton shifrat e reja.

Bailey DeVries, ushtruese e detyrës së administratores së agjencisë për qasjen në kapital, tha se: “qasja e inspektorit të përgjithshëm përmban të meta serioze që mbivlerësojnë ndjeshëm mashtrimin dhe çorientojnë pa dashje publikun që të mendojë se puna që bëmë së bashku nuk kishte ndikim të rëndësishëm në mbrojtjen kundër mashtrimit”.

Zyra e inspektorit të përgjithshëm kishte vlerësuar më parë se mashtrimi në programin e huasë për fatkeqësinë e shkaktuar nga COVID-19 ishte rreth 86 miliardë dollarë dhe 20 miliardë dollarë në programin për mbrojtjen e pagës.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” njoftoi më 13 qershor se mashtruesit vodhën rreth 280 miliardë dollarë ndihma urgjente për COVID-19 dhe rreth 123 miliardë dollarë të tjerë u shpërdoruan ose u shpenzuan pa kriter./Voa

Etiketa: Covidfondendihmapandemi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vjedhja e fondeve të SASPAK/ Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika

15:04 : 15/10/2025
BOTA

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

11:57 : 15/10/2025
BOTA

Trump “ndëshkon” shtetet demokrate, ngrin 26 mld dollarë fonde, paralajmëron shkurtime në administratë

20:21 : 05/10/2025
BOTA

Trumpi financon vetëm universitetet që i binden?

09:25 : 05/10/2025
AKTUALITET

Kopshte publike me shpenzime private! Prindërit denoncojnë abuzimet/ Ku është Zhaneta Beqiri?

13:15 : 03/10/2025
AKTUALITET

Skandali me fondet e IPARD/ PD: 38 milionë euro për bujqësinë përfunduan në hotele dhe resorte

14:10 : 02/10/2025
Para
Eurot e sekuestruara

Sekuestrohen 21 mijë Euro të padeklaruara në aeroportin e Kukësit

TË GJITHA

Kosovë/ REL: Zgjedhje milionëshe, transparencë minimale

10:17 : 24/10/2025

EMRI/ Arrestohet në Kuçovë i dënuari me 29 vjet burg në Itali

10:13 : 24/10/2025

DW: Zhgënjim nga pushimet në Shqipëri, turistët polakë kërkojnë zhdëmtim

10:12 : 24/10/2025

BE dështon të arrijë marrëveshje për përdorimin e aseteve ruse të ngrira, Belgjika bllokon planin

10:07 : 24/10/2025

Lufta kundër karteleve të drogës, Trump: SHBA mund të ndërhyjë ushtarakisht në Venezuelë

09:55 : 24/10/2025

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

09:48 : 24/10/2025

Zbardhja e telefonave/ Hetimet për vr*sjen e pronarit grek dhe shqiptarit, priten të tjera arrestime

09:40 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com