• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Qesharakja Yuri Kim

17:01 : 22/06/2023
në BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Agim Xhafka

Ka ca ditë ambasadorja Kim bën takime lamtumire me krerët e shtetit. Ngaqë mbylli mandatin e saj dhe fluturon për në Uashington, në detyrën e re. Buzagaz dhe lëkurë ndritur lëshon frazën, sërish në punën e re andej oqeanit me Shqipërinë do merrem. Dhe media jonë lëpirëse nuk i ndahet kësaj zonje.

Ndërsa mua kjo sorollatje e saj “hyr e dil nëpër zyra” më neverit. Ambasadorja më duket njeriu më qesharak sot për sot. Nuk më qeshet, madje as dua t’ia hedh sytë, por vendi ynë rri mbushur me lajme ose me Ramën ose me ambasadoren. Non stop dimë për këta të dy edhe kur kolliten, edhe kur zemërohen.

Po pse zonja Kim është qesharake? Se së pari mburr gangrenën reformë në drejtësi. Mjafton të dijë ajo, siç e dimë dhe e jetojmë ne, që për një gjyq shqiptarit i duhen dhjetëra vite të marrë vendimin që kërkon. Apo që ka vite që në Gjykatën e Lartë flenë 40 mijë dosje. Mbase ajo nuk e di, por një zonjë që kishte pronën te Shkolla e Baletit, e kërkoi për 30 vjet rresht e tani jo që s’e mori, por vdiq. Iku nga kjo botë me tapi pasurie në letër e nuk pati lekë të vendoste as proteza në gojë.

Kim mburr demokracinë shqiptare e “harron” që media shqiptare as një kravatë të kryeministrit nuk kritikon dot. Veç mburr e mburr e pronarët e TV-ve ndërtojnë resorte në bregdet, por jo në pronën e tyre, në truallin e pronarëve.

Lexo edhe:

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

Yuri Kim punësohet drejtoreshë në Exxon Mobil! Si përfitoi nga Shqipëria dhe lidhjet me TEC-et e Vlorës

Qesharakja merr guxim e lavdëron vitet më të varfra të vendit. Ajo e di shumë mirë që Shqipëria ka të ardhurat më të ulëta në Evropë. Gjysma e popullit jeton në pragun e varfërisë. E di dhe Kim, por e rregullon fjalimin, e bën kimë me vezë, spërkat me yndyrë çdo fjalë. Siç e di shumë mirë që rinia fluturoi, mjekësia s’ka më personel, çmimet në qiell e votimet vidhen me lekë dhe me patronazhistë.

Zonjë, ik, largohu me dinjitet. Ti nuk na jep ne llogari për punën që ke bërë, por mos na mashtro se në këtë vend jetojmë prej brezash. Si e kemi çatinë, ku na pikon ajo, e dimë ne. Boll na gënjeu Enveri dhe Rama. Mos u radhit dhe ti me ata. Ngaqë akoma mendojmë që Amerika flet troç e na do. Mos na i zbeh këtë dashuri!

Zonjë, ti për mua erdhe Kim, më pas u bëre Kimete, tani po ikën si Nafije! Paç udhëtim të mbarë!

Etiketa: agim xhafkakimeteqesharkjatakimeYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

17:13 : 30/09/2025
AKTUALITET

Yuri Kim punësohet drejtoreshë në Exxon Mobil! Si përfitoi nga Shqipëria dhe lidhjet me TEC-et e Vlorës

13:58 : 30/09/2025
AKTUALITET

Yuri, njeriu i barit të Ramës

16:52 : 22/09/2025
AKTUALITET

Yuri Kim del në pension, i jep fund karrierës diplomatike

17:01 : 20/09/2025
AKTUALITET

160 mln euro import energjie/ Thatësira nxjerr zbuluar “Tigrat” lundrues të Belës

09:30 : 01/09/2025
AKTUALITET

Nga Dhërmiu me dashuri

20:00 : 15/08/2025
Para

Teuta drejt rinovimit të kontratës me titullarin

TË GJITHA

Do garojnë me kandidat nga shoqëria civile, Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

19:34 : 04/10/2025

‘Veliajt i thonin do të mbrojmë’, Gjokutaj: Kur e hëngri në Apel kuptoi që ishte hakmarrje e Ramës

19:20 : 04/10/2025

Vetëvritet brenda banesës një 50-vjeçar në Kurbin

19:04 : 04/10/2025

Të dehur në një lokal në zonën e “Bllokut”, si ranë në pranga djemtë e Valbona Selimllarit – DETAJE

18:54 : 04/10/2025

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT

18:31 : 04/10/2025

U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja psikiatre: Vajza thotë se do e bëjë përsëri

18:06 : 04/10/2025

I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë! Dëmi mbi 300 mijë euro

17:53 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com