• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pragskandali, zbulohet një zyrtar i lartë i ndershëm

20:42 : 22/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Lajmet e fundit që qarkullojnë flasin për një skandal të përmasave të mëdha që mund të shpërthejë brenda qeverisë, aq sa të vihet në rrezik serioz pushteti i Ramës dhe PS-së. Flitet për një zyrtar të lartë, për të cilën ka edhe video, i cili jeton në mënyrë tërësisht të ndershme me paratë e rrogës, madje edhe duke bërë punë të rënda jashtë orarit zyrtar. Gjithashtu skandali shkon edhe më tej kur mësohet se ky zyrtar i lartë kryen mërrëdhënie intime vetëm me gruan e tij dhe nuk ka femra të tjera.

Ai nuk abuzon me detyrën, nuk merret me korrupsion, madje mezi pret rrogën mujore që nuk i del  dhe fëmijët i ka të gjithë në shkolla shtetërore, teksa njërin prej tyre po mendon të mos e çojë as në gjimaz pasi nuk ka të ardhura. Ky informacion ka alarmuar gjithë kabinetin qeveritar dhe po shihet mundësia edhe të mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së, bashkë me ministra, kreun e qeverisë, kryebashkiakë dhe drejtorë drejtorie.

Aty do të diskutohet për këtë situatë mjaft të rëndë pasi vë në rrezik qeverinë, sepse po del një ‘dru i shtrembër’ që prish tërë sistemin e ngritur. Në pritje të mbledhjes së madhe, disa personazhe të rëndësishëm janë takuar dhe po diskutojnë. “Po, mjafton edhe një maskara i vetëm që jeton ndershmërisht që të na prishë edhe neve”-thonë burime pranë qeverisë. Këtë radhë ky skandal ka lënë me gojën kyçur edhe një ministre shumë të rëndësishme e cila ishte gati të thonte se: “me zyrtarë të ndershëm bëhen edhe filma”. Këtë “film” nuk do ta kapërdijë askush.

Në mbledhjen që pritet të mbahet do jenë disa pika për diskutim. Në pikën e parë parashikohet të  zbulohet se kush është ky zyrtar dhe më pas të urdhërohet menjëherë shkarkimi i tij. Po ashtu do japin llogari edhe personat pranë qeverisë të cilët e kanë propozuar. “Si mundet të na shpëtojë ky ‘monstër’ pa e kuptuar ne. Si mundet që ky person të ketë kaluar shkallën hierarkike ndershmërisht, pa korrupsion e asheshverishe dhe të kapë drejtimin e një institicioni të rëndësishëm?”-ngriti shqetësimin sekretari i marrëdhënieve të antikorrupsionit dhe dallavereve në parti.

Lexo edhe:

Bushati “zbërthen” fitoren e PS-së: Votat i marrin kriminelët, Rama ka në dorë “kërbaçin” e SPAK

Tela: Administrata ka punuar për PS, SPAK nuk ka dokumentuar asnjë rast të krimit zgjedhor

Ndërsa më i ashpër ka qenë qëndrimi i sekretares së lirisë së harbimit dhe orgjive, e cila theksoi: “ky njëri nuk ka dashnore, përkundrazi-vijoi ajo, – “burimet e besueshme thonë se ai ka shkuar gjithë jetën, (kohën e pjekurisë seksuale), vetëm me bashkëshorten”. Gjithashtu sekretarja e harbim-orgjive shtoi më tej se ai kurrë nuk kishte joshur sekretaren, asnjë punonjëse të institucionit dhe për më tepër se kishte provuar të kryente seks në zyrë. Pas fjalëve të saj disa mendime me shumë mend dha edhe një ministër që në përgjithësi flet për drejtësinë.

“Unë mendoj se duhet bërë shëmbull, me ta zbuluar do paditet në SPAK për “shpërdorim detyre”, sepse me veprimet dhe mosveprimet e tij, ai ka shpërdoruar detyrën e vërtetë, atë të përfshirjes në afera korruptive, blerjeve të votave dhe lidhjet me trafikantët e drogës”-tha ai, ndërsa vijoi se “me kalimin e kohës mund t’ia rëndojë pozitat juridike SPAK, pasi mund ta kapë neni i ‘thirrjes për përmbysje të rendit kushtetues’. Por ndërsa ky minitër i mençur me mjekrën gjysmë të thinjur e gjysme të zezë argumentoi saktë, dikush e pyeti sesi mund t’ia vishin këtë akuzën e fundit për “përmbusje të rendit kushtetues”? Për këtë ministri kishte përgjigjen gati.

“E para do flas vetë me ata të SPAK se i njoh mirë, i kam edhe nga anët e mia, por si një juridiks i njohur që jam, këtë vepër ia lidhim atij qafiri me faktin se përderisa vendi ynë po ecën përpara me afera korruptive, shitblerje votash dhe lidhje me bandat kriminale, nuk mund të na dalë një invidi zyrtar i lartë i ndershëm që të na prishë sistemin tonë”-tha ai.

Diskutime të tjera pritet të ndodhin ku të mbërrijë ai i madhi që ka informacione shtesë edhe në rrugë të tjera për ta zbuluar dhe më pas demaskuar publikisht zyrtarin e pakorruptuar dhe të ndershëm.  Madje shkarkimin e tij mund ta bëjë publik në konferencën e shtypit dhe në fund do shprehet se “përgjegjësia është individuale” dhe nuk është faji i qeverisë që një zyrtar i lartë shkeli kodin dhe besimin e tij, duke punuar dhe jetuar në mënyrë të ndershme. Gjithashtu do i kërkojë ndjesë edhe votuesve të partisë duke u premtuar se nuk do të ndodhë më ky rast i tmerrshëm dhe se nuk përjashtohet mundësia të jetë përdorur nga opozita!

Disa zëra thonë se mbase personi në video që punon ndershmërisht, jeton me rrogën dhe nuk ka dashnore, makina dhe fëmijë në shkollat private jashtë vendit, nuk qenka zyrtar i lartë, por kryetari i një fshati të thellë malor. Megjithatë mbledhja me përfaqësuesit e lartë të pushtetit vijon.

Etiketa: dashnorefemrai ndershemskandalspakzyrtar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati “zbërthen” fitoren e PS-së: Votat i marrin kriminelët, Rama ka në dorë “kërbaçin” e SPAK

22:26 : 15/05/2025
AKTUALITET

Tela: Administrata ka punuar për PS, SPAK nuk ka dokumentuar asnjë rast të krimit zgjedhor

22:08 : 15/05/2025
AKTUALITET

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

15:01 : 15/05/2025
AKTUALITET

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025
Para

Borrell pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin: Jemi pajtuar që ka nevojë për zgjedhje

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bushati “zbërthen” fitoren e PS-së: Votat i marrin kriminelët, Rama ka në dorë “kërbaçin” e SPAK

22:26 : 15/05/2025

Mbërrin në Rinas presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky

22:26 : 15/05/2025

Vllaznia dështoi në finalen e titullit, mesfushori “braktis” kuqeblutë

22:21 : 15/05/2025

“Rama fitoi me gogolin Berisha”/ Qori: Kemi marrë rezultat dinjitoz, por meritonim më shumë!

22:18 : 15/05/2025

Vuçiç, Osmani, Begaj, Rama e von der Leyen në një foto, simbolika e fortë nga Tirana

22:17 : 15/05/2025

Aksident në aksin Berat-Lushnje, përmbyset makina

22:17 : 15/05/2025

Tela: Administrata ka punuar për PS, SPAK nuk ka dokumentuar asnjë rast të krimit zgjedhor

22:08 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com