• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë fshihet pas shkarkimit të Ardian Çelës së OSHEE? Dy variantet e forta

13:05 : 22/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Largimi nga detyra i Administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Ardian Çela, nuk mund të jetë kurrësesi një prej atyre lëvizjeve rutinore që ndodhin në administratën e lartë publike.

Çela nuk është thjeshte “drejtor”. Ai është shumë më tepër se aq. Ai është drejtori më jetëgjatë në qeverisjen prej 3 mandatesh të Edi Ramës. Ai konsiderohej, të paktën deri dje, si një prej njerëzve më të afërt të Ramës. Çela ka drejtuar institucionin që menaxhonte qindra milionë euro. Çela është gjithashtu një makineri elektorale për Partinë Socialiste, sidomos në Durrës.

Për më tepër, zëvendësimi i tij me Enea Karakaçi, një “shok sekti” të Gurusë indian të Damian Gjiknurit, e bëjnë shkarkimin e Çelës të konsiderohet si një lëvizje tektonike brenda korridoreve të pushtetit.

Ekzistojnë më së paku dy variante se përse Edi Rama, nëpërmjet zëvendëses së tij, Belinda Balluku, vendosi të largojë nga detyra Ardian Çelën.

Lexo edhe:

Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon…

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

Variant i parë dhe më i besueshëm është goditja që Rama po i jep “klanit politik të Durrësit”.

Por, ka edhe një variant tjetër, që Rama mund ta gradojë Çelën, si një formë kompensimi për arrestimin e Vangjush Dakos, i konsideruar si “koka” e klanit politik të Durrësit”.

I shohim më me detaje.

Varianti i parë; Drejt burgut?
Gjatë dy viteve të fundit, “klani politik i Durrësit” ka marrë goditje shumë të fuqishme. Madje, është më i goditur brenda radhëve të Partisë Socialiste.

Në fillim u godit Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit në periudhën e miratimit të kontratave koncesionare të inceneratorëve.

Koka ka lëvizur sa nga Partia Socialiste tek Lëvizja Socialiste për Integrim (sot, Partia e Lirisë).

Teri u arrestua, në kohën që kishte lidhur fijet fort me Partinë Socialiste të Edi Ramës.

Pjesë e “paketës” së inceneratorëve ishte edhe Alqi Bllako, një personazh i lidhur ngushtë politikisht dhe familjarisht me familjen e Ter Kokës dhe njëkohësisht deputet i Partisë Socialiste.

Pak ditë më parë, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), me një lëvizje jo shumë bindëse, vendosi të arrestojë ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, njeriu që drejtonte “klanin politik të Durrësit”.

Dako mund të arrestohej shumë më herët, për blerje votash dhe bashkëpunim me organizata kriminale, siç sugjeruan përgjimet e dosjes hetimore “339” të ish-Krimeve të Rënda, të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

Por, Dako u arrestua për një leje ndërtimi të vitit 2011 dhe një tender të vitit 2014. Pavarësisht se faktet penale për Dakon janë shumë minimale, ai po qëndron prej disa javësh në paraburgim.

Në këtë terren, vjen edhe shkarkimin e Ardian Çelës nga OSHEE. Çela ka qenë një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Vangjush Dakos. Ai ishte zv.kryetar i Bashkisë së Durrësit, kur kjo e fundit drejtohej nga Gjushi.

Dyshja Gjushi-Çela kanë shërbyer si një makineri perfekte për sigurim votash, në mënyrë jo-ortodokse, për Partinë Socialiste.

Strukturat e OSHEE-së kanë shërbyer si hambar për punësim militantësh e patronazhistësh. Shumë tendera të zhvilluara nga Çela janë shoqëruar me dyshimet për abuzime dhe dorëzim fondesh publike për fushatë.

Çela, ashtu si edhe Dako, rezulton i përfshirë në dosjen “339”. Në të paktën një rast, prokuroria ka vërtetuar se Ardian Çela i ka dhënë një tender 1.2 milionë euro një kompanie që përfaqësonte klanin kriminal Avdylaj të Shijakut. Megjithatë, prokurorët e posaçëm, ashtu si edhe për Dakon, nuk kanë ndërmarrë asnjë hetim penal ndaj Ardian Çelës.

A ka ardhur koha që Rama, nëpërmjet Ballukut, të “djegë” edhe oficerin e fundit të klanit politik të Durrësit? Kjo mbetet për t’u parë dhe sytë do të drejtohen sa nga zyra e kryeministrit, tek “frëngjitë” e vogla të SPAK-ut.

Varianti i dytë; drejt pushtetit politik?
Ka edhe një varian të dytë, i cili mbështet hipotezën se Ardian Çela do të gradohet më lart në hierarkinë e pushtetit, mundësisht në post ministri, për shërbimet e vyera të kryera në fushatat elektorale të Partisë Socialiste.

Ky variant mbetet pak i besueshëm, sidomos për atë që parapriu largimin e Çelës nga OSHEE.

Tashmë nuk është sekret që raportet mes Çelës dhe eprores direkte të tij, Belinda Balluku, prej muajsh janë të ngrira. Burime të besueshme nga dy institucionet flasin që mes tyre nuk kishte asnjë komunikim.

Me një lëvizje shahu, Balluku ndau OSHEE-në në disa divizione të pavarura, të cilat më parë ishin në varësinë e Ardian Çelës.

Në krye të këtyre divizioneve, të cilat menaxhojnë edhe pjesën më të madhe të tenderave energjitikë, u vendosën dy njerëz të besuar të Ballukut, të cilët kanë luajtur rolin e kundër-peshës përballë pushtetit të Çelës.

Këtë mesjavë u mësua se Ardian Çela u zëvendësua në krye të OSHEE-së nga juristi Enea Karakaçi.

Ky personazh ka prej vitesh që mban pozicione të rëndësishme brenda Ministrisë së Infrastrukturës.

Karakaçi është afruar në këtë ministri në kohë që drejtohej nga Damian Gjiknuri, në postin e këshilltarit. Përtej raporteve personale, duket se mes Gjiknurit e Karakaçit ka pasur edhe interesa të përbashkëta.

Në një foto të publikuara në rrjete sociale, drejtori i ri i OSHEE-së, Karakaçi, shfaqet në Azinë Juglindore, pranë një tempulli të zonës, me veshje të ngjashme me ato që përdoren nga klani i gurusë indian, Paramahamsa Vishewanda, në të cilin beson Gjiknuri dhe familja e tij.

Më tej, Karakaçi ka vijuar të mbajë pozicione të rëndësishme edhe kur në krye të Infrastrukturës u emërua Belinda Balluku.

Pra, shefi i ri i OSHEE-së përfaqëson më së miri mbështetjen e Gjiknurit dhe Ballukut. Përballë këtyre të dyve, Ardian Çela nuk ka pasur forcën që të vijojë të mbajë “postin e ëndrrave”.

Ardian Çela ka përballë tij fatin e Gjushit e Terit nga njëra anë dhe “mëshirën” e Liderit nga ana tjetër.

Etiketa: Ardian Celabelinda ballukuEdi Ramaoshee

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon…

19:03 : 31/05/2025
AKTUALITET

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

13:36 : 31/05/2025
AKTUALITET

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025
AKTUALITET

Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën

15:21 : 30/05/2025
AKTUALITET

Bushati: As Putin nuk do t’i bënte aq keq Shqipërisë, sa i bëri administrata Biden

22:24 : 29/05/2025
AKTUALITET

Miliardat që mungojnë te rritja ekonomike

22:00 : 29/05/2025
Para

Shuhet profesori Shyqri Nimani, dorëshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës

TË GJITHA

Horoskopi, 1 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 31/05/2025

PSG fiton trofeun e parë të Champions League, turpëron 5-0 Interin në finale (Video)

22:54 : 31/05/2025

Studimi: Më shumë se gjysma e videove në TikTok për shëndetin mendor, përmbajnë dezinformata

22:45 : 31/05/2025

Kurti-opozitës: Votuat Zajednicën, Specialen e demarkacionin, sot s’e votoni Albulena Haxhiun

22:29 : 31/05/2025

“Game Over” për Interin, PSG-ja realizon të katërtin dhe e kthen në stërvitje finalen

22:28 : 31/05/2025

“Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarf”, Noka: Fleta ndodhet në Angli, vota u numërua nga Balla në Tiranë

22:09 : 31/05/2025

Rritet anemia në popullatë

21:55 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com