• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aksioni në kampin e MEK, Çuçi: Thyen kodin e mikpritjes, marrëveshjen s’e prishim

17:26 : 20/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
Bledi Çuçi, foto nga FB e ministrit

Bledi Çuçi, foto nga FB e ministrit

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, teksa komentoi aksionin policor në kampin e MEK, tha se muxhahedinët thyhen kodin e mikpritjes.

Në një konferencë për mediat, Çuçi deklaroi se aktiviteti i tyre ka tërhequr vëmendjen e SPAK që ka nisur më shumë se një çështje penale. “SPAK ka pasur dyshime të arsyeshme dhe dyshime të forta lidhur me këtë gjë dhe i është drejtuar gjykatës për të bërë një kontroll brenda kampit që është territor shqiptar dhe gjykata ka marrë një vendim brenda ligjeve shqiptare”, tha Çuçi.

Më tej, shtoi se Policia zbatoi vendimin e gjykatës për kontrolle dhe sekuestrimin e pajisjeve elektronike. Askush në Shqipëri, tha ai, përfshirë anëtarët e MEK s’kanë të drejtë ti kundërshtojnë vendimet e gjykatave.

Ky qëndrim është një fyerje e marrëveshjes që kemi bërë me ta, theksoi.

Lidhur me personin që mbeti i vdekur, mistri tha se humbja e jetës s’ka lidhje me veprimet e policisë.

Lexo edhe:

Ndjekje si në filma, shqiptarit i gjenden 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro në Itali

Kishte fshehur kokainë në çorape, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Çuçi tha qeveria shqiptare s’ka ndërmend të prishë marrëveshjen e strehimit me muxhahedinët. Lidhur me veprat penale të dyshuara nga të strehuarit në kamp, ai u tha gazetarëve se për këtë duhet të shprehet SPAK.

“Nuk kemi menduar ndonjëherë të prishim marrëveshjen. Thjesht ajo që ndodhi sot ka të bëjë me zbatimin e gjykatës. Marrëveshja duhet të vazhdojë, por sigurisht duhet të ketë dhe një reflektim nga ta me sjelljen ndaj institucioneve shqiptare, sepse me sjelljen e sotme treguan se nuk janë gati për zbatimin e ligjeve shqiptare. Ne do t’i mbrojmë, por presim dhe reagimin e tyre. Pra do jenë vetëm për qëllime humanitare”, tha ministri.

“Për atë se çfarë kanë bërë ata duhet të pyetet prokuroria. Nuk është kompetencë e imja për të thënë se çfarë krimi kanë kryer ata apo se për çfarë po hetohen. Duhet të pyesni Prokurorinë se çfarë krimi kanë kryer. Në lidhje me atë se ata nuk duan të kryejnë veprime politike, ata kanë bërë veprime politike se disa prej tyre i kanë dhe publike, ata kanë botuar gazeta politike, por kjo ka qenë objekt i një diskutimi që ne kemi patur me ata në vazhdim. Ne duhet t’i bëjmë të qartë Këshilit të Muxhadinëve në Paris së nuk ka patur dhunë në asnjë moment. Nuk e di si kanë dalë në këto konkluzione. Por ka ndodhur e kundërta. Ata duhet ta dinë se në Shqipëri vendimet e gjykatës nuk kundërshtohen, por zbatohen. Deklarata për dhunë duhet tërhequr mbrapsht, ata le të marrin edhe pamjet e atyre brenda dhe nëse qoftë sikur të ketë patur edhe prekjen më të vogël le ta quajnë dhunë, shtoi.

Ministri i Brendshëm tha se operacioni policor nuk është konsultuar me Shtetet e Bashkuara, që ishin iniciatorët e misionit të strehimit të opozitës iraniane në vendin tonë.

“Amerikanët nuk janë pjesë e marrëveshjes. Amerikanët janë partnerët tanë më të ngushtë dhe pa diskutim që jemi në një linjë për sa i takon zbatimit qoftë të ligjit ndërkombëtar, qoftë zbatimit të ligjit në Shqipëri. Ne jemi shtet i pavarur dhe në momentin që ka një vendim gjykate nuk konsultohet me asnjë në botë. Ai duhet zbatuar. Nuk ka vend fare për t’u diskutuar nëse duhet apo jo të diskutohet vendimi i gjykatës me asnjë. Ne zbatojmë rëndom edhe vendime gjykate që nuk na pëlqejmë, por i zbatojmë”, tha ai.

Ndërsa kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u shpreh se gjatë aksionit të sotëm në kampin e MEK janë sekuestruar 96 njësi kompjuterike. Sipas tij, të strehuarit në kamp kanë tentuar të digjnin kompjuterat si dhe dokumente shkresore me qëllim që të shmangnin sekuestrimin.

Deklarata

“Jam i keqardhur dhe i indinjuar me anëtarët e komunitet MEK me sjelljen ndaj Policisë së Shtetit. Jemi të keqardhur, sepse Shqipëria u ka ofruar gjithçka sipas marrëveshjes. U ka ofruar ndihmë, u ka ofruar siguri, mbrojtje ndaj të gjitha kërcënimeve që vinin nga të gjitha shërbimet sekrete që vinin nga Irani. Është e paimagjinueshme dhuna dhe reagimi që ata kanë bërë sot ndaj Policisë së Shtetit. Është shkelje ligjore për këdo që jeton në Shqipëri, por edhe një lloj thyerje e kodit të mikpritjes që u kemi ofruar atyre. MEK ka një marrëveshje më Shqipërinë vetëm për qëllime humanitare. Aty u ndalohet të kryhet çdo lloj aktiviteti politik, apo të protestave të tjera. Ne herë pas here kemi pasur shqetësime për mosrespektim të marrëveshjes, kanë qenë publike disa here”, tha ministri.

“Por, aktiviteti i tyre kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e Prokurorisë që ka filluar një çështje penale. SPAK ka patur arsye të forta dhe i është drejtuar gjykatës për të bërë një kontroll brenda kampit dhe për të bërë sekuestrime të pajiseve elektronike ku mund të gjendeshin çështje për të cilat po heton SPAK-u. Këtu fillon dhe veprimi i Policisë. Pra, një zbatim i vendimit të gjykatës. Besoj se askush në Shqipëri, përfshirë këtu dhe anëtarët e MEK nuk kanë të drejtë për të kundërshtuar vendimet e gjykatës. Ndihem i keqardhur për këtë reagim të shumë prej anëtarëve të kësaj organizate ndaj Policisë së Shtetit. Shqipëria do të mbetet gjithnjë një vend paqësor. Besoj se për këdo që aludon se ne jemi shtrënguar për këtë veprim nga vende të tjera, është i pabazuar dhe i pamenduar. Nuk është qeveria ajo që ka urdhëruar kontrollin, por gjykata”, shtoi.

“Së dyti, vijoi më tej, ne kemi ndërprerë dhe marrëdhëniet diplomatike me Iranin. E theksoj se veprimet që janë ushtruar ndaj Policisë nga anëtarët e MEK janë të patolerueshme. Ata kanë rënë dakord për zbatimin e marrëveshjes”.

“Ky qëndrim është tërësisht i pajustifikuar, i dënueshëm dhe është një qëndrim që na vendos në një pozitë edhe ne si mikpritës, është një thyerje e marrëveshjes”, tha ai.

“Personi që ka vdekur sot në kamp, iu garantoj se nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të Policisë. Ne po presim ekspertizën mjeko-ligjore. Ka pamje edhe nga brenda kampit, sepse iu garantoj se nuk është prekur as edhe një antar i MEK me dorë. Do presim ekspertizën. Është diku tek 76 ose 79 vjeç. Brenda kampit po ndodhin vdekje, sepse është një fenomen i natyrshëm. Jam i bindur se kemi patur gjithë kujdesin e duhur për të mos bërë asnjë incident brenda kampit”, përfundoi Çuçi.

Lexo edhe:

Trupi i pajetë i mbuluar me çarçaf/ Detaje nga përplasja në kampin e MEK, flasin mjekët (E PLOTE)

Etiketa: Bledi ÇuçiMEKmuxhahedinepoliciaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndjekje si në filma, shqiptarit i gjenden 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro në Itali

20:46 : 13/08/2025
AKTUALITET

Kishte fshehur kokainë në çorape, arrestohet i riu shqiptar në Itali

15:54 : 13/08/2025
AKTUALITET

Vendosi zjarrin që dogji pyllin dhe 3 banesa, arrestohet 62-vjeçari (EMRI)

13:17 : 13/08/2025
AKTUALITET

Maliqi: Goditja ndaj News24, sulm i paprecedentë dhe arbitrar

11:05 : 13/08/2025
AKTUALITET

Lundroi brenda zonës së sigurisë, e pëson pronari i Jet Ski-së në Ksamil

19:10 : 12/08/2025
AKTUALITET

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

17:51 : 12/08/2025
Para

E ardhmja e Brojës, Fabrizio Romano jep lajmin e madh

TË GJITHA

Zjarret në Gramsh, ende vatra aktive në Kodovjat dhe Skënderbegas

08:59 : 14/08/2025

Takimi Trump-Putin, DW: Territoret, çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

08:49 : 14/08/2025

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën…

08:37 : 14/08/2025

Shqipëria në flakë, Rama krenohet me avionët e huaj dhe sulmon kritikët: Zjarret, problem rajonal

08:29 : 14/08/2025

Përballja me zjarret/ Shqipëria me zjarrfikëse të vjetra dhe 25% më pak punonjës sesa standardi ligjor

08:18 : 14/08/2025

Këmbimi valutor 14 gusht/ Çfarë ndodh me euron dhe monedhat e tjera

08:07 : 14/08/2025

Temperatura të larta, por rikthehen reshjet e shiu! Njihuni me parashikimin e motit për sot

08:02 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com