• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qytetarët e liruar nga autoritetet serbe: Na thanë se arrestimi ynë është politik

16:56 : 15/06/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Janë liruar katër qytetarët e Kosovës të cilët ishin arrestuar të martën nga autoritetet serbe në Merdare.

Njëri prej tyre ka deklaruar se nga policia serbe u është thënë se ndalimi i tyre ka ndodhur për shkak të çështjeve politike që lidhen me situatën në veri të vendit.

Dervish Maliqi ka thënë para gazetarëve se nga kufiri ishin marrë nga dy civilë dhe pastaj janë dërguar në Kurshumli.

“Përpos këtyre dy civilëve që na kanë marrë këtu jo mirë, tjerët policë si në Kurshumli si në Prokuple na kanë trajtuar shumë mirë për shkak se edhe çuditeshin për këtë rast, dhe secili polic thoshte kjo është vetëm politikë. Akuza ka qenë, janë disa baraka këtu 200 metra më poshtë, kinse ato janë dëmtuar dhe të dyshuar kemi qenë ne, ne dy dhe dy shoferë të tjerë të kamionëve. Ata çka munden me bë është 48 orë mbajtje si i dyshuar, më shumë nuk patën fakte. Sipas Policisë, nuk ka pas të bëjë me baraka, kjo është vetëm politikë, për shkak të tensioneve në veri”, ka thënë ai.

Ndërsa Esat Musolli ka treguar si ka ndodhur ngjarja të martën.

Lexo edhe:

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

“Ne kemi qenë duke shkuar për Gjermani dhe këtu në kufi te ne kaluam mirë, andej si kemi dalë na kanë ndaluar, na i morën dokumentet dhe mandej nuk kemi ditë asgjë veç kanë thonë parko xhipin andej dhe na kanë marrë na kanë shti në një xhip dhe na kanë çuar në Kurshumli. Aty kemi qëndruar 2 orë, nuk kemi ditë asgjë njëherë, tani gjëja se e kemi bërë njëfarë dëmi këtu në vitin 2022 me 02.03, kemi bërë njëfarë dëmi këtu të kontejnerëve dhe për shkak të atyre jemi të akuzuar”, ka thënë ai.

Maliqi u ka bërë thirrje emigrantëve që mos të shfrytëzojnë rrugën për Serbi për të shkuar në Europë.

“Asgjë nuk na kanë thënë 3 orë deri në stacionin policor në Kurshumli. Civilët na kanë dorëzuar në stacion policor. Janë liruar edhe dy të tjerët…Do të vazhdojmë (për në Europë) ndoshta por nga rruga Mali i Zi – Kroaci, nuk kisha preferua njëherë me kalu këtë rrugë edhe mërgimtarët, sepse u akuzojnë pa bazë, çka munden me bë janë këto maltretimet dy ditore…Familjarët i kemi lajmëruar tinza derisa na i kanë marrë telefonat”, ka thënë ai.

Aktualisht Serbia po i mban edhe tre policë të Kosovës të cilët i ka rrëmbyer të mërkurën.

Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarët kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës derisa kanë qenë në detyrë, thellë brenda territorit të Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

Etiketa: kosoveSerbitensionet ne Kosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

20:47 : 04/11/2025
RAJONI

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

15:15 : 04/11/2025
RAJONI

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Serbi, ndahet nga jeta gjatë ndeshjes ish-futbollisti i Tiranës

21:12 : 03/11/2025
RAJONI

Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës, plagos dhe rrëmben një shtetas

16:19 : 03/11/2025
RAJONI

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

15:02 : 03/11/2025
BOLD BLOG

Clark/ShBA, në mbrojtje të Thaçit dhe bashkë-çlirimtarëve të Kosovës!

13:46 : 03/11/2025
Para

PAMJE TË RËNDA/ I riu grushton dhe tërheq zvarrë të moshuarin në Fier (VIDEO)

TË GJITHA

Bayern thyen kampionët e Europës, Liverpool triumfon ndaj Real Madrid

23:08 : 04/11/2025

Horoskopi, 5 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 04/11/2025

Divorci nga vëllai i Belinda Ballukut, Neda thyen heshtjen: Është e vërtetë!

22:52 : 04/11/2025

“Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar”, familja e 34-vjeçarit shqiptar kërkon drejtësi: E ekzekutuan

22:51 : 04/11/2025

Vrasja brutale e Aurora Tilës në Itali, mamaja e 13-vjeçares: Dënimi i autorit i pamjaftueshëm

22:39 : 04/11/2025

Gjigantët e teknologjisë në SHBA rrisin me shpejtësi shpenzimet për inteligjencën artificiale

22:33 : 04/11/2025

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com