• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lidhja e Prizrenit/ Berisha: Kombi që rilind nga pushka nuk vdes kurrë!

19:06 : 10/06/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Kryetari demokrat Sali Berisha ka përkujtuar 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Berisha shkruan në një postim të gjatë në Facebook se kombi që rilind nga pushka nuk vdes kurrë.

Berisha shprehet ndër të tjera se Lidhja e Prizrenit është data e datave të historisë tonë kombëtare sepse pikërisht në kohën kur më të mëdhenjtë e kohës na shpallën të paqenë dhe firmosën zhdukjen tonë, shqiptarët, më të vjetrit banorë të rajonit e ndoshta kontinentit ndonëse nën një pushtim shekullor u rilindën nga pushkët e tyre dhe dëshmuan se ne ishim një komb në këmbë dhe i pamposhtur, i vendosur të mbrojmë me armë në dorë territoret shqiptare.

Postimi i plotë:

Sot 145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, ngjarjes që rilindi dhe ngriti në këmbë si vigan kombin shqiptar.

Lexo edhe:

A do të regjistrohet PD për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

Berisha: Gjykatësi Astrit Kalaja u vra si në një kafene, shteti dështoi ta mbrojë

Miq, sot 145 vjet më parë u mblodhën në qytetin e Prizrenit personalitetet më të shquara politike, ushtarake dhe fetare të kombit tonë dhe themeluan aty ‘Lidhjen e Prizrenit’, me në krye Iljaz Pashë Dibra dhe bashkëkryetar për rolin e jashtëzakonshëm që luajti, Abdyl Bej Frashëri.

Lidhja e Prizrenit u themelua në momentin më dramatik të kombit shqiptar, në kohën kur në Kongresin e Berlinit, Zeusi i kohës Bismarck dhe më të mëdhenjtë e tjerë të Tokës, përfshirë këtu edhe Portën e Lartë, shpallën inekzistencën e shqiptarëve si komb. Ndërkohë që kombeve të tjera të rajonit ju njihej kombësi, shtetësi dhe e drejta e pavarësisë, ata në akte padrejtësisht të mëdha vendosën që trojet shqiptare të copëtoheshin dhe dhuroheshin si plaçkë lufte, fqinjëve tanë grabitqarë.

Para thirrjes së Lidhjes së Prizrenit, në përgjigje të planeve ogurzeza të Kongresit të Berlinit banorët Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës Kosovës dhe Malësive të Veriut kishin filluar organizmin e tyre të vendosur të mbrojnë me gjak trojet e tyre kombëtare. Lidhja krijoi për mbrojtjen e territoreve shqiptare, ushtrinë shqiptare dhe më pas edhe qeverinë e saj, qeveria e parë shqiptare që nga koha e Skënderbeut e drejtuar nga Ymer Prizreni.

Miq, Lidhja e Prizrenit është data e datave të historisë tonë kombëtare sepse pikërisht në kohën kur më të mëdhenjtë e kohës na shpallën të paqenë dhe firmosën zhdukjen tonë, shqiptarët, më të vjetrit banorë të rajonit e ndoshta kontinentit ndonëse nën një pushtim shekullor u rilindën nga pushkët e tyre dhe dëshmuan se ne ishim një komb në këmbë dhe i pamposhtur, i vendosur të mbrojmë me armë në dorë territoret shqiptare.

Lidhja e Prizrenit është nëna e datave në historinë tonë kombëtare sepse me luftrat ndër më të lavdishme dhe qëndresën heroike popullore të shqiptarëve që ajo organizoi në mbrojtje të trojeve tona shekullore nga fqinjët grabitqarë dhe fuqitë e mëdha që i mbështesnin, i provoi mbarë botës se shqiptarët nuk mund të zhduken. Këto luftëra të pabarabarta, por epike dhe legjendë e trimërisë dhe heroizmit njerëzor, rilindën kombin, bënë të mundur, çelën rrugën në fillim të shekullit që shkoi për shtetin e pavarur të shqiptarëve në Shqipëri dhe në fillim të këtij shekulli, shtetin e pavarur te Kosovës.

Lidhja e Prizrenit është dita e ditëve të bekuara të kombit tonë sepse është ditëlindja e idealit të bashkimit kombëtar, idealit më sublim të shqiptarëve për të cilin nga ajo kohë  e në vazhdim dhanë jetën qindra e mijëra vajza, djem burra, gra të kombit tonë, të cilëve ne u detyrohemi ekzistencën dhe lirinë tonë.

Ndaj sot ju ftoj të dashur miq, të përulemi me nderimin më të thellë para të gjithë asaj elite kombëtare që themeloi 145 vjet më parë Lidhjen e Prizrenit dhe të gjithë atyre dhjetëra e mijëra luftëtarëve që nën udhëheqjen e saj ranë për t’u bërë të pavdekshëm në mbrojtje të trojeve shqiptare. Kombi që rilindi nga gjaku dhe pushka nuk vdes.

Etiketa: lidhja e prizrenitSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A do të regjistrohet PD për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

13:05 : 07/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Gjykatësi Astrit Kalaja u vra si në një kafene, shteti dështoi ta mbrojë

12:55 : 07/10/2025
AKTUALITET

PD do mbështesë Florjan Binajn si kandidat/ Shehaj: E papranueshme! U hodh në erë procesi

20:32 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin

17:27 : 06/10/2025
AKTUALITET

Kalaja kundër vendimit të Berishës për Florian Binajn: Antistatutor dhe i dëmshëm

14:05 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025
Para

Dyshohet si i përfshirë në masakrën e Velipojës, arrestohet shqiptari në Itali

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com