• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BE e gatshme të organizojë takim ekspertësh për draft-statutin e Asociacionit

15:51 : 09/06/2023
në AKTUALITET, RAJONI

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas përfundimit të vizitave në Kosovë dhe Serbi, e ka informuar përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, për rezultatet. Më pas Borrell ka nisur t’i informojë vendet anëtare të BE-së për hapat e radhës që duhet të ndërmerren. Kështu i ka thënë Radios Evropa e Lirë, Peter Stano, zëdhënës i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.

Stano iu përgjigj pyetjes rreth një drafti me propozimin për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë që e ka dërguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai tha se “secili kontribut konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në kuadër të të cilit është duke u diskutuar edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është i mirëseardhur”.

“Përfaqësuesi i lartë është në kontakt të vazhdueshëm me liderët në rajon dhe me shtetet anëtare të BE-së. Siç kemi thënë disa herë në të kaluarën, diskutimet dhe draftimi i statutit të Asociacionit/Bashkësisë mund të zhvillohet vetëm në kornizën e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, theksoi Stano.

Zëdhënësi i BE-së, Stano, konfirmoi se plani ishte që më 5 dhe 6 qershor të zhvillohej sesioni i parë i draftimit të Asociacionit në nivel të ekspertëve dhe të dyja palëve u ishin dërguar ftesat qysh më parë. Por, për shkak të përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës, i dërguari i posaçëm i BE-së, Lajçak, u desh të shkojë në Kosovë dhe në Serbi dhe ky takim nuk u zhvillua.

Lexo edhe:

Raporti i BE kritika qeverisë: Mbylli “Tik Tok” për të mbrojtur fëmijët, por vendi nuk ka siguri kibernetike

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

“I dërguari i posaçëm i BE-së është i gatshëm të organizojë takimin e draftimit shumë shpejt dhe është në kontakt me të dyja palët”, theksoi Stano.

Ndërkohë, nga burimet diplomatike në Bruksel mësohet se vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë informuar për vizitën që Mirosllav Lajçak dhe kolegu i tij amerikan, Gabriel Escobar, kanë pasur gjatë kësaj jave në Prishtinë dhe Beograd. Detyra e tyre ishte të përçojnë kërkesat për uljen e tensioneve në veri dhe rikthimin në dialog.

Sipas këtyre burimeve, nga ana e Qeverisë së Kosovës kanë shprehur gatishmërinë që të bisedohet për masat drejt shtensionimit të situatës, por, siç thuhet, kryeministri Albin Kurti ka hezituar të pranojë kërkesën për heqjen e menjëhershme të policisë speciale nga objektet komunale.

Po ashtu, sipas të njëjtave burime, “pala kosovare nuk i ka refuzuar kërkesat, por përshtypja është se nuk po nxiton”.

Nga ana tjetër, sipas raportimit te shtetet anëtare të BE-së nga ana e një pjesëtari të ekipit të Lajçakut, presidenti i Serbisë,Aleksandar Vuçiç, ka shprehur gatishmërinë për t’i bindur serbët lokalë në veri të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme, por nën disa kushte të caktuara.

Gjatë raportimit të ekipit të Lajçakut para përfaqësuesve të vendeve anëtare, gjithashtu, janë diskutuar mundësitë e ndërmarrjes së disa masave nëse nuk respektohen kërkesat ndërkombëtare rreth hapave drejt uljes së tensioneve.

Çështja e pezullimit eventual të vendimit të liberalizimit të vizave, nuk është në mesin e masave që shqyrtohen, kanë konfirmuar disa burime nga shtetet anëtare. Shumë prej tyre vlerësojnë se një vendim i tillë do të ishte goditje, para së gjithash, për qytetarët e Kosovës e jo për ata të cilët Brukseli i konsideron përgjegjës për mosrespektimin e kërkesave ndërkombëtare.

Gjithashtu, ngrirja e disa programeve financiare për momentin nuk ka hasur në përkrahje te shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Edhe ashtu, sipas diplomatëve, mosmbajtja e konferencës së donatorëve për shkak të mungesës së përparimit në implementimin e Marrëveshjes dhe Aneksit të saj, është një lloj sanksioni.

Por, për Kosovën është përmendur si masë që pritet të ndodhë shpejt pezullimi i disa takimeve dhe suspendimi i një nënkomiteti të përbashkët të Kosovës dhe BE-së në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Ky do të ishte një sinjal, ndërsa masat tjera do të shqyrtoheshin varësisht nga zhvillimet.

Etiketa: BEdraft per AsociacioninkosoveSerbi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti i BE kritika qeverisë: Mbylli “Tik Tok” për të mbrojtur fëmijët, por vendi nuk ka siguri kibernetike

15:46 : 04/11/2025
RAJONI

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

15:15 : 04/11/2025
AKTUALITET

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

11:03 : 04/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

Studimi i BE-së për lëndët e para, ja zonat me nëntokën më të pasur në Shqipëri

08:15 : 04/11/2025
RAJONI

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Serbi, ndahet nga jeta gjatë ndeshjes ish-futbollisti i Tiranës

21:12 : 03/11/2025
Para

“Boshatiset” kuleta e shqiptarëve, rriten çmimet sërish

TË GJITHA

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

19:28 : 04/11/2025

Italia, Franca dhe Belgjika kundër transferimit të aseteve ruse te Ukraina

19:27 : 04/11/2025

Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës pas vetëm 4 muajsh

19:19 : 04/11/2025

Tabaku: Qeveria ka dështuar me programimin buxhetor, 20% e investimeve kryhen në fund të vitit

19:02 : 04/11/2025

Jonathan Bailey shpallet “Burri më seksi në botë për 2025”, pasuria e tij kap 1.9 milionë dollarë

18:57 : 04/11/2025

Aksident në aksin Lushnje-Berat, përplasen dy makina

18:33 : 04/11/2025

Samiti i Zgjerimit/ Euro-optimizmi si alibi, Rama premton BE-në në vitin 2030

18:25 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com