• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Babëzia e Celibashit/ Tender për të hetuar pajisjet 23 mln € që kishin probleme në 14 maj

14:50 : 09/06/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Boldnews.al

Pamjet e punonjësve të KQZ-së që hidhnin në një kamion pajisjet e zgjedhjeve bën xhiron e rrjetit, teksa pati edhe reagime nga krerët e shtetit. Në fakt, ato pajisje që hidheshin pa pikë përgjeshshmërie i kanë kushtuar shtetit shqiptar miliona euro. Por, skandali më i madh i KQZ-së ishte mos funksionimi i tyre në zgjedhjet vendore të 14 majit. Mijëra qytetarë iu drejtuan qendrave të votimit, por u vonuan për shkak se këto pajisje identifikimi të kartave dhe pasaportave biometrike nuk funksionuan. Madje as pajisjet për gjurmët e gishtërinjve. Një paradoks i madh, pasi për to Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpenzoi plot 23 milionë euro.

Ndër qytetarët që nuk votoi dot me këto pajisje ishte edhe vetë Ilirjan Celibashi, ai i cili kishte emrin dhe firmën në fund të tenderëve të shumtë të këtij institucioni. Celibashi priti te qendra e votimit dhe, kur pa se nuk funksionoi, shkoi në godinë. Ai u rikthye në atë qendër dhe votoi, por u identifikua vetëm manualisht. Por, kur kanë kaluar 3 javë nga ky dështim, ende asnjë institucion ligjzbatues nuk ka filluar ndonjë hetim. Por kush do të hetojë këtë skandal?!

Shpallja e tenderit të KQZ-së që do të “hetojë” dështimin e pajisjeve

Vetë Celibashi! Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hapë një tender për të identifikuar dështimin më 14 maj. Një ironi dhe paradoks i madh i vetë Celibashit, pasi me këtë veprim ai do të shpenzojë para dhe kohë për të “hetuar” veten.

Lexo edhe:

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

KQZ-ja ka lajmëruar Agjencinë e Prokurimit Publik se ka parashikuar tenderin me objekt “shërbim ekspertimi për verifikimin e shkaqeve të mos funksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik”. Fondi limit i këtij tenderi është 4.500.840 lekë, ose me TVSH mbi 45 mijë euro. Mësohet se Celibashi do të kërkojë shërbime kontrolli dhe monitorimi.

Por kë do të kontrollojë dhe monitorojë? Normalisht veten e tij, pasi në çdo vendimmarrje, shpallje tenderi, fituesi, lidhje kontrate apo fillim zbatimi, është emri i tij në fund të çdo dokumenti. Por, emri është edhe te praktika e firmave private, te raporti i mbikëqyrjeve. Por nëse Celibashi do të hetojë veten, a ka filluar ndonjë hetim nga institucionet ligjzbatuese?! Deri më tani, asnjë institucion nuk ka lajmëruar nisjen e ndonjë hetimi të tillë, pavarësisht se ato pajisje që nuk funksionuan kanë pasur një vlerë prej 23 milionë eurosh. Dhe, me 45 mijë eurot, një firmë private do të “hetojë” dhe kontrollojë Celibashin dhe firmat e tjera.

Natyrisht, që tendera të tillë bëhen që drejtuesit të dalin të palagur dhe faji i mbetet sistemit. Në këtë vend, vetëm një person mund të bëjë gjithçka; kryeministrin, hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, bankierin, arkitektin, inxhinierin, gazetarin etj, etj. Ai është Edi Rama, i cili për këtë dështim ka bërë edhe një deklaratë publike.

“Kjo ishte një gjë e rëndë tronditëse për faktin se pajisjet elektronike të identifikimit kanë garantuar një transparencë shumë të madhe. Nuk do e lëmë me kaq këtë çështje aq më tepër kur pamë skenën e tmerrshme të atyre pajisjeve që hidheshin si arka bosh. Sepse janë investuar miliona e miliona euro të vëna në dispozicion nga taksat e qytetarëve”- u shpreh Rama.

Por, pas zgjedhjeve ku kandidatët e mazhorancës fituan mazhorancën edhe në bashki, Rama e ka “harruar” këtë deklaratë, duke i dhënë “dorë të lirë” Celibashit që të hetojë veten!

Etiketa: 14 majiIlirjan CelibashiKQZpajisje votimitenderzgjedhjet vendore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

20:49 : 26/10/2025
AKTUALITET

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:16 : 26/10/2025
AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
Para

Berisha i përgjigjet Ramës: Është shkruar në Beograd, je argat i Vuçiçit!

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com