• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata le në burg Vangjush Dakon/ Masat e sigurisë që ndryshuan

16:49 : 08/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në burg ish kryebashkiakun Vangjush Dako, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Në një seancë që zgjati më shumë se 6 orë, ish-numri një i qytetit të Durrësit ka qenë i pranishëm sot në sallën e gjyqit, ku ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave. Ai ka pretenduar se ka zbatuar ligjin dhe se ka firmosur mbi akte të përgatitura nga specialistët. Përmes avokatit, Dako ka kërkuar masë më të butë sigurie, por kjo kërkesë nuk u pranua nga gjykata.

Dy janë masat që zbuti gjykata. E para për topografin Adrian Bulku. GJKKO vendosi “arrest në shtëpi” (nga arrest me burg që ishte dhënë më herët), teksa masë më të lehtë togat e zeza dhanë edhe për një nga pjesëtaret e grupit të punës për tenderin për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”, Diana Dedja. Ndaj kësaj të fundit u caktua “detyrim paraqitje” (më herët ishte dhënë arrest shtëpie).

Masat e tjera u lanë në fuqi.

Petrit Ismaili, avokati i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako tha në një deklaratë për mediat pas vendimit të GJKKO që e la në burg këtë të fundit, se prokuroria nuk paraqiti asnjë provë që të inkriminonte ish-kryebashkiakun.

Lexo edhe:

Afera e inceneratorit të Tiranës, GJKKO liron Alqi Bllakon!

22-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në Itali, i bëhet gjyq rekord dhe dënohet me burg

Ismaili u shpreh se kërkesa e tyre ishte ndryshimi i masës së sigurisë, pasi sipas tij Dako ka ushtruar detyrën si kryebashkiak përmes strukturave vartëse, për veprimet e të cilave nuk mund të mbajë përgjegjësi.

“Dako po hetohet për një fakt penal historik. Ka 10-12 vjet që pretendohet për veprën penale. Po t’i referohemi dispozitave për këto lloj masa sigurimi kërkohet një veprim procedural i ngutshëm për të marrë këtë masë. Vepra penale ka mbi 10-12 vjet. Prokurori nuk tregoi asnjë provë për këtë veprim të ngutshëm e asnjë provë për të justifikuar kushtet e kriteret e masës së sigurisë. Kërkesa jonë është ndryshimi i masës së sigurisë. Dako e ka ushtruar aktivitetin e tij nëpërmjet organeve kolegjiale. Çdo strukturë i ka të përcaktuara detyrat. Nuk mund të mbajë kryetari përgjegjësi kryetari i bashkisë për veprimet e strukturës organike”, tha avokati.

Kallëzimi i parë për Dakon është bërë nga banorët e një pallati në lagjen numër 5, godinë e cila u bë e pabanueshme pas tërmetit të vitit 2019. Sipas banorëve, leja e ndërtimit ishte dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi pallati përfundoi me 4 kate shtesë.

Kallëzimi i dytë është bërë nga ish-kreu i PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferraj, sipas të cilit, Dako shpërdoroi fondet publike për një rrugë që u tenderua, por nuk u realizua. Padia e Xhaferrajt mbështetet edhe nga dy raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku për projektin e rrugës së Plazhit nga Bërryli deri në Currila, i është shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit në shumën 18 milionë lekë. Sipas SPAK, Vangjush Dako, jo vetëm nuk ka marrë masa për Kontrollin e Komisionit të Llogaritjes së Fondit Limit, por ka miratuar dhe urdhrin e prokurimit me vlerën e propozuar nga ky komision, çka i është shkaktuar dëm shtetit në vlerën 18 milionë Lekë.

Pas fletë-arrestit të firmosur nga SPAK dhe të aprovuar nga gjykata, Dako u dorëzua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës pasditen e 6 qershorit.

Etiketa: BurgVangjush Dako

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Afera e inceneratorit të Tiranës, GJKKO liron Alqi Bllakon!

18:12 : 04/11/2025
AKTUALITET

22-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në Itali, i bëhet gjyq rekord dhe dënohet me burg

10:17 : 04/11/2025
AKTUALITET

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg adoleshenti

20:40 : 03/11/2025
AKTUALITET

U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

13:39 : 01/11/2025
BOTA

Turqi, 11 të dënuar me burgim të përjetshëm pas tragjedisë në resortin malor

18:24 : 31/10/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025
Para

Drafti për Asocacionin, Manjani: Rama si Hamza Kastrioti!

TË GJITHA

Bayern thyen kampionët e Europës, Liverpool triumfon ndaj Real Madrid

23:08 : 04/11/2025

Horoskopi, 5 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 04/11/2025

Divorci nga vëllai i Belinda Ballukut, Neda thyen heshtjen: Është e vërtetë!

22:52 : 04/11/2025

“Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar”, familja e 34-vjeçarit shqiptar kërkon drejtësi: E ekzekutuan

22:51 : 04/11/2025

Vrasja brutale e Aurora Tilës në Itali, mamaja e 13-vjeçares: Dënimi i autorit i pamjaftueshëm

22:39 : 04/11/2025

Gjigantët e teknologjisë në SHBA rrisin me shpejtësi shpenzimet për inteligjencën artificiale

22:33 : 04/11/2025

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com