• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Schwarz-Schilling: Duhet një politikë e re për Ballkanin

Politika aktuale amerikane e Ballkanit Perëndimor i jep dorë etnonacionalizmit. Ka ardhur koha për një korrigjim të kursit, është i mendimit ish-Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schwarz-Schilling.

08:54 : 07/06/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Më 18 Maj Derek Chollet, këshilltar në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i ngarkuar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor ishin ftuar në Komisionin e Politikës së Jashtme në senatin amerikan, FRC për të folur për politikën e SHBA në Ballkanin Perëndimor. Ishte interesante, por edhe zhgënyjese të dëgjoje, se si të dy diplomatët i mënjanuan përgjigjet konkrete dhe informacionet e detajuara. Ata përdornin fjalë të bukura: demokraci, sovranitet, integritet territorial dhe sidomos anëtarësimin në BE. Për fat të keq i gjithë prezantimi mbeti në këtë nivel sipërfaqësor pa substancë. Mbeta i zhgënjyer.

Para 30 vjetësh kam përjetuar se si SHBA me Sekretarin e Departamentit të Shtetit atëherë, Warren Christopher u përpoqën pa sukses të lëviznin BE e ngurtë për një angazhim të vërtetë në Jugosllavinë e atëhershme. Një turp ky para krimeve të atëhershme të luftës.

Pse i shtrohet qilimi i kuq Vuçiqit?

Më kujtohet shumë mirë, se si presidenti amerikan atëherë, Bill Clinton pas tre vjetësh të një lufte tejet brutale dhe gjenocidit në Bosnje-Hercegovinë mori vetë vendimin të mbështesë këtë vend. Prandaj nuk e kuptoj dot sot, se çfarë ndjekin SHBA me politikën e tyre në Ballkanin Perëndimor. Pse e kanë përzgjedhur amerikanët pragmatikë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq si “burrin e fortë” në Ballkanin Perëndimor? Kreu i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë, senatori Robert Menendez me të drejtë në seancën dëgjimore shtroi pyetjen, pse SHBA bashkëpunon me një njeri, i cili, siç ka raportuar New York Times me hollësi, ka lidhje të ngushta me qarqet kriminale. Pse i shtrohet qilimi i kuq dikujt, për të cilin Rusia nga ana strategjike ka shumë rëndësi. Pse kërkohet afërsia pikërisht me Serbinë, që me politikën e saj etnonacionaliste, – të gjithë serbët në një shtet – është një nga shkaktaret më të kryesore të konflikteve në ish-Jugosllavi?

Lexo edhe:

A do të kufizohet e drejta e shtetësisë në SHBA?

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

Kthim në etnonacionalizëm?

Për këto të dy diplomatët e lartë amerikanë nuk jepnin dot përgjigje. Ka pasur disa analiza të publikuara mbi orientimin e politikës amerikane në Ballkan. Me disa jam dakord, me të tjera jo. Madje mund ta kuptoj, që ka edhe arsye të mira, pse amerikanët kërkojnë një zgjidhje pragmatike, sipas tyre. Rusia, Kina, Tajvani – të gjitha këto vende kanë një fokus më të madh në politikën botërore se Ballkani. Por kjo nuk është arsye për të mbështetur një politikë hegjemoniste në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të krijuar marrëdhënie të reja pushteti dhe për këtë të sakrifikohen vende si Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi apo Kosova. Do t’i lihet Bosnje-Hercegovina në dorë edhe më shumë etnonacionalizmit? Megjithëse thuhet se duhet luftuar pikërisht etnonacionalizmi?

Ndihmë e drejtpërdrejtë për ndarjen

Megjithëse ka përpjekje për të frenuar me sanksione dhe paralajmërime, Milorad Dodikun, presidentin e etnitetit më të vogël në Bosnje-Hercegovinë, Republikës Srpska, prapë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ai ndihmohet në realizimin e planeve të tij për shkëputje. SHBA mori përsipër të luftojë korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, edhe me sanksione, dhe megjithatë mbështeten politikanët më të korruptuar.

Kujtojmë se presidenti amerikan, Joe Biden në funksionin e tij të dikurshëm si senator para të njëjtit komision në prill të vitit 1993 me raportin e tij “Të ngrihesh kundër agresionit: Milosheviçi, Republika boshnjake dhe ndërgjegjja e perëndimit” kërkoi nga SHBA të ndihmojë Bosnje-Hercegovinën për t’i dhënë fund luftës.

Mungesa e strategjisë e rrezikshme

E miraton tani presidenti Biden çfarë bën Departamenti i Shtetit sot? A e di ai që politika e tanishme amerikane është tallje për viktimat e luftës së viteve 90-të? Një ditë pas seancës dëgjimore, presidenti amerikan propozoi në senat James O’Brien si nënsekretarin e ri për Europën dhe Euroazinë. O’Brien ka luajtur rol në vitin 1995 në Marrëveshjen e Dejtonit dhe punoi, edhe në kohën si time si Përfaqësues i Lartë në Bosnje-Hercegovinë, në grupin e ekspertëve që krijova për reformën kushtetuese. Ai është një jurist me përvojë që e njeh Bosnje-Hercegovinën dhe rajonin.

Shpresoj që me emërimin e tij në Uashington është kuptuar, që duhet ndërmarrë një korrigjim kursi, që drejton në shina të reja politikën amerikane të Balkanit që në vitet e fundit ka qenë e dëmshme, pa strategji, pa rezultate dhe kështu e rrezikshme- Por për sa kohë që Derek Chollet si këshilltar i Sekretarit të Departamentit të Shtetit e formëson politikën e Ballkanit nuk jam shumë optimist.

BE ndjek SHBA verbërisht

Pas shpërthimit të fundit të dhunës në veri të Kosovës, ku u lënduan edhe ushtarë të KFOR-it nga demonstues militantë serbë, SHBA tërësisht në mënyrë të pakuptueshme, në mënyrë të njëanshme sanksionoi Kosovën. Edhe këtu SHBA, e po ashtu BE, reagojnë shumë pak ndaj politikës provokuese serbe, përkundrazi. SHBA dhe BE thjesht e pranojnë pa bërë gjë që Vuçiqi që nga Beogradi e pengon integrimin e serbëve të Kosovës në shtetin e Kosovës. Madje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i hiqet mbështetja, sepse ai dukshëm me sa duket nuk i bindet planeve amerikane.

Christian Schwarz-Schilling
Christian Schwarz-SchillingFotografi: Oliver Rüther

Pse Gjermania dhe BE e ndjekin këtu verbërisht SHBA? Duhet thënë se është dëshmi e paaftësisë së BE, e cila nuk është e aftë të jetë vetëkritike dhe bën të njëjtin gabim si para 30 vjetësh me kriminelin e luftës, Slobodan Milosheviç.

Një verdikt që ndryshon gjithçka

Më 31 maj Tribunali i Hagës dha dënimin e fundit në procesin e zgjatur prej 20 vitesh për dy persona që dikur ishin pjesë e Shërbimit Sekret Serb në vitet 90-të në Bosnje dhe Kroaci. Secili u dënua me 15 vjet, ndër të tjera për organizimin e aktiviteteve kriminale të përbashkëta dhe për dënimin e jo-serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë si edhe në Kroaci.

Kryeprokurori, Serge Brammertz e tha qartë: “Ky vendim ndryshon gjithçka.” Vërtet: Ky verdikt duhet të ketë një ndikim të madh në vlerësimin e luftës së atëhershme. Ai është një provë, që Serbia në mënyrë aktive ka marrë pjesë në luftën kundër Bosnjes dhe Hercegovinës. Me këtë kjo luftë nuk mund të quhet kurrë më “një luftë qytetare”. Tani kjo është më në fund edhe zyrtare, gjë që e kemi ditur të gjithë: Serbia ishte e përfshirë në mënyrë aktive në luftën e atëhershme.

Tani shtrohet pyetja, nëse ky vendim do të ndryshojë diçka në BE dhe SHBA në lidhje me politikën ndaj Ballkanit Perëndimor. Do të vazhdojnë të gjithë t’i shtrojnë qilimin e kuq Aleksandar Vuçit dhe Serbisë si aktorë kryesorë në Ballkanin Perëndimor? A nuk ka ardhur koha, të merret një kthesë dhe t’i jepet prioritet një politike tjetër në Ballkan? Një politike, ku për përgjegjësit ka pasoja dhe viktimat më në fund dëgjohen./Dw

 

*Prof. Dr. Christian Schwarz-Schilling ka qenë në vitet 2006/07 Përfaqësues i Lartë Ndërkombëtar dhe i Ngarkuar i BE për Bosnje-Hercegovinën. Nga viti 1982-1992, politikani gjerman i CDU-së ka qenë ministër federal për Postën dhe Telekomunikacionin. Në shenjë proteste për qëndrimin e qeverisë gjermane në luftën e Bosnjes ai dha atëherë dorëheqjen.

Etiketa: BEDerek CholletGabriel EscobarSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

A do të kufizohet e drejta e shtetësisë në SHBA?

10:28 : 28/06/2025
BOTA

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

09:35 : 28/06/2025
BOTA

Trump sulmon sërish gazetarët e CNN dhe New York Times

22:00 : 27/06/2025
BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

21:51 : 27/06/2025
BOTA

Një kandil gjigant del në një plazh amerikan, autoritetet paralajmërojnë: Mos e prekni!

20:05 : 27/06/2025
BOTA

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

19:39 : 27/06/2025
Para

OKB: Hedhja në erë e digës në Ukrainë do të sjellë pasoja të rënda për mijëra njerëz

TË GJITHA

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

14:49 : 28/06/2025

Thirrje “Kosova është Serbi” në Gazimestan, policia ndalon një serb në Festës e Vidovdanit

14:44 : 28/06/2025

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

14:24 : 28/06/2025

Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatan Islamin: E gjeta në det, ka shumë dashni

14:24 : 28/06/2025

I riu theu postbllokun në Lezhë, policia qëllon me armë drejt tij

14:01 : 28/06/2025

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë e ish-burrit me letra false

13:46 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com