• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshime për domatet e Shqipërisë, Agjencia e Ushqimit në Kosovë po pret rezultatet

11:24 : 07/06/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Domatet që futen nga Shqipëria në Kosovë po konsiderohen që janë të rrezikshme. Madje dyshimet për to i ka ngritur edhe Agjencia e Ushqimit, e cila po pret rezultatet konkrete. Dyshimet janë se domatet mund të përmbajnë sasi të larta të hormoneve, që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave, të dërguara për domatet që janë importuar nga Shqipëria, derisa varësisht nga gjetjet, do të merren dhe veprimet.

Ato, dyshohet se mund të përmbajnë sasi të larta të hormoneve, që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Agjencia e Ushqimit ende nuk ka njoftim zyrtar për domatet e importuara nga Shqipëria dhe përmbajtjen e tyre e të cilat kohët e fundit janë larguar nga tregu i Bashkimit Evropian.

Lexo edhe:

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

Europa, kapitujt dhe sallatorët e hematisur të Sulltanit

Por, me gjithë këtë, AUV ka marrë mostrat dhe i ka dërguar në laboratorë jashtë vendit, me qëllim testimi në kontaminuës kimik/mbetje të pesticideve.

“Përveç kontrolleve zyrtare, pa dyshim se si burime të informacioneve, në rrugë zyrtare që kemi, pranojmë njoftime për çdo produkt që paraqet dyshim apo rrezik për konsumatorin. Ku për dyshimet e ngritura nga ana juaj nuk kemi ndonjë njoftim. Por, kemi përcjellë edhe informata që jepen nga mediat për ngritje të dyshimeve dhe mbi bazën e kësaj, ne si AUV, kemi marrë masa shtesë të kontrollit, me theks të veçantë kontrollin e domateve me origjinë nga Shqipëria. AUV është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave zyrtare të dërguara”

Ky institucion ka treguar se me pas do të merren masa.

“Pas pranimit të rezultateve, varësisht nga gjetjet, do merren veprime”, thuhet në deklarimin për media që kanë bërë nga Agjencia e Ushqimit.

E përfaqësues të bizneseve kanë thënë se Kosova do të duhet të ndërmarrë masa kundrejt çdo produkti që nuk i përmbush kërkesat e tregut.

Kryetari i Agjencisë Kosovarë te Biznesit Agim Shahini, ka thënë se pavarësisht a është prodhim vendor apo i importuar, çdo mall duhet të kontrollohet.

“Ai produkt është duke u eksportuar në vendet e ndryshme të Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Edhe Kosova duhet të marrë hapa të drejtë dhe të sigurt që çka është ai standard që nuk plotësohet për konsum në Evropë, e plotësohet për konsum në vendet e ndryshme të Ballkanit në këtë rast për Kosovën. Dhe në raste se Kosova vërteton një gjë të tillë, se nuk është për konsum, atëherë duhet të ndalohet ky import i këtij produkt, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik. Por, në të kundërtën nëse i plotëson kushtet, por në vendet e BE kërkojnë standarde edhe për paketim, atëherë kjo është një çështje dekorimi dhe jo çështje që jep dyshim për një kualitet të dobët dhe që nuk është për konsum”.

Sidoqoftë, deri në marrjen e analizave nga AUV, domatet e importuara nga Shqipëria do të vazhdojnë të jenë prezentë në treg. Ato së fundit janë kthyer mbrapsht nga Bashkimi Evropian, me arsyetimin se nuk i përmbushin parametrat e sigurisë./Monitor

Etiketa: agjencia e ushqimitdomatekosoveShqiperi

Lajme të lidhura

RAJONI

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

12:31 : 07/09/2025
AKTUALITET

Europa, kapitujt dhe sallatorët e hematisur të Sulltanit

11:37 : 07/09/2025
RAJONI

Vrasje me armë zjarri në Kosovë, viktima dhe autori ndodheshin brenda një makine (EMRAT)

21:52 : 06/09/2025
AKTUALITET

Të dhënat: Një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

12:39 : 06/09/2025
AKTUALITET

ATM-të në zonat turistike, pse komisionet për tërheqje janë më të larta?

08:40 : 06/09/2025
AKTUALITET

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

21:36 : 05/09/2025
Para

E zhdukur prej vitit 2014-të, gjenden në Spanjë eshtrat e 22-vjeçares shqiptare

TË GJITHA

SHBA/ Operacion kundër emigrantëve të paligjshëm në Massachusetts, 1500 të arrestuar

17:07 : 07/09/2025

Qytetarët durrsakë udhëtojnë 140 km për ujë të pijshëm, rrjeti i ujësjellësit i papërdorshëm

16:52 : 07/09/2025

Grupi Houthi sulmon me dronë Izraelin jugor, mbyllet Aeroporti Ndërkombëtar Ramon

16:39 : 07/09/2025

ZYRTARE/ Tirana shkarkon Vangjel Milen, aventura e trajnerit zgjati vetëm 2 ndeshje

16:30 : 07/09/2025

Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

16:22 : 07/09/2025

Zjarrfikësi nga Fushë-Arrëzi: Jetojmë me rrezikun çdo ditë, por pagat s’mbajnë familjen! Shteti të vërë dorë

16:10 : 07/09/2025

Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025

16:01 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com