• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Shefja e KE-së: Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta dhe t’i ulë tensionet

15:25 : 15/10/2025
në RAJONI

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se është e rëndësishme për Kosovën të vazhdojë të ndërtojë institucione të fuqishme dhe t’i “ulë tensionet” në vend, pas takimeve që pati me udhëheqësit e vendit të mërkurën në Prishtinë.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një të ardhmeje ku që të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e unionit tonë. Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta, t’i ulë tensionet në vend, dhe gjithashtu t’i përfundojë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes”, shkroi ajo në llogarinë e vet në X.

Nuk është e qartë se çfarë tensioneve po i referohej von der Leyen në postimin e saj në X, por autoritetet kosovare janë kritikuar rishtazi nga BE-ja për mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

BE-ja i kishte bërë thirrje në shtator Qeverisë në detyrë dhe institucioneve të tjera relevante të Kosovës të “përmbaheshin nga provokime të tilla dhe veprime të dëmshme si dhe të konsultohen me komunitetin lokalë serbë dhe partnerët ndërkombëtarë”.

Lexo edhe:

Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë

Ferizaj/ 32-vjeçari gjendet i vrarë në banesë, hetohet 24-vjeçarja dhe babai i saj

Von der Leyen u prit në takime veç e veç nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

As von der Leyen e as udhëheqësit kosovarë nuk u deklaruan për media pas takimeve.

Foto nga takimi mes Osmanit dhe von der Leyenit.
Foto nga takimi mes Osmanit dhe von der Leyenit.

Ndërkohë, Osmani tha në Facebook pas takimit se me shefen e KE-së bisedoi për çështjen e zbatimit të Planit të Rritjes, masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe për integrimin evropian të vendit.

“Kënaqësi e veçantë ta mirëpres sërish sot në Republikën e Kosovës presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Së bashku diskutuam për zbatimin e Planit të Rritjes, për rëndësinë e heqjes së masave të padrejta ndaj vendit tonë, si dhe për hapat tutje në rrugën drejt integrimit tonë në Bashkimin Evropian. Mbështetja e Komisionit Evropian për Kosovën në këtë proces mbetet thelbësore”, shkroi Osmani.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm nga rajoni që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për në BE, tri vjet pasi bëri kërkesë për t’iu bashkuar bllokut evropian.

Gjithashtu, ajo vazhdon të përballet me masa ndëshkuese evropiane, të cilat blloku i kishte vendosur më 2023 për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Sa i përket Planit të Rritjes së BE-së, një paketë prej 6 miliardë eurosh e miratuar më 2023, Kosova nuk ka mundur të pranojë të holla për shkak të mungesës së një Kuvendi pas zgjedhjeve të shkurtit.

Por, tani që Kosova e themeloi Kuvendin e ri javën e kaluar, ajo mund ta ratifikojë marrëveshjen e nevojshme për të filluar t’i pranojë mjetet nga ky plan.

Ndërkohë, pas takimit me Osmanin, von der Leyen u prit nga Kurti në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, takon shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Prishtinë, 15 tetor.
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, takon shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Prishtinë, 15 tetor.

Më 8 gusht të këtij viti, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, e kishte informuar Qeverinë në detyrë të Kosovës se zyrtarë të bllokut evropianë nuk do të zhvillonin takime në ndërtesën qeveritare derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë.

Sipas letrës së dërguar, vendimi mor pas “aktgjykimit të Gjykatës Supreme të 25 qershorit” që shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pasi argumentoi se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

Pas publikimit të lajmit për këtë letër, zëdhënësi i Kurtit i tha Radios Evropa e Lirë se Kryeministria është vendi i punës i Kurtit, por takime mund të mbahen edhe jashtë ndërtesës së Qeverisë.

Kosova është me ekzekutiv në detyrë pasi që nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kurti është mandatuar nga Osmani për të formuar qeverinë e re dhe ai ka afat deri më 26 tetor që të paraqesë para Kuvendin përbërjen e re qeveritare.

Për zgjedhjen e Qeverisë duhen 61 vota dhe Kurti ka thënë se do të zhvillojë diskutime gjatë ditëve në vijim për formimin e shumicës, pasi në bazë të rezultatit zgjedhor, ai nuk mund të qeverisë pa një partner koalicioni.

Vizita e von der Leyen në Kosovë u zhvillua në kuadër të një turneu ballkanik. Ajo paraprakisht vizitoi Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën. Ndërkaq, para se të nisej për në Kosovë, ajo zhvilloi takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Ndërkaq, turneun në rajonin e Ballkanit Perëndimor do ta përmbyllë po sot në Maqedoni të Veriut ku do të takohet me krerët shtetërorë./REL

Etiketa: kosoveVon der Leyen

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë

15:42 : 29/06/2026
Lajmet e Dites

Ferizaj/ 32-vjeçari gjendet i vrarë në banesë, hetohet 24-vjeçarja dhe babai i saj

15:22 : 29/06/2026
RAJONI

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, hap rrugën për certifikimin e tyre

13:08 : 27/06/2026
RAJONI

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

19:44 : 26/06/2026
RAJONI

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026
RAJONI

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

21:51 : 25/06/2026
Para

Vrau vëllain dhe kunatën në Tiranë, burg përjetë për Arsen Muskurtin

TË GJITHA

“Rama jep dorëheqjen”/ Pas fjalimeve, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

21:36 : 30/06/2026

E denoncuar për mashtrim, rishfaqet me emër të ri! Agjencia merr mijëra euro për “viza pune” në Angli

21:24 : 30/06/2026

Shi dhe breshër në juglindje/ Probleme në qarkullim, disa fshatra pa energji

21:07 : 30/06/2026

Mjeku i “nxjerr bojën” Ramës: Premtove shëndetësi falas, ujë 24 orë dhe arsim, por dështove në gjithçka

20:49 : 30/06/2026

“Teze Belinda ka 300 apartamente”/ Ironia e protestuesit: I duhen 1 javë me gjet çelësat e shtëpisë!

20:38 : 30/06/2026

“Kemi provën për burgosjen e Ramës”/ Aktivisti: Nesër në orën 10:00 takohemi në SPAK

20:23 : 30/06/2026

Tjetër aksident përgjak rrugët e vendit, ndërron jetë shoferi në aksin Pogradec-Qafë Thanë

20:11 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetholiganbetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetbetciojojobetcasibomJojobetjojobet