• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“200 euro për çdo qytetar”, PD dorëzon propozimin për minimumin jetik

13:32 : 07/06/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi këtë të Mërkurë, se PD ka dorëzuar propozimin ndaj qeverisë për përcaktimin e minimumit jetik.

Vokshi tha se në propozim kërkohet 200 euro për çdo qytetarë.

Më tej ajo shtoi se qeveria duhet të pranojë këtë projektligj të opozitës, duke i çuar paratë te qytetarët dhe jo te buxheti i inceneratorëve.

“Kemi depozituar, dhe është ngritur një grup pune pranë PD dhe sot vijmë me një propozim që i kërkon parlamentit që ta miratojë, brenda një afati 3 mujor të bëjë përcaktimin të minimumit jetik. Shqipëria si i vetmi vend pa minimumin jetik, do e këtë të përcaktuar lidhur me të ardhurat që i sigurojnë çdo qytetari blerjen e ushqimeve minimal dhe sigurimin e disa shërbimeve social-kulturore”, tha deputetja për gazetarët.

“Të gjithë e mbajmë mend që Rama në opozitë bërtiste atëherë për minimumin jetik, por tani refuzon amendamentet e opozitës. Sigurisht që kjo kërkon fonde dhe para, por qeveria ka. Pse duhet që Rama të rrisë pagat për qeveritarët, dhe jo për qytetarët pasi i çon paratë e buxhetit të inceneratorët dhe i përdor për blerjen e votës. Çdo pagesë që deri më sot ka qenë nën dysheme, do të jetë 200 euro. Ky do të jetë minimum që do marrin dhe do t’i sigurohet një jetë dinjetoze për t’i siguruar një jetesë normale”, shtoi ajo.

Lexo edhe:

“Babai im ka qenë themelues i PS në Krujë”, protestuesi: Sot me lot në sy më thotë gabuam me atë parti!

Protesta kundër Ramës/ Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KE: Shqiptarët kanë nevojë të dëgjohen

Pas depozimit të Kuvend, projektligji pritet të shqyrtohet në komisionet parlamentare.

Vendosja e minimumit jetik është rekomanduar nga ente të brendshme si Avokati i Popullit, KLSH, Organizata Ndërkombëtare e Punës, por edhe institucione ndërkombëtare si Banka Botërore apo FMN. Megjithatë vullneti politik deri më sot ka munguar për miratimin e këtij standardi, që rekomandohet si një masë për zbutjen e varfër zbutjen e varfërisë.

Lidhur me nismën, foli dhe kryetari i PD-së Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia blu. Ai tha se kjo është rruga për daljen nga mjerimi.

“Ne kemi përgatitur dhe dorëzuar në parlament projektligjin për vendosjen e minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë. Ne kemi patur këtë një premtim elektoral, ne kemi patur këtë një qëllim të mëparshëm me të cilin po punonin, por shqiptarët bënë zgjedhje tjetër. Ne gjykojmë se sot vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar është një akt jetik për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ekstreme e cila përveç Shqipërisë, nuk e di të ekzistojë në ndonjë vend në Europë dhe mekanizmi i nxjerrjes nga varfëria ekstreme është pikërisht garantimi për çdo qytetar i një minimumi i të ardhurash me të cilën të përballohet jetën e përditshme. Kjo është rruga, nuk i nxjerr nga varfëria, por varfëria ekstreme është gjithnjë fjala, mjerimi me termat tona. Dhe kjo ka një ndikim të qartë pozitiv, sepse bën që çdo shqiptar, ata që janë me nën 1 euro në ditë, por edhe ata që janë me 1 euro në ditë dhe më shumë, të marrin së paku 6.8 euro në ditë. Nuk është një shumë e madhe, është një shumë pakrahasimisht më mirë se ajo që marrin këta njerëz. Nga ky minimum përfitojnë qindra e mijëra shqiptarë në ndihmë ekonomike, në papunësi, në pension, pra janë këto kategori të cilat gjejnë njëfarë përmirësimi të jetesës së tyre ekonomike”, tha ai.

Etiketa: albana VokshiPDpropozim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Babai im ka qenë themelues i PS në Krujë”, protestuesi: Sot me lot në sy më thotë gabuam me atë parti!

20:02 : 26/06/2026
AKTUALITET

Protesta kundër Ramës/ Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KE: Shqiptarët kanë nevojë të dëgjohen

15:26 : 26/06/2026
AKTUALITET

Më 1 korrik konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, zgjidhet kryetari dhe Kryesia e re

14:48 : 26/06/2026
AKTUALITET

‘Parku i Karavastasë aferë korruptive’/ PD: U favorizua kompania “Voltalia”! KESH mln euro dëm buxhetit të shtetit

11:59 : 26/06/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ ‘Smart City’, 140 mln dollarë pa garë dhe fryrje kostosh. A do shkojë në burg Qefalia?

11:28 : 26/06/2026
AKTUALITET

Kreu i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë: Rama dhe Berisha e kanë kapur Shqipërinë prej fyti

19:35 : 25/06/2026
Para

‘Furnizonte’ Beratin me kokainë, si ra në pranga 36-vjeçari. Ja çfarë iu gjet në makinë

TË GJITHA

“Duan mall dhe femra”, SMS-të mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga shqiptari në Greqi

20:34 : 26/06/2026

“Sa mbret do të të bëjnë shqiptarët”/ Ironia në protestë pas letrës së arkitektit holandez për Ramën

20:31 : 26/06/2026

Tërmetet katastrofike në Venezuelë, bilanci tragjik shkon në 920 viktima

20:20 : 26/06/2026

“Kushtet e Apelit janë skandaloze”, e veja e gjyqtarit Astrit Kalaja i komenton ministrit Gogu

20:18 : 26/06/2026

“Babai im ka qenë themelues i PS në Krujë”, protestuesi: Sot me lot në sy më thotë gabuam me atë parti!

20:02 : 26/06/2026

‘Gozhdoi’ shqiptarët para ekranit, ndahet nga jeta ‘Iljazi i Shamikuqes’

19:53 : 26/06/2026

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

19:44 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet