• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rënies së euros nuk po i duket fundi: Kursi bie në 107.4 lekë, rënia vjetore arrin në 10.6%

14:48 : 06/06/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Rënia e kursit të këmbimit të euros vijoi me ritme të larta edhe sot.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të martën me 107.4 lekë, duke prekur një minimum të ri historik. Rënia vjetore e euros ka arritur gjithashtu një nivel rekord, prej 10.6%. Vetëm në muajin e fundit, euro ka humbur 3.5% të vlerës në kursin e këmbimit me lekun.

Sipas agjentëve të këmbimit, rënia shpjegohet me ofertën shumë të lartë të valutës në treg. Kjo ofertë përkon fillimin e sezonit turistik, por sigurisht jo me pikun e këtij sezoni, ndaj ndoshta vetëm turizmi nuk e shpjegon dot ofertën shumë të lartë valutore në treg.

Një hipotezë tjetër e lidhur me këtë periudhë të vitit mund të jetë edhe ndikimi i investimeve të shtetasve jorezidentë në tregun e pasurive të paluajtshme. Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se blerjet e pronave nga shtetasit e huaj vitin e kaluar arritën nivelin më të lartë historik. Ato prekën e vlerën e 291 milionë eurove, me një rritje vjetore prej 52%.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 29 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 27 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

Faktori psikologjik mund të ushtrojë gjithashtu një ndikim, duke nxitur edhe më shumë shitjet e euros, për shkak të pritshmërive sezonale për një rënie edhe më të fortë të tij.

Megjithatë, ekspertët vërejnë se lëvizjet shumë të forta të kursit mund të jenë të lidhura edhe me operacione këmbimi në vlera të lartë, që zakonisht lidhen me kompani të mëdha, por që janë të vështira për t’u identifikuar.

Veç prurjeve të mëdha të valutës, kjo tendencë e kursit mund të shpjegohet pjesërisht edhe me uljen e ofertës së lekut. Zgjerimi i ofertës monetare në lekë paraqitet shumë e ulët ngadaltë, siç dëshmohet nga ngadalësimi i kredisë në monedhën vendase, nga rritja e dobët e agregatit monetar M2 dhe nga zgjerimi i mëtejshëm i suficitit buxhetor në pjesën e parë të këtij viti.

Forcimi i monedhës vendase në teori ka një tendencë për të ulur koston e importeve dhe për të ngushtuar deficitin e llogarisë korrente të vendit. Kjo duhet të përkthehet në çmime më të ulëta konsumi dhe në rënie të inflacionit, sigurisht në mungesë të faktorëve të tjerë që veprojnë në drejtim të kundërt. Të tillë faktorë mund të jetë konkurrenca e pamjaftueshme në tregje ose presionet në rritje inflacioniste nga tregu i punës.

Leku i fortë po favorizon huamarrësit në monedhën europiane, që në shumicën e rasteve të ardhurat e tyre i kanë në monedhën vendase. Forcimi i lekut sjell ulje të nivelit të borxhit dhe të shpenzimeve për shlyerjen e tij. Përfituesi më i madh është qeveria shqiptare, që në fund të tremujorit të parë 2023 kishte një borxh të jashtëm në vlerën e afërsisht 4 miliardë eurove, ose afërsisht sa 33% e vlerës së përgjithshme të stokut të borxhit publik.

Kredia në euro dominon edhe në sektorin privat të ekonomisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se 52% e kredisë në fund të vitit të kaluar ishte në valutë të huaj dhe kryesisht në euro.

Por, forcimi i lekut po i jep një goditje serioze sektorëve eksportues të mallrave dhe shërbimeve në ekonomi. Rënia e kursit të euros me pothuajse 11% në një vit përkthehet në tkurrje të të ardhurave (si rezultat i lëvizjeve të kursit) në të njëjtën masë për ato subjekte që të ardhurat i realizojnë të gjitha në euro.

Për shumë biznese, amortizimi i një goditjeje të tillë do të jetë i vështirë, duke pasur parasysh edhe presionet ende të larta në krahun e kostove, për shkak të inflacionit të lartë dhe rritjes së pagave./Monitor

 

Etiketa: eurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 29 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 29/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 27 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:31 : 27/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 26 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:26 : 26/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 25 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:16 : 25/06/2026
AKTUALITET

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

18:15 : 24/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 24 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:20 : 24/06/2026
Para

SHBA, BE dhe NATO në krah Serbisë për shkak se po furnizon me municion Ukrainën

TË GJITHA

Shqiptarët mblidhen edhe në Connecticut, protestë kundër Ramës: Jep dorëheqjen!

14:53 : 29/06/2026

Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec

14:44 : 29/06/2026

Të shtëna me armë në Gjermani, vriten pesë persona, arrestohen dy autorët e dyshuar

14:40 : 29/06/2026

Këlliçi: “Albanian Files” dëshmon lidhjen mes kullave dhe parave të drogës

14:30 : 29/06/2026

Braktisi makinën në Qafë Thanë, kapet në Përrenjas autori i plagosjes në Pogradec

14:26 : 29/06/2026

Avokati Cakrani heq dorë nga mbrojtja e Ilir Metës: Humbi mirëbesimi reciprok!

14:19 : 29/06/2026

Rama publikon fotot e protestuesve, Tabaku: Fushatë linçimi dhe përndjekjeje ndaj qytetarëve

14:15 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetbetcio