• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PE “rrëzon” projektet e Ramës për Jahtet e Durrësit, Skavicën e aeroportin Vlorë

23:40 : 05/06/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në mes të Majit 2023, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejet zhvillimore për dy fazat të projektit “Porti i Jahteve Durrës”, duke konfirmuar edhe njëherë se kryeministri Edi Rama është i vendosur për të betonizuar qendrën e qytetit bregdetar, pavarësisht kritikave të shumëanshme, brenda dhe jashtë vendit.

Projekti “2 miliardë dollarë” është në lupën e Brukselit, i cili ka treguar disa herë skepticizmin për iniciativën personale të Edi Ramës dhe biznesmenit nga Dubai, Mohamed el Alabar.

Së fundmi, Parlamenti Europian ka përsëritur thirrjet e tij drejtuar qeverisë shqiptare për më shumë transparencë dhe respektim të rregullave të Bashkimit Europian.

Në Raportin për Shqipërinë për vitit 2022, të hartuar nga Komiteti për Politikën e Jashtme dhe të miratuar në 31 maj 2023, europarlamentarët janë shumë të qartë për Portin e Durrësit.

Lexo edhe:

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

Raporti i miratuar nga Parlamenti Europian

Por jo vetëm. Nën objektivin e Parlamentit Europian janë edhe projektet e shumë-diskutuara të hidrocentralit të Skavicës dhe aeroportit të Vlorës.

Për këtë të fundit, europarlamentarët nuk kanë asnjë mëdyshje-ky projekt duhet ndalur.

Porti i Jahteve Durrës

Në dokumentin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, theksohet detyrimi i autoriteteve për të garantuar transparencë dhe konkurrencë në prokurimet publike, kontratat qeveritare, privatizimin, ndihmën shtetërore dhe procedurat e koncesionit.

Parlamenti Europian thekson nevojën për të forcuar masat mbrojtëse, transparencën dhe kushtëzimin në kuadër të një procesi të shqyrtimit strategjik të investimeve të huaja dhe për të ndjekur penalisht incidentet e korrupsionit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, duke luftuar njëkohësisht evazionin fiskal, ndërtimet e paligjshme dhe anashkalimin e sanksioneve.

Europarlamentarët kërkojnë transparencë dhe respektim të MSA për “Portin e Jahteve Durrës”

 

Duke u treguar më konkret, europarparlamentarët kujtojnë se “procedurat e dhënies së kontratës për projektet e infrastrukturës, duke përfshirë brenda dhe rreth portit të Durrësit, duhet të jenë në përputhje me standardet e BE-së për prokurimin publik sipas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit” (MSA).

Aeroporti i Vlorës

Edi Rama dhe qeveria e tij janë të vendosur të vijojnë me procedurat për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, pavarësisht se projekti dëmton në mënyrë të pakthyeshme bio-diversitetin dhe rrezikon seriozisht natyrën.

Për këtë projekt, dokumenti i Parlamentit Europian është shumë i qartë dhe pa gjuhë të drunjtë.

Raporti kërkon nga qeveria shqiptare të ndalojë projektin e Aeroportit të Vlorës

Në raport i kërkohet qeverisë shqiptare të ndalojë projektet që rrezikojnë të cenojnë kombëtare dhe normat ndërkombëtare të mbrojtjes së biodiversitetit, si Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, dhe për ndalimi i zhvillimit të hidrocentraleve në zonat e mbrojtura”.

Hidrocentrali i Skavicës

Europarlamentarët kanë vënë në pikëpyetje edhe projektin “500 milionë dollarë” për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, në qarkun e Dibrës.

Europarlamentarët kanë pikëpyetje edhe për projektin e hidrocentralit të Skavicës

Për këtë projekt, në dokumentin e Parlamentit Europian i bëhet thirrje qeverisë shqiptare “për përmirësim të transparencës, sjelljes, zbatimit dhe monitorimit të vlerësimeve të ndikimit mjedisor dhe strategjik mjedisor, veçanërisht në projektet me pasoja të mëdha mjedisore dhe socio-ekonomike, si projekti i hidrocentralit të Skavicës; shpreh shqetësimin e tij për ndikimin ekonomik dhe mjedisor të projekteve zhvillimore jokonkurruese të financuara nga jashtë”.

Etiketa: aeroporti i vloresEdi RamaJahtet e Durrësitparlamementi europianporti i durresitqeveria RamaSkavica

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025
AKTUALITET

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Batutat e Ramës me Macron për Trumpin, reagon Shtëpia e Bardhë

18:43 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama angazhon të gjithë ministrat, deputetët dhe drejtuesit për fushatë në Tiranë, caktohen zonat

18:31 : 03/10/2025
Para

Arbitri spanjoll thotë "mjaft"! Mes lotëve dhe emocioneve tërhiqet nga gjykimi i ndeshjeve (Video)

TË GJITHA

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

10:33 : 04/10/2025

Vajza e Eli Farës rikthehet mes fotosh provokuese: Mesazhi i saj për ndjekësit

10:20 : 04/10/2025

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com