• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rikthimi i Tahirit në politikë i pamundur”, Kalemaj: Basha të bëjë “mea culpa”

17:53 : 03/06/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Kalemaj: Platforma “Deputeti që duam” fasadë! Kandidatët, militantë të PS pa formim ligjor

Shqipëria quo vadis?!

Politologu Ilir Kalemaj e sheh të pamundur rikthimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në politikën aktive.

Kalemaj shprehet se për rikthimin e Saimir Tahirit do duhej një vendim i formës së prerë që konfirmon pafajësinë e tij, pasi në të kundërt ligji i dekriminalizmit i ndalon çdo lloj mbajtje funksioni publik apo kandidimin e tij për deputet.

Lidhur me rezolutën e Kuvendit për ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike kombëtare, dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm për këtë çështje, Kalemaj tha: “Ka dy tre elementë, së pari në gjithë vendet e BE, kryesisht vendet perëndimore dhe SHBA janë kërcënime në rritje të influencave malinje, që kanë të bëjnë me aktorë shte tërore dhe jo shtetërore dhe do të thonë sulme kibernetike të organizuara nga agjentë shtetërorë, nga ferma trollesh si Vagner, por është edhe përhapja e dezinformacionit dhe lajmeve të rreme që është kthyer në prioritet e komunikimit publik dhe politikave të BE. Kemi shumë vende të BE dhe jo vetëm, Britania e Madhe është njëra prej tyre, e cila ka kaluar legjislacion vitet e fundit për t’u mbrojtur nga sulme të tilla, nga lajmet e rrema, dezinformomi, që synojnë të krijojnë anarki shoqërore, polarizim politik. A kemi ndërhyrje malinje në Shqipëri? Ne kemi pasur një ndërhyrje fort malinje, ajo e Iranit me homeland justice. Nuk kemi ndonjë evidencë të fortë sa i përket ndërhyrjeve ruse, pavarësisht retorikës politike partiake, sepse të gjithë akuzojnë njëri-tjetrin. I bie ose të jenë të kapur të gjithë nga rusët, ose të gjithë bëjnë blof, në përpjekje për të tërhequr amerikanët në lojën e tyre të brendshme politike, unë besoj se është kjo e dyta”.

Duke folur mbi lirimin me kusht të Saimir Tahirit, politologu shprehet: “Kemi të bëjmë me një dënim të formës së prerë deri në momentin që flasim, justifikimi që u dha që nga 3,4 vite, pjesa më e madhe e tij ishte kryer dhe sipas legjislacionit shqiptar për sjellje të mirë etj., pavarësisht se ishte gjykim i shkurtuar. Ambasada e SHBA ka kërkuar aktet e gjykimit për të bërë verifikimet e mëtejshme. Pa pasur një vendim të formës së prerë që konfirmon pafajësinë e Tahirit, që ka thënë vazhdimisht që beteja vazhdon, s’mund të ketë rikthim të tij në politikën aktive, pasi ligji i dekriminalizmit i ndalon çdo lloj mbajtje funksioni publik apo kandidimin e tij për deputet. Ai u dënua për shpërdorim detyre, për sa kohë që s’kemi një vendim tjetër, dhe nuk besoj se mund të kemi, unë mendoj se rikthimi i tij në politikën aktive është i pamundur”.

Përsa i përket garës për kryetar në PD-në e Vulës, Kalemaj tha se kjo “pjesëz” mund të zgjedh Bashën kryetar. Ai shtoi se ky i fundit duhet të bëjë  “mea culpa” dhe t’u japë përgjigje disa pyetjeve mbi vendimmarrjet e së shkuarës, duke shtuar se në të kundërt e sheh të vështirë që ai të bëhet lideri opozitar që frymëzon PD-në për të ardhur në pushtet.

“Problemi është që ajo pjesëz e PD, pavarësisht se ka vulën zyrtare për momentin, dhe pritet që gjykata në një të ardhme të afërt apo të largët të marrë një vendim, sipas pritshmërive do jetë shtatori i këtij viti, nuk e dimë çfarë do bëjë Foltorja, do presë shtatorin apo do ndërtojë një formacion të ri politik. Po prezumojmë që Foltorja mbetet këtu ku është, pjesa tjetër vazhdon me rrugëtimin e saj politik. Kjo pjesë që është mund të zgjedhë Lulzim Bashën, nuk ka kandidatë të tjerë që të kenë staturën e Bashës, karrierën e Bashës, ndjekësit e Bashës. Por mjafton të kujtojmë faktin që kjo pjesëz fitoi më pak se 1/3 e votave, duke iu referuar votave për këshilla në bashki. Kishin kandidatura në 14 bashki dhe në asnjë bashki nuk fituan. Duhet ta marrim me rezerva se çfarë do sjellë si risi Basha, për dy arsye kryesore, e para sepse Basha bashkë me Metën dhe Berishën dhe aleaten ishin 40 mijë vota më pak se PS në zgjedhjet e vitit 2021, si mund të pretendohet që Basha mund të thyej tavanin prej 800 mijë vota për të mundur PS në më pak se dy vjet, pa Berishën, pa Metën, pa aleatët dhe me atë pjesëz të PD. Është një film i parë.

E dyta Basha s’mund të ketë rikthim pa bërë një ‘mea culpa’ të plotë në lidhje me atë që ka bërë. Duke filluar nga fakti që është spekuluar sa ka qenë vendimmarrja e tij dhe sa është ndikuar nga Berisha, duke filluar nga listat që i ka nxjerrë në 12 pa një minutë! Sot flet për lista të hapura ndërkohë që ka qenë vet zotëria që i ka kundërshtuar. Duhet të jetë i prerë mbi çfarëdo bashkëpunim politik që do ketë apo s’do ketë me Ramën në radhë të parë, por edhe me Berishën dhe aktorë të tjerë. Duhet të përcaktojë kursin e tij politik, nëse do jetë betejë afatgjatë apo thjesht një luftë për përfitim personal në afatshkurtër siç ka dëshmuar në të kaluarën. Pa u dhënë përgjigje për këto tre premisa, opinionit publik, mbështetësve të tij, por mbi të gjitha votuesve të opozitës, nuk besoj se Basha, pavarësisht se mund të zgjidhet kryetar i një partiçke të bëhet ai lideri opozitar që frymëzon PD-në për të ardhur në pushtet”– tha Kalemaj për MCN TV.

Etiketa: ilir kalemajLulzim Bashasaimir tahiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kalemaj: Platforma “Deputeti që duam” fasadë! Kandidatët, militantë të PS pa formim ligjor

17:52 : 31/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria quo vadis?!

13:40 : 27/05/2025
AKTUALITET

A do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve?/ Berisha flet për Bashën: Në 2013 i hapa rrugën një të riu, por…

13:19 : 27/05/2025
AKTUALITET

Triptik

15:35 : 20/05/2025
AKTUALITET

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

11:57 : 16/05/2025
AKTUALITET

Pesha e regjimit

13:13 : 15/05/2025
Para

Qeset plot me kokainë, blloku i shënimeve që 'fundosi' shqiptarin në Itali

TË GJITHA

Durrës/ Policia gjen çiftin e turistëve anglezë pas aksidentit me motor uji, i riu vdes në port

15:40 : 01/06/2025

Automatizimi, IA po zë vendin e të diplomuarve të rinj në teknologji

15:25 : 01/06/2025

Zyrtare/ Largimi i dytë, Vora ndan rrugët me një tjetër mesfushor

15:17 : 01/06/2025

Kujdes! Ja data kur duhet të mbani shënim në qershor

15:08 : 01/06/2025

Të ardhurat nga Champions, fitime rekord për PSG dhe Inter

14:56 : 01/06/2025

EMRI/ Detaje nga aksidenti në rrugën nacionale Vlorë-Fier, viktima është një djalë 19 vjeç

14:43 : 01/06/2025

“Drejtësi për Hamidin”/ Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit

14:37 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com