• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO – Krimet elektorale, PD denoncon me pamje shkeljet në zgjedhjet lokale

12:52 : 02/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

PD publikoi gjatë një konference për mediat këtë të Premte disa pamje, që sipas opozitës faktojnë krimet zgjedhore në zgjedhjet lokale, të denoncuara më herët.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se janë identifikuar operatorë që kanë votuar për llogari të personave të tjerë në Kamëz dhe Elbasan.

Kryedemokrati u shpreh se në 6 qendra janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative.

“Sot në këtë konferencë, do paraqesim rezultatet e para të shqyrtimit të veprimtarisë elektorale në 6 qendra votimi në Kamëz kundrejt 133 qendrave që ka kjo bashki. Kandidati ynë ka aplikuar dhe kërkon të marrë të gjitha videot e qendrave të votimit për të vërtetuar fenomenet antikushtetuese të votimit në Bashkinë e Kamzës. Në këto gjashtë qendra, janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative në të cilat rasti i operatorit Haxhi Gusja, voton vetë me disa karta identiteti në qendrën e votimit 1577/1 në Valias. Rasti i komisioneres së PS, Ilva Marku, e cila ngrihet dhe voton për votuesit. Kjo është një militante e thekur, një kriminele elektorale në qendrën e votimit. Raste të tjera ku voton një person për 3 votues,”, tha Berisha.

Ai shtoi se edhe në Elbasan është përdorur kjo praktikë.

Lexo edhe:

Zhulali: Rama i gatshëm të pranojë kontingjent krimi, sa kohë liderët e huaj “mbyllin sytë”

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”/ Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen!

“Ne po bëjmë çdo gjë për t’u paraqitur shqiptarëve kriminalizimin e plotë të farsës elektorale 2023. Të dhënat tona të tjera flasin se në Elbasan është përdorur gjerësisht kjo praktikë kriminale dhe asgjë nuk qëndron në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Por ne vazhdojmë shqyrtimin e të gjitha materialeve”, shtoi.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, Berisha tha se këto manipulime nga mazhoranca janë lehtësuar për shkak se koalicionit  “Bashkë fitojmë” iu mohua pasja e anëtarëve të komisionit në shumë qendra votimi.

Berisha foli edhe për fenomenin e “zgjedhësve shtëtitës”.

“Më parë u kam njohur ju dhe kam denoncuar publikisht mbi gjysmë milionë zgjedhës shëtitës fantazmë, të cilët po i veçojmë rreth pas rrethi. Mund t’u them se, ju informoj se në rrethin e Tiranës, në Bashkinë e Tiranës, me një total prej 697 mijë votuesish, 102 mijë prej tyre janë votues shëtitës apo 15 përqind e votuesve të Tiranës. Pra, Tirana ka 1 të pestën e votuesve shëtitës, votues të cilët potencialisht kanë votuar më shumë se njëherë, ose janë dënuar me mosvotim”, tha Berisha.

“E para është shumë më e mundshme sepse një investigim pilot i bërë nga emisioni investigativ Piranjat, gjeti siç e dini, drejtori i Erion Veliajt, kishte regjistruar në katër apartamente bosh, nga katër zgjedhës në çdo apartament apo pesë. Pra gjithsej i kishte mbushur me banorë që nuk ekzistonin, përkundrazi zgjedhës të sjellë nga zona të tjera pasi kanë votuar atje, për të hedhur votën për Erion Veliajn. Ky hetim po vazhdon dhe do të vazhdojë rreth për rreth, qendër për qendër, ne do bëjmë publike të gjithë këtë mekanizëm gjigant, shtesë manipulative të farsës elektorale maj 2023”, shtoi ai.

Yuri Kim dhe Lulzim Basha

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Berisha akuzoi ambasadoren amerikane Yuri Kim për dëmtimin e opozitës. Lulzim Bashën, i cili po shfaqet në takime me të rinj gjatë së cilave sulmon Berishën, e quajtu peng të Edi Ramës.

“Idenë e drejtimit kolegjial e ka dhënë për herë të parë guvernatorja Yuri Kim. Idetë e saj i konsideroj shkatërrimtare për opozitën. Unë di që drejtimi i forcës politike dhe çdo force politike buron nga gara e hapur dhe e ndershme, për të cilën nuk kam asnjë rezervë. Drejtimi kolegjial është vetëm një shkatërrim i një opozite. Gjithçka zhvillohet nga viti 2017 gjer më sot është skenari i shkatërrimi i opozitës por të shkatërruar kombin shqiptar. Nuk ka filluar ky shkatërrim me shpalljen non-grata të Berishës, ka filluar me kontraktimin e McGonigal, njeriut më të fuqishëm të kundërzbulimit në SHBA dhe ka vazhduar me angazhimin e McGonigalit me fustan. Kjo parti e provoi veten në këto zgjedhje, duke ia zhdukur emrin, kryetarin e koalicionit, duke ia zhdukur komisionerët, mblodhi mbi gjysmë milionë idealistë. Çfarë e shpëtoi PD-në? Primaret e shpëtuan atë. Ndaj dhe përshëndes të gjithë ata deputetë të cilët mbështetën kandidatët e primareve, u ngritën mbi presionit primitive të Basha-Bravës dhe Edi Ramës dhe mbështetën kandidatët e primareve. Kjo bën një bazë për bashkimin e forcave demokratike, përveç dy pengjeve për të cilët nuk ia vlen të flasësh më për ta“, tha Berisha.

Lirimi i Tahirit

I pyetur për lirimin nga qelia të Saimir Tahirit, Berisha tha se vendimi erdhi pas ultimatumit që sipas tij ish-ministri e dha Ramës se do zbërthente lidhjet e tij dhe të vëllait Olsi Rama, me bandat.

“Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut. Kështu që është një urdhër direkt i Edi Ramës. Saimir Tahiri ia dha këtë ultimatum botërisht. I keni parasysh deklaratat e tij. Më në fund ai arriti ta mposhtë Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer në aferën McGonigal. Po bën lobimin më të fuqishëm, por nuk do të shpëtojë dot me gjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij. Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do i tregojë vendin këtij korruptori të McGonigal”, tha Berisha.

Etiketa: krime zgjedhorePDSali Berishazgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhulali: Rama i gatshëm të pranojë kontingjent krimi, sa kohë liderët e huaj “mbyllin sytë”

19:05 : 15/05/2025
AKTUALITET

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”/ Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen!

15:27 : 15/05/2025
AKTUALITET

Vota e diasporës/ PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit

14:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025
AKTUALITET

Pesha e regjimit

13:13 : 15/05/2025
AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
Para

18-vjeçari i vë flakën derës së banesës së ish-vjehrrit të motrës, rrezikon jetën e banorëve të pallatit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025

Zhulali: Rama i gatshëm të pranojë kontingjent krimi, sa kohë liderët e huaj “mbyllin sytë”

19:05 : 15/05/2025

Papa Leone XIV hap Instagram! Për 24 orë, numëron 12 milionë ndjekës

18:52 : 15/05/2025

Koka: Edi Rama po negocion me liderët evropianë që mos të futet në BE

18:50 : 15/05/2025

Mitaj pëlqehet në Serie A, Juventus pas mbrojtësit kuqezi

18:47 : 15/05/2025

Aksidentet rrugore/ Si e vlerëson OBSH sigurinë e çiklistëve dhe këmbësorëve

18:36 : 15/05/2025

Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për herë të parë pas daljes nga Ferma VIP

18:26 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com