• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U shoqërua për 5 orë/ Kreu i Ujësjellësit Shkodër padit policinë: Sulm politik!

08:43 : 31/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Lexo edhe:

Zbulohen rreth 3000 bimë kanabisi në Shkodër, e pësojnë dy roje mjedisi

E rëndë në Shkodër/ Gjendet i vdekur në makinë një 50-vjeçar! Ja çfarë dyshohet

Policia e Shkodrës shoqëroi për disa orë Arvit Bushatin, nënkryetar i përgjithshëm i FRPD dhe drejtor i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime në Shkodër. Siç tregon për mediat, Bushati u shoqërua nga policia me idenë se ishte një person i shpallur në kërkim, por në fakt policia është gabuar sepse personi në fjalë prej datës 17 maj është një person i lirë pasi dyshimet për ndihma ushqimorë gjatë fushatës elektorale kanë rënë poshtë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e cila vendosi që ta lërë të lirë Arvit Bushatin, por edhe zyrtarët e tjerë të bashkisë Shkodër që ishin të dyshuar.

Bushati, shoqërimin në polici e quan një sulm politik nga policia e shtetit e cila, sipas tij, kërkon të intimidojë përfaqësuesit e PD në Shkodër. Pasi qëndroi për afro 5 orë në polici, ai ka bërë edhe një padi për policinë pasi pretendon se shoqërimi i tij ishte kundra çdo ligji të mundshëm.

Si ndodhi shoqërimi juaj në policinë vendore të Shkodrës, cila është arsyeja që ju shoqëruan?

Isha pas orarit zyrtar të punës dhe po konsumoja një kafe me përfaqësues të PD në Shkodër dhe në praninë tonë ishte edhe kryetari i bashkisë. Në ato momente u përballa me dy patrulla të policisë të cilat vetëm me dixhiturën ‘urdhër nga shefat, na vjen keq duhet të vish me ne’ më shoqëruan në masa të çuditshme për një lloj njeriu që nuk ka asnjë lloj shpjegimi ekstra për të bërë lidhjen me organet kompetente. Pasi u gjenda në policinë e Shkodrës pashë hezitimin në fytyrat e tyre për urdhrat që kishin marrë nga drejtuesit politik të policisë së shtetit të kthyer në jeniçer pasi e kuptuan se masa dhe forma e ndalimit ishte totalisht e pabazuar në ligj dhe procedurë. Në kushte të tilla qëndrova prej 5 orësh i shoqëruar pa pasur asnëj lloj shpjegimi se cilat ishin arsyet që policia e shtetit bëri gjithë këtë organizim dhe gjithë këtë formë dhe mënyrë shoqërimi. Në gjykimin tim ky është një sulm që bëhet sepse unë jam nënkryetari i përgjithshëm i Forumit Rinor të PD për gjithë Shqipërinë dhe gjykoj se kjo është një formë presioni që i bëhet përfaqësuesve të PD në Shkodër por kudo edhe në gjithë Shqipërinë. E dënoj me forcë qasjen që forcat e policisë kanë më Partinë Demokratike”.

Shpallja në kërkim që keni pasur ka rënë poshtë nga gjykata apo vijoni të jeni si i dyshuar?
Gjithë deklarimi që kam patur për të bërë në lidhje me organet kompetente për një çështje që është e montuar nga organet e policisë së Shkidrës unë e kam bërë pranë prokurorisë së rrethit dhe që nga data 17 maj unë vijoj punën time funksionale kështu që nuk kishte asnjë arsye një formë e tillë shoqërimi.

A e cilësoni si një sulm politik shoqërimin tuaj nga policia e Shkodrës?
Absolutisht që po sepse forma e shoqërimit me një numër të madh patrullash, me alarme, me sinjale , me sirena mes rrugëve të qytetit, me porosi që i jepen gjatë momentit të shoqërimit në telefon ‘e kapëm, po vijmë, bëhuni gati’, absolutisht e gjykoj fort se ka në prapavijë të fortë politike në thelb për intimidimin e përfaqësuesve të PD.

A keni bërë një padi për policinë e shtetit?
Më momentin që unë kryeva qëndrimin e padrejtë që mu bë, unë kam bërë një padi për policinë e Shkodrës por nuk e di të them të drejtën me sa shpresë do të jenë ato fakte që unë kam renditur do të merren parasysh.

Etiketa: Arvit BushatiShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohen rreth 3000 bimë kanabisi në Shkodër, e pësojnë dy roje mjedisi

10:20 : 13/07/2025
AKTUALITET

E rëndë në Shkodër/ Gjendet i vdekur në makinë një 50-vjeçar! Ja çfarë dyshohet

20:10 : 12/07/2025
AKTUALITET

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset pronari

18:53 : 12/07/2025
AKTUALITET

Policët në rresht dhe fadromat në punë, vijon aksioni i shembjeve në Theth

12:05 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Heroi i liqenit”/ Mediat izraelite nderojnë kapitenin shqiptar që humbi jetën duke shpëtuar 2 turistë

20:16 : 11/07/2025
AKTUALITET

Prokurorja e Shkodrës, ose “Gjeli” i munguar në drejtësi dhe turizmi me kallash

19:22 : 11/07/2025
Para

Kërcënoi Ramën pasi i shembën shtëpinë te "5 Maji", dënohet me burg qytetari

TË GJITHA

“Isha i patakt”, Jul Deda rrëfen si nisi historia e dashurisë me gruan: E pashë nga pas

11:41 : 13/07/2025

Gaza/ Izraeli vret 24 palestinezë pranë një pike ndihmash

11:41 : 13/07/2025

BE-ja dhe Meksika kritikojnë propozimin e Trumpit për tarifë 30%

11:29 : 13/07/2025

Wimbledon/ Polakja Swiatek fiton për herë të parë Grand Slam-in britanik

11:19 : 13/07/2025

E pazakontë në Kavajë! I riu inskenon rrëmbimin e tij për të përfituar para nga i ati/ EMRAT

11:16 : 13/07/2025

Tifozët dalin kundër Vllaznisë, akuza për lojën dhe disfatën në Europë

11:09 : 13/07/2025

Vijon zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës

11:03 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com