• Kontakt
Thursday, September 28, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Dëshmia e Enrikut: Vrasja për të cilën Dumani më premtoi 60 mijë euro

11:14 : 30/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Dëshmia e Enrikut: Vrasja për të cilën Dumani më premtoi 60 mijë euro

Vrasësi me pagesë, Henrik Hoxhaj, ish-bashkëpuntor i Nuredin Dumani dha këtë të të martë dëshminë e tij për dy vrasje të ndodhura në Mars dhe në Prill të 2020. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, i pranishëm edhe i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. Hoxhaj mësohet të jetë shprehur se objektiv i këtij atentati ishte Besmiri, por duke qenë se ndodheshin të dy në një makinë, i ekzekutuan të dy.

Si i takon vrasjes tjetër të dyfishtë, atë të Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë, më 2 Mars 2020, Hoxhaj mësohet të jetë shprehur se Nuredin Dumani i kishte premtuar 60 mijë euro, por kishte marrë vetëm 35 mijë, pasi pjesën tjetër e mori Elio Bitri, për shkak se ekzekutimin e kreu bashkë me këtë të fundit.

Objektiv në këtë rast mësohet se ishte Dorian Shkoza, por Anxhelo doli para për të mbrojtur shokun e tij.

“Me Nuredin Dumanin jam njohur në ditëlindjen e Festim Çolit, rreth 6 muaj para vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Aty shkëmbyem numrat e telefonit, dhe kemi folur e takuar. Dumani premtoi 60 mijë euro, nga të cilat më ka dhënë 35 mijë, sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri. Ky i fundit ka qenë në timon, unë te sedilja e pasme e pasagjerit. Kam patur 2 pistoleta 9 mm, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli. Objektivi sipas Dumanit ishte Dorian Shkoza, madje ky i ka dalë para Avdiajt për ta mbrojtur kur kemi qëlluar. Me Bitrin s’kam patur komunikim, kur vajta te shtëpia e Nuredinit, e kam gjetur aty dhe jemi nisur drejt vendit të ngjarjes. Dumani s’ishte me ne, por vinte rrotull. Kam qëlluar me të dyja armë, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij, por nuk e di nëse ka kapur plumbi ndonjërin nga viktimat. Para ngjarjes madje, në shtëpinë e Dumanit, Elio qëlloi, na tha se ishte shkrepje e pavullnetshme. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit. Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar në për planin e vrasjes së Besmir Haxhias”.

Deklarimet mes Klevis Allës i cili ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe dy bashkëpunëtorëve të tjerë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, kanë përplasje dhe kontradikta midis tyre sa i takon 2 ngjarjeve kriminale, për personat që kanë marrë pjesë, por edhe mënyra e ekzekutimit të tyre.

Lexo edhe:

GJKKO lë në burg avokatin Arian Cengu

U arrestua pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit, Apeli lë në burg ish-shefin e krimeve

Në sallën e gjyqit, Henrik Hoxhaj ka dëshmuar edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia, për të cilët Nuredin Dumani i dha 30 mijë euro. Henrik Hoxhaj ka treguar detaje ku të përfshirë në atentat ishin edhe Klevis Alla që po monitoronte lëvizjet e Besmirit që kishin në shënjestër ndërsa për Viktorin thotë se ishte rastësi.

“Objektiv ishte Besmiri, kur u afruam i pamë të dy, dhe Nuredini me Klevis Allën, i thanë njëri-tjetrit, qenka me vëllain. Viktori ishte rastësi. Dëgjova më pas se kishin plan tjetër edhe për atë por jo atë ditë. Sipas Nuredinit, Klevis Alla do na njoftonte, vrasjen do e bënim ne. Alla na priste me makinën. Mbaja veshur një jelek të OFL dhe kapele OFL, Nuredini më tha se i kishte gjetur në Elbasan. Kisha dy armë automatike në makinë, njërën në dorë tjetrën në xhepin e derës. Shoferi ynë u fut në parakalim kur i pamë vëllezërit, dhe nisa të qëlloj. Nuredinit s’po i shkrepte arma. Kam goditur me xhama mbyllur, Nuredinin se kam parë ç’ka bërë se nuk e kisha mendjen. Kam qëlluar edhe nga xhami i pasëm, shoferin e mjetit, Besmirin. Kam zbritur dhe mora armën tjetër se më mbaruan plumbat dhe qëllova sërish për tu siguruar. Me Klevis Allën që ishte shoferi ynë nuk kam folur asnjë fjalë. Madje teksa më shikonte në fytyrë një moment i kam thënë “ç’ke që sheh, kthehu para”. Kapelet dhe jelekun i hodhëm rrugës dytësore në Vorë kur po ktheheshim në Tiranë me Nuredinin.”

Hoxha identifikoi në seancë edhe Besian Xhixhon që ndodhej në kafazin e qelqët duke thënë se e ka njohur në Shëngjin.

“Dumani më ka thënë se kishte siguruar eksplozivin me të cilin shpërthyen banesën e Talo Çelos. Talon as se kam takuar as njohur nga afër. Nuredini më thërriste “kusho”, asnjëherë me emër. Altin Ndocin ma ka treguar Dumani me foto, se kam takuar as parë. Dumani e ka vëzhguar gjatë pandemisë disa ditë, por nuk e vrau dot. Për vrasjen e vëllezërve Haxhiu, Dumani më dha 30 mijë euro. Kur i thash pse kaq pak, më tha “kusho, e kam hall personal, po ta kërkoj si nder”. Gjatë bisedave dëgjova prej tij, se donte ti vriste për llogari të tij, por që me paratë e ndihmonte Erion Alibej. Alibej dyshonte se Ndoci dhe Besmiri kishi qenë të përfshirë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh, ku vdiqën vëllai dhe xhaxhai i Alibejt dhe një shtetas turk”, tha Hoxhaj.

Seanca e sotme ndaj 4 të pandehurve Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës e Enver Divës u shty. Shkak u bë kërkesa e avokatëve të Divës dhe Xhixhës, që kërkuan kohë sepse duan që të krahasojnë dëshminë e Henrik Hoxhajt të dhënë ditën e sotme përballë gjykatës me atë që ka dhënë në prokurori.

Lexo edhe:

U shoqërua drejt GJKKO-së për të dëshmuar, dështon seanca ndaj Nuredin Dumanit

Etiketa: Anxhelo AvdijaDorjan ShkozaGJKKOHenrik HoxhaNuredin Dumani

Lajme të lidhura

Gara për hetues në BKH, certifikohen 28 kandidatë
AKTUALITET

GJKKO lë në burg avokatin Arian Cengu

10:39 : 27/09/2023
U arrestua pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit, Apeli lë në burg ish-shefin e krimeve
AKTUALITET

U arrestua pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit, Apeli lë në burg ish-shefin e krimeve

10:36 : 27/09/2023
Njerëzit e Vetingut “të paprekshëm”/ Gjykata e Lartë shpall të pafajshme Etleda Çiftjan
AKTUALITET

Njerëzit e Vetingut “të paprekshëm”/ Gjykata e Lartë shpall të pafajshme Etleda Çiftjan

15:52 : 26/09/2023
Ahmetaj: Në Nëntor, 1050 banesa të rindërtuara nga tërmeti kalojnë në pronësi të qytetarëve
AKTUALITET

Kërkoi heqjen e sekuestros së llogarisë bankare, GJKKO rrëzon kërkesën e Ahmetajt

15:13 : 26/09/2023
Apeli lë në fuqi vendimin me 8.8 vite burg ndaj ish-truprojës së Tahirit
AKTUALITET

Apeli lë në fuqi vendimin me 8.8 vite burg ndaj ish-truprojës së Tahirit

10:33 : 26/09/2023
Rrëfimi i Alibejt: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos
AKTUALITET

Rrëfimi i Alibejt: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos

14:38 : 25/09/2023
Para
Bie nga dritarja e hotelit ku po qëndronte në Itali, vdes kryebashkiaku polak

Shkatërrohet grupi shqiptar i drogës në Itali, 15 në pranga, paratë pastroheshin në prona në Shqipëri



TË GJITHA

EMRI/ Edhe motra e Laert Haxhiut e përfshirë në krim, zbardhet vrasja e “ushtarit” të Aldo Bares

EMRI/ Edhe motra e Laert Haxhiut e përfshirë në krim, zbardhet vrasja e “ushtarit” të Aldo Bares

23:49 : 27/09/2023
Horoskopi për ditën e diel, 25 shtator 2022

Horoskopi i ditës, e enjte 28 shtator 2023

23:42 : 27/09/2023
EFL Cup/ Chelsea kualifikohet me Brojën në fushë, Newcastle eliminon Man.City-n

EFL Cup/ Chelsea kualifikohet me Brojën në fushë, Newcastle eliminon Man.City-n

23:27 : 27/09/2023
Gazeta austriake: Vuçiç është në aleancë me autokratin Edi Rama për ndarjen e Kosovës

Tensionet në veri/ Vuçiç mbron terroristët që sulmuan Kosovën, ka edhe një përgjigje për Edi Ramën

23:27 : 27/09/2023
E rëndë/ U dënua me dy vite burg, vetëvritet në qeli 28-vjeçari shqiptar në Itali

Denoncimi i gazetarit: Në Greqi janë dënuar shqiptarë pa përkthyes e avokat

23:21 : 27/09/2023
Një tjetër surprizë nga Luiz Ejlli, ja për çfarë bëhet fjalë!

Një tjetër surprizë nga Luiz Ejlli, ja për çfarë bëhet fjalë!

23:19 : 27/09/2023
“Tarifa 2 mijë Euro”/ Infermieri i Traumës premton licencë, merr paratë dhe ia mbath në Gjermani

“Tarifa 2 mijë Euro”/ Infermieri i Traumës premton licencë, merr paratë dhe ia mbath në Gjermani

23:06 : 27/09/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com