• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fitorja e Erdogan, DW: Marrëdhënia BE-Turqi do të mbetet e vështirë

09:15 : 29/05/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE

Edhe pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi problemet mes Brukselit dhe Ankarasë do të mbeten. Erdogan e shpalli fitoren dhe akuzoi para përkrahësve mediat europiane, se donin ta rrëzonin atë.

Si e shikon BE marrëdhënien me Turqinë?

Komisioni Europian e shikon me sy kritik sundimin gjithnjë e më autoritar të presidentit Tayyip Recep Erdogan. “Shqetësimet e mëdha për shkak të rrënimit të demokracisë, të shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut dhe pavarësisë së drejtësisë nuk janë respektuar”, thuhet në raportin e fundit të BE për Turqinë në vitin 2022. Në vend të kësaj vazhdojnë zhvillimet negative. “Edhe shqetësimet për politikën ekonomike dhe funksionimin e ekonmisë së tregut janë rritur edhe më tej.” Megjithatë në raport theksohet, se Turqia vazhdon të mbetet një partnere e rëndësishme në temat e migracionit, mbrojtjes së klimës dhe sigurisë energjitike.

Erdogan para përkrahësve të tij
Erdogan para përkrahësve të tijFotografi: Depo Photos/IMAGO

Një rol të rëndësishëm vazhdon të luajë anëtarja e NATO-s e fortë ushtarakisht edhe si ndërmjetësuese për marrëveshjen mes Rusisë dhe Ukrainës për drithërat. Por krerët e vendeve të BE kanë ushtruar kritika të forta kundrejt Turqisë pas kërcënimeve të saj ndaj anëtarëve të BE, Qipro dhe Greqi. Turqia ka shkelur disa herë hapësirën ajrore greke dhe qipriote apo ujërat territoriale me marinën e saj. Po ashtu BE kërkon rregullisht nga Turqia të njohë vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e njeriut dhe të lirojë aktivisvin Osmana Kavala për shembull, i dënuar me burgim të përjetshëm, sepse me gjasë ka marrë pjesë në organizimin e protestave në Parkun Gezi në vitin 2013.

Qëndrimi i Turqisë

Lexo edhe:

PPK-ja dorëzon armët si hap drejt përfundimit të konfliktit në Turqi

VIDEO/ Tmerr në Antalia: Luani del nga kafazi dhe plagos një burrë në gjumë

Në analizën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë thuhet përkundër, se në marrëdhënien me BE “gjithnjë ka zhvillime që shënojnë progres përpara dhe sërish zhvillime negative.” Kjo e përcakton prej dekadash marrëdhënien Turqi-BE. Pas përpjekjes së dyshuar për puç ushtarak kundër presidentit Erdogan, në vitin 2016, pas të cilit Turqia reagoi me ligje për gjendjen e jashtëzakonshme dhe kufizimin e të drejtave dekomratike, marrëdhëniet mes dy vendeve janë keqësuar, pranon Ministria e Jashtme.

Pamje nga rezultatet e para të dielën
Pamje nga rezultatet e para të dielënFotografi: Mehmet Kacmaz/Getty Images

“Qëndrimi i ftohtë dhe kritik i BE pas zhvillimeve të puçit tinzar të 15 korrikut (2016) ka shkaktuar një krizë besimi. Fakti që BE nuk e kupton ndikimin e organizatës terroriste “FETÖ” dhe për masa të caktuara e kritikon Turqinë, e ka dobësuar dialogun.” Nën “FETÖ”, presidenti turk beson tek një komplot me gjasë terrorist, i drejtuar nga predikuesi që jeton në SHBA, Fetullah Gülen.

Megjithatë BE mbetet për Turqinë një partnere e rëndësishme strategjike, këtu theksohet sidomos marrëdhënia e arritur për refugjatët. Turqia merr miliarda nga BE për të mbajtur 3,5 milionë refugjatët sirianë që qëndrojnë në vend. Por marrëveshja është e brishtë. Në vitin 2020, Erdogan hapi për një kohë të shkurtër kufijtë në Edirne dhe i përdori refugjatët si mjet presioni. Si edhe më parë Turqia vetë e ndjek objektivin e anëtarësimit në BE, por në fillim BE duhet të zgjidhë problemet e brendshme, thuhet për këtë nga Ministria e Jashtme në Ankara.

A është Turqia ende kandidate për anëtarësim?

Brukseli faktikisht i ka pezulluar negociatat e anëtarësimit në vitin 2018. Por ato nuk janë ndërprerë. Negociatat që zhvillohen nga viti 2005 mund të riaktivizohen pas zgjedhjeve parlamentare. Për këtë kusht është që Turqia të paktën të njohë jodrejtpërdrejt anëtaren e BE, Qipron. Trupat turke mbajnë prej gati 50 vjetësh të pushtuar pjesën veriore të Qipros. “Përpjekjet për anëtarësim nuk janë të vdekura, por në koma”, thekson ekspertja për Turqinë, Amanda Paul nga instituti “European Policy Centre” në Bruksel për Deutsche Wellen. Sipas Paul me Erdoganin në pushtet, ka pak gjasë që kjo gjendje të dalë nga koma. Tek anëtarët e BE për momentin është i vogël interesi i angazhimit me një Turqi gjithnjë e më nacionaliste. Nga ana tjetvr “anëtarësimi në BE është edhe më tej shumë popullor tek turqit. Ende 70% janë për anëtarësimin në BE”, thekson Paul.

Përkrahës të Erdoganit festojnë
Përkrahës të Erdoganit festojnëFotografi: Emrah Gurel/AP Photo/picture alliance

Si do të veprohet pas zgjedhjeve?

Amanda Paul është e mendimit se “është një marrëdhënie e vështirë që me kalimin e kohës është keqësuar. Thënë hapur, nuk besoj në ndryshime pozitive.” Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock në takimin me homologun e saj turk, Mevlüt Cavusoglu në Stamboll në vitin 2022 shprehu kritikë të hapur ndaj Turqisë, por pranoi, se nuk nevojiten konfrontime të tjera, për shkak se perëndimi duhet të qëndrojë i bashkuar në NATO për të mbajtur larg Rusinë. “Tek miqësia bën pjesë që të dëgjojmë njëri-tjetrin deri sa të dhembin veshët”, tha Baerbock në Stamboll atëherë në konferencën për shtyp. Tani pas fitores së Erdoganit, BE dhe NATO presin që Turqia pas zgjedhjeve të japë miratimin e saj për pranimin e Suedisë në aleancën perëndimore. Pritet që miratimi për Suedinë të jepet në korrik.

/DW/

Etiketa: ErdoganTurqizgjedhjet ne Turqi

Lajme të lidhura

BOTA

PPK-ja dorëzon armët si hap drejt përfundimit të konfliktit në Turqi

11:25 : 11/07/2025
BOTA

VIDEO/ Tmerr në Antalia: Luani del nga kafazi dhe plagos një burrë në gjumë

17:39 : 06/07/2025
AKTUALITET

Kapet në Belgjikë anija turke me qindra kg kokainë, 8 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

12:26 : 06/07/2025
BOTA

Turqi/ 3 kryebashkiakë të opozitës arrestohen për korrupsion

18:20 : 05/07/2025
BOTA

“Po pres avionët F-35 nga Trump!”, Erdogan: Shqetësimet greke janë të pakuptimta

13:43 : 05/07/2025
BOTA

Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi

08:52 : 05/07/2025
Para

Ministri i Jashtëm serb: Forcat e armatosura, në gjendje gatishmërie

TË GJITHA

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com