• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Opozita turke: Kemi marrë një në çdo dy vota. Ja rezultatet e fundit

18:23 : 28/05/2023
në AKTUALITET, BOTA

Opozita turke thotë se deri më tani ka marrë një në çdo dy vota, ndërsa rezultatet e fundit tregojnë një epërsi të presidentit Erdogan.

Një tjetër konferencë u zhvillua në selinë e partisë së opozitës CHP nga zëdhënësi Faik Oztrak, i cili tha se po zhvillohet një garë e ngushtë dhe shumë konkurruese.

Për momentin, duket se kemi një votë në çdo dy persona, tha ai.

Rezultatet e fundit nga dy agjencitë e lajmeve i japin Erdoganit epërsinë – agjencia shtetërore e vendos atë pothuajse gjashtë pikë përpara, agjencia rivale Anka thotë se është vetëm një pikë.

Oztrak filloi fjalimin duke paralajmëruar se pala e presidentit kishte filluar tashmë një operacion mashtrimi dhe u zotua se kampi Kilicdaroglu do të siguronte që çdo parregullsi do të parandalohej nga ushtria e tij e vullnetarëve.

Lexo edhe:

Carney takon Trumpin në kërkim të ‘marrëveshjes më të mirë për Kanadanë’

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

Më pas ai e paralajmëroi Erdoganin që të mos shpallte fitoren: “Mos u mundoni të turbulloni ujërat me fjalime nga ballkoni”.

Rezultatet paraprake

Sipas agjencive të lajmeve Anka dhe “AA”, më shumë se 85% e kutive të votimit janë të hapura tani.

“AA” thotë se Erdogan është përpara me 52,93%, Kilicdaroglu pason me 47,07%.

Për herë të parë që nga mbyllja e qendrave të votimit, Anka thotë gjithashtu se Erdogan është përpara, me 50.65% të votave. Pason Kilicdaroglu me 49.35%.

Balotazhi presidencial në Turqi

Në Turqi u mbajt sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, që përfaqëson një sprovë të fortë për udhëheqjen prej afro dy dekadash të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Atje ka nisur procesi i numërimit të votave që do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve mes presidentit aktual dhe kandidatit të koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu.

Qendrat e votimit u hapën në oën 8.00 me orën lokale dhe u mbyllpën në 17.00

Erdogan votoi në Stamboll ndërsa kundërshtari i tij Kilicdaroglu votoi në Ankara.

Sipas sondazheve paraprake gara do të jetë shumë e ngushtë. 69 vjeçari Erdogan sfidoi anketimet paraprake dhe kryesoi në raundin e parë të votimeve, të 14 majit me një përqindje më të lartë mbështeteje se kundërshtari i tij Kemal Kilicdaroglu, por nuk ia doli të siguronte më shumë se 50 për qind të votave të nevojshme për t’u shpallur fitues dhe për të shmangur balotazhin presidencial.

Erdogan fitoi 49.4 për qind të votave, ndërkaq Kilicaroglu arriti të merrte 44.9 për qind të votave.

Kjo ishte hera e parë në 20 vjet sa është në pushtet që Erdogan nuk fitoi zgjedhjet që në raundin e parë.

Këto zgjedhje nuk do të përcaktojnë vetëm udhëheqësin e Turqisë, një vend anëtar i NATO-s me 85 milionë banorë, por edhe se si do të qeveriset, cila do të jetë e ardhmja e saj ekonomike, ndërsa vlera e monedhës vendase ka shënuar rënie të madhe.

Zgjedhjet do përcaktojnë edhe se si do jetë politika e jashtme e Turqisë, një vend që ka zemëruar Perëndimin duke forcuar marrëdhëniet me Rusinë dhe vendet e Gjirit.

74 vjeçari Kilicdaroglu, është kandidat i aleancës opozitare i përbërë nga 6 parti dhe udhëheq Partinë Popullore Republikane.

Ai ka premtuar rikthimin në sistemin parlamentar të qeverisjes, nga sistemi presidencial ekzekutiv i Erdogan, i miratur me referendum në vitin 2017, si dhe ka premtuar se do të ndryshojë politikën e jashtme të Turqisë duke forcuar lidhjet me Perëndimin dhe rishikim të politikave ekonomike të vendit.

Turqia strehon numrim më të madh të refugjatëve në botë, me rreth 5 milionë emigrantë, nga të cilët 3.3 milionë janë sirianë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme. Kilicdaroglu është zotuar të kthejë refugjatët sirianë.

Etiketa: ErdoganKemal KiliçdarogluTurqizgjedhjet ne Turqi

Lajme të lidhura

BOTA

Carney takon Trumpin në kërkim të ‘marrëveshjes më të mirë për Kanadanë’

12:52 : 07/10/2025
BOTA

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

09:14 : 05/10/2025
BOTA

Tërmet i fortë në Turqi

15:25 : 02/10/2025
BOTA

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte forca

13:07 : 28/09/2025
BOTA

Takimi Trump-Erdogan, Turqia dhe SHBA firmosin marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:21 : 25/09/2025
BOTA

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump i kërkon Erdoganit të ndalojë blerjen e naftës ruse

18:11 : 25/09/2025
Para

Komisioni i Zgjedhjeve në Turqi: Ja kush kryeson (Shifrat Zyrtare)

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com