• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Turqi/ Kilicdaroglu sulmon Erdoganin: Po bën fushatë me armiqësi ndaj refugjatëve

20:44 : 27/05/2023
në BOTA

Para raundit të balotazhit në Turqi kandidati ri opozitës luan kartën e nacionalizimit dhe të armiqësisë ndaj refugjatëve. Kurse Erdogani është i qetë dhe i sigurt për fitoren.

Pak para raundit të balotazhit në Turqi toni po bëhet më agresiv. Ndërsa kampi qeveritar duket se po bën gjithçka që mundet për të shpifur për opozitën dhe për t’i portretizuar kandidatët e tyre presidencialë si tradhtarë të atdheut, kandidati Kemal Kilicdaroglu ka nisur kundërsulmin.

“Erdogan, ti je ai që negocioi me terroristët pas dyerve të mbyllura”, deklaroi ai së fundmi në një tubim. “Kush jeni ti dhe nga e merr të drejtën të vësh në dyshim patriotizmin tim?”

Kilicdaroglu po përpiqet të fitojë pikë jo vetëm me patriotizëm, por edhe me armiqësi ndaj refugjatëve. Qëllimi i tij është të fitojë votat e një grupi të madh votuesish nacionalistë që janë kritikë ndaj qeverisë.

Kilicdaroglu: Me patriotizëm dhe armiqësi ndaj refugjatëve

Lexo edhe:

Psikologët i vënë drynin derës/ Situatë e pazakontë, “Urdhri i Psikologut” është jashtë shërbimit

Kush e “tradhtoi” në Kavajë? Meta: E pabesueshme! Dërgova më shumë letra, se sa mora vota!

Për këtë qëllim Kilicdaroglu po e sulmon drejtpërdrejt konkurrentin e tij: Erdogani ka sjellë dhjetë milionë refugjatë në vend, pretendon ai. Nëse ai do të qëndrojë në pushtet, në vend do të vijnë dhjetë milionë të tjerë dhe qytetet e Turqisë do të përvetësohen nga refugjatët, mafiozët dhe bosët e drogës.

Kilicdaroglu ka deklaruar vazhdimisht se nëse vjen në pushtet synon t’i kthejë në vendet e origjinës të gjithë refugjatët. Sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në Turqi jetojnë rreth katër milionë refugjatë.

Pllakata zgjedhore të manipuluara

Mbështetësit e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan po përdorin lajme të rreme kundër kandidatëve të opozitës. Në internet qarkullojnë postera të shumtë të manipuluar për partinë opozitare CHP (Cumhuriyet Halk Partisi), partia më e madhe opozitare në Turqi. Këto shpërndahen nga anëtarë dhe mbështetës të partisë në pushtet AKP.

Edhe para raundit të parë më 14 maj, kishte lajme të rreme për opozitën turke, por sipas vëzhguesve para raundit të dytë, falsifikimet janë bërë më të gjera dhe sistematike.

Erdogani relativisht i qetë

Ndërsa opozita po shton tonet agresive dhe radikale Erdogani shprehet plot besim. “Shokë dhe miq të mi të çmuar”, shkroi 69-vjeçari në Twitter, “ne kemi përpara zgjedhjet më kritike në historinë tonë.[…] Unë kam besim te ju”.

Për herë të parë në më shumë se 20 vjet opozita shpresonte t’i jepte fund sistemit Erdogan në zgjedhjet e 14 majit. Shumica e sondazheve parashikonte që zgjedhjet do t’i fitonte Kiliçdaroglu, prandaj zhgënjimi tek mbështetësit e opozitës është edhe më i madh.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, asnjë nga kandidatët nuk arriti shumicën absolute. Kandidati i opozitës Kiliçdaroglu fitoi thuajse 45 për qind të votave, kurse aleanca e tij “Aleanca e Kombit” 35 për qind për. Ajo tani ka 213 vende në Parlament. Si Kiliçdaroglu dhe “Aleanca e Kombit” morën shumë më pak vota nga sa parashikonin.

Kurse presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan vetëm se nuk arriti të merrte shumicën absolute me 49.5 për qind. Gjithësesi aleanca e tij elektorale siguroi me 322 nga 600 vende në Parlament, një shumicë parlamentare edhe për pesë vjet të tjera. Prandaj Erdogani po shkon në balotazh me një mbështetje të fortë pas vetes./DW/

Etiketa: TurqiZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Psikologët i vënë drynin derës/ Situatë e pazakontë, “Urdhri i Psikologut” është jashtë shërbimit

20:49 : 13/06/2025
AKTUALITET

Kush e “tradhtoi” në Kavajë? Meta: E pabesueshme! Dërgova më shumë letra, se sa mora vota!

15:41 : 13/06/2025
AKTUALITET

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

09:15 : 13/06/2025
AKTUALITET

“Nuk është problemi Berisha apo opozita”/ Bushati: Qeveria manipuloi zgjedhjet

22:11 : 12/06/2025
AKTUALITET

“Kodi Zgjedhor, skandaloz”/ Alimehmeti: Nuk na favorizoi. Rinumërimi? Provë kemi videot e KQZ

20:34 : 12/06/2025
AKTUALITET

Berisha publikon VIDEON e zbatimit të ‘trenit bullgar’ në Elbasan: Qendra e votimit, një kafene

13:23 : 10/06/2025
Para

Superliga U-19 / Tirana kampione, edicionin e ardhshëm në “UEFA Youth League”

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com