• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimi që po i shndërron Tatimet në një bandë

13:41 : 22/05/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga Klodian Tomorri

Tre ditë më parë, Administrata Tatimore u bëri thirrje bankave shqiptare të raportojnë pranë saj informacionin e detajuar financiar për të gjithë personat jo rezidentë që kanë llogari bankare në Shqipëri. Kjo kërkesë e Tatimeve buron nga ligji “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit për Llogaritë Financiare,” i miratuar nga Parlamenti në janar të vitit 2020.

Kjo nuk ishte një masë që Shqipëria e miratoi me vullnetin e saj, por është një nismë globale. Në vitin 2014, OECD miratoi të ashtuquajturën Rregullorja e Standardit të Raportimit të Përbashkët, e cila detyron vendet të bëjnë shkëmbim automatik të informacionit për të luftuar evazionin fiskal. Rregullorja është transpozuar në ligj nga 105 vende në mbarë botën. Shqipëria e miratoi në Janar të vitit 2020.

Sipas rregullores, administrata tatimore është e detyruar që çdo vit të përcjellë pranë administratave tatimore të 105 vendeve partnere në botë informacionin e detajuar të shtetasve të këtyre vende që kanë llogari në bankat shqiptare. Nga ana tjetër Tatimet e 105 vendeve në mbarë botën janë të detyruara që çdo vit t’i përcjellin administratës tatimore shqiptare informacionin e detajuar të shqiptarëve që kanë llogari në vendet e tyre.

Lexo edhe:

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

Paqja Fiskale, Kali i Trojës për uljen e taksave të kullave dhe resorteve

Teorikisht ky shkëmbim automatik vazhdon prej 3 vitesh tashmë. Por në praktikë askush nuk e di se çfarë ndodh me të vërtetë. Kërkesave për informacion apo interesimit të gazetarëve, Drejtoria e Tatimeve u përgjigjet me justifikimin ordiner të konfidencialitetit.

E megjithatë konfidencialiteti nuk i pengon asfare Tatimet të bëjnë publike numrin e shqiptarëve që kanë aktualisht llogari bankare nëpër botë. Dhe madje edhe vlerën e aseteve cash që shqiptarët mbajnë në bankat e botës. Këto shifra nuk shkelin asnjë nen konfidencialiteti, përkundrazi.

Tre vjet nga hyrja në fuqi e ligjit Administrata Tatimore duhet të kishte raportuar për publikun minimalisht nëse ka identifikuar apo jo shkelje dhe çfarë masash ka marrë për të adresuar këto shkelje. Pra për sa shqiptarë ka ardhur informacioni që kanë llogari bankare nëpër botë dhe nëse të gjithë ata i kanë deklaruar këto të ardhura në Shqipëri.

Por nuk janë vetëm gazetarët dhe publiku që mbahen në errësirë. Këto të dhëna nuk i disponon as Parlamenti dhe asnjë institucion tjetër në Shqipëri, përfshirë ata që hartojnë politikat fiskale të vendit. Me pak fjalë, një nga reformat më të rëndësishme kundër evazionit fiskal, pastrimit të parave dhe korrupsionit u shndërrua as më pak e as më shumë, në një gjyle në dorën e Tatimeve, që nuk japin llogari askund. Tamam si një bandë, e cila fshihet pas konfidencialitetit për detyrat që i ngarkon ligji, por del haptazi në fushatë për Partinë./oligarkia.al

Etiketa: abuzimeAdministrata TatimorebankaDrejtoria e TatimeveKlodian TomorriTatime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

18:51 : 11/11/2025
AKTUALITET

Paqja Fiskale, Kali i Trojës për uljen e taksave të kullave dhe resorteve

19:10 : 07/11/2025
AKTUALITET

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Referimet për veprat penale të pastrimit të parave, Çela i pakënaqur me punën e Drejtorisë së Tatimeve

14:24 : 27/10/2025
Para

Maxhoranca po kthen “Plepat”/ Idea, komisionerët e Vetingut, gjyqtar pa Magjistraturë

TË GJITHA

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

17:47 : 16/11/2025

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

17:37 : 16/11/2025

Gazi amerikan kalon nga Greqia drejt Ukrainës, furnizimi nis nga janari

17:29 : 16/11/2025

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

16:44 : 16/11/2025

Makina përplas spektatorët në një event në Australi, 13 të plagosur

16:36 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com