• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Votuan Edi Ramën, tani banorët e Bërxullës: Do t’i mbrojmë me gjak!

11:10 : 21/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Të dielën e parë votuan Edi Ramën sot betohen për qëndresë, shakaja ska fund nga banorët e Bërxullës.

Njëzëri ata kanë kërkuar një përgjigje nga qeveria se çfarë do të bëhet me pronat dhe tokat e tyre, të cilat preken nga ndërtimi i projektit të rrugës Thumanë-Kashar. Banorët kërkojnë shpronësim me vlerën e tregut, po ashtu dhe një ndërtim të një nënkalimi për ta, si një rrugë alternative.

“Ne jemi akoma në qiell të hapur, nuk kemi informacion. jemi ne stres dhe ankth, s’dimë ku të shkojmë nesër. Shteti nuk na jep një zgjidhje”, tha administratori i këtij fshati.

Gjithashtu banorët i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që po t’i ketë ngelur pak dinjitet, mos e hedhë popullin në rrugë.

“Prona është e shenjtë, ato nuk po e cajnë kokën fare. Është fatkeqësi më e madhe. I bëj thirrje kryeministrit nëse i ka mbetur pak dinjitet të mos ta hedhë këtë popull në rrugë. Do ta mbrojmë se është e ardhja e fëmijëve tanë. Do mbetemi rrugëve“- tha një prej banorëve.

Lexo edhe:

I shpërtheu granata teksa punonte tokën, plagoset 85-vjeçari në Himarë

Tre shqiptarë rrahin brutalisht një italian për t’i grabitur orën Rolex

Ata shprehen se kanë kërkuar ballafaqim me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku por nuk kanë marrë asnjë përgjigje prej tyre.

“Ne jemi të pambrojtur. Shteti nuk na jep zgjidhje. I bëj thirrje kryeministrit dhe ministres së Infrastrukturës. I kemi kërkuar dialog disa herë, nuk kanë pranuar të vijnë të diskutojmë. I bëj thirrje të vijnë të prezantojnë planin për këta banorë, pronat dhe banesat tona.

Kemi pasur komunikim me Kadastrën por nuk na ka dhënë zgjidhje të plotë. Pasi tha se ishin bllokuar veprimet për shkak të fushatës. Duhet të jenë zhbllokuar tani se fushata mbaroi, zgjedhjet u krynë dhe ata duhet të fillojnë me certifikimin e pronave dhe banesave. Duhet të na jepet zgjidhje siç e parashikon ligji. Pronat të dëmshpërblehen me vlerën e tregut. Duke parë pasojat që na dha tërmeti. I bëj thirrje shtetit të vendosë çmim të drejtë dhe të saktë për të gjitha banesat sepse nesër njerëzit do ngelen në qiell të hapur. Të mblidhen këshillat bashkiakë, MiE dhe të vendosë mbi trojet ku do ndërtohen këto banesa që i prek ky segment rruge”, tha ai.

Ndërkohë, një tjetër banor iu bëri thirrje bashkëfshatarëve të tij që mos të shiten, por të mbrojnë pronat e tyre.

“Janë këta oligarkët shqiptarë që kërkojnë të ndërtojnë, autostrada, rrugë, në kurriz të pronave tona. I bëj thirrje për dialog qeverisë. Ne jemi ata pronarë që po na rrëmbehet prona. Nuk mund të vendosin sekserët çmimet e pronave tona. I bëj thirrje kryeministrit që të reagojë dhe të na dëgjojë. Prona sa e shtrenjtë është dhe e shenjtë. Jam i vendosur që deri në frymë të fundit, do t’i mbrojmë me gjak. S’do dal më në protestë, por do të rri në banesën time dhe do e mbrojë atë. I bëj thirrje banorëve që të mos shiten, prona është e shenjtë”, tha pronari.

 

  • Banorët e Bërxullës prej 9 muajsh në protestë

Banorët e Bërxullës prej 9 muajsh kundërshtojnë projektin e zgjerimit të aksit rrugor ‘Thumanë-Kashar’ i cili prek banesat e tyre.

Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi ata nuk janë dakord me skemën e shpronësimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre, çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht.

Edhe këtë të dielë, ata paralajmëruan përshkallëzim të protestës nëse kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje, ndërkohë kujtojmë që më herët kanë paralajmëruar se nuk ju jepet një përgjigje, do ta zgjidhin me vetëgjyqësi.

Etiketa: banoretBërxullëpoliciaprotestevetegjyqesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I shpërtheu granata teksa punonte tokën, plagoset 85-vjeçari në Himarë

16:13 : 18/10/2025
AKTUALITET

Tre shqiptarë rrahin brutalisht një italian për t’i grabitur orën Rolex

15:49 : 18/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime nga puna

13:31 : 18/10/2025
AKTUALITET

Nga “tatuazhi i dashurisë” te mallkimet, 40-vjeçari shqiptar kthehet në makthin e ish-të dashurës virtuale

23:00 : 17/10/2025
AKTUALITET

Policët flenë, hajdutët bëjnë kërdinë në një fshat të Vlorës! Vidhen 50 stalla

22:43 : 17/10/2025
AKTUALITET

U kapën me 250 kg kokainë, arrestohen tre shqiptarë në Londër

20:55 : 17/10/2025
Para

Qëlloi disa herë me thikë gruan, arrestohet shqiptari në Itali/ Detajet

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 20 tetor 2025

22:57 : 19/10/2025

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

22:45 : 19/10/2025

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025

Grabitja e bizhuterive, Macron: Do t’i gjejmë veprat e vjedhura, autorët do të përballen me drejtësinë

21:38 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com