• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria sërish në Arbitrazh, 1 i shpallur në kërkim kërkon 60 mln € dëmshpërblim

11:13 : 20/05/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, VIDEO

Kompania “Phoenix Petroleum” ka paditur shoqërinë publike Albpetrol në gjykatën e Arbitrazhit duke kërkuar 60 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e marrëveshjes koncesionare në vendburimin e Amonicës. Oligarkia.al ka mësuar se Phoenix Petroleum ka njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare për shpalljen e arbitrazhit dhe tani Avokatura e Shtetit pritet të çelë garën për të përzgjedhur studion që do të mbrojë shtetin shqiptar në këtë gjyq.

Ky është arbitrazhi i dytë brenda një periudhë një mujore kundër Shqipërisë me pretendime dhjetra milionë euro. Në prill këtij viti, një tjetër marrëveshje koncesionare përfundoi në arbitrazh. Kompania EMS që kishte me koncesion terminalin lindor në Portin e Durrësit paditi qeverinë shqiptare në arbitrazh duke kërkuar 40 milionë euro kompesim me pretendimin e prishjes së njëanshme të koncesionit.

Konflikti

Në shkurt të vitit 2013, qeveria miratoi marrëveshjen hidrokarbure ndërmjet Albpetrol dhe “Phoenix Petroleum Gas” për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimet e naftës Amonicë, Drashovicë e Pekisht – Murriz si dhe në vendburimet e gazit Panaja, Frakull, Povelçë, Divjakë, Ballaj-Kryevidh dhe Finiq-Karnë.

Por në vitin 2017 me urdhër të ish-ministrit të Energjisë, Albpetrol e prishi marrëveshjen e koncesionit duke argumentuar se “Phoenix” nuk kishte përmbushur kushtet e kontratës dhe kishte krijuar detyrime të mëdha financiare ndaj shtetit. Pas prishjes së kontratës, vendburimet u morën sërish në zotërimin e Albpetrol, që në atë kohë drejtohej nga Endri Puka, por ky veprim u konsiderua si i paligjshëm nga “Phoenix”.

Lexo edhe:

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

Vendimi për të shtetëzuar sërish vendburimet e naftës dhe gazit në atë kohë çoi dhe në një përplasje institucionale mes Albpetrol dhe Ministrisë së Energjisë nga njëra anë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore nga ana tjetër. Kjo e dyta kundërshtoi veprimet e Albpetrol për shtetëzimin e vendburimeve si të paligjshme.

Phoenix

“Phoenix Petroleum” është një kompani e themeluar në vitin 2011 nga tre ortakë, shoqëritë “Otto Al” dhe “Albanian Energy Consortium” si dhe një shtetas gjerman i quajtur Jurgen Weise.

Pas dy shoqërive të para qëndrojnë shqiptarët Naim Kasa dhe Isuf Berberi. Më vonë shoqëria ka ndërruar disa herë pronësi, por brenda të njëjtit grup. Aktualisht ajo rezulton me status të pezulluar dhe pronari i vetëm i saj është Isuf Berberi me 100 për qind të aksioneve.

I njëjti grup personash ka dhe një histori tjetër arbitrazhi me shtetin shqiptar për vendburimet e Cakranit dhe Gorishtit. Këto vendburime fillimisht iu dhanë kompanisë “Stream Oil”, por më pas ndërruan disa herë duar dhe përfunduan në pronësi të “GBC Oil” me pronar Naim Kasën. Edhe këto burime u shtetëzuan nga Albpetrol për mospërmbushje të kushteve të kontratës. Por GBC e paditi Shqipërinë në arbitrazh dhe në vitin 2020, Gjykata vendosi që Shqipëria duhet t’a kompesonte kompaninë me 12.5 milionë dollarë./Oligarkia.al/

Etiketa: AlbpetrolDamian GjiknuriEdi RamaGjykata e ArbitrazhitIsuf Berberinafte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025
AKTUALITET

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025
BOTA

Serbia në krizë nafte, pritet rritje e çmimit të karburantit

15:19 : 15/11/2025
Para

"30 mijë euro kg", goditet banda e kokainës në Tiranë, 5 të arrestuar/ EMRAT

TË GJITHA

Kërcënim për bombë në një televizion francez, ndërpritet transmetimi live

20:53 : 15/11/2025

Mbërrin në Tiranë skuadra angleze, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

20:40 : 15/11/2025

FOTO që ka ndezur diskutimet/ A është ‘transformuar’ vajza e mozaikut të Muzeut Kombëtar?

20:35 : 15/11/2025

Ish-nr.2 i LIBRA akuza Blushit: Mori 265 mijë € nga fondet e partisë! Pastroi 8 mln € paga nga Top Channel

20:25 : 15/11/2025

Kina paralajmëron qytetarët: Mos udhëtoni në Japoni, lekët e biletave të prenotuara do kthehen mbrapsht

20:13 : 15/11/2025

EMRAT/ Dy femra, zbulohen opinionistet e “BBVK”

20:10 : 15/11/2025

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com