• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Problem me sistemet, pacientët në radhë të gjata për vizitë te mjeku specialist

21:07 : 19/05/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

Sipas statistikave të publikuara në vitin 2022, Qarku i Fierit rezulton qarku i dytë pas Tiranës me popullsi më të madhe, përkatësisht 278,413 banorë. Duke qenë se ka një dendësi të madhe të popullsisë edhe nevojat për vizita tek mjeku specialist janë të mëdha. Por në Fiks Fare mbërrijnë çdo ditë denoncime të shumta për radhët e gjata që duhet të presin edhe pse shkojnë me rekomandim nga mjeku i familje. Madje, përveç këtij rekomandimi, duhet të lënë ora e ditë tjetër për të kryer vizitë tek mjeku specialist.

Një pensioniste nga Fieri ankohet se nuk po mundet të vizitohet dot tek mjeku specialist edhe pse ka ndjekur gjithë procedurën e nevojshme. Shkak është radha e madhe. “Mora rekomandimin nga mjeku i familjes në një copë letër dhe u paraqita tek poliklinika për vizitën tek specialisti, por pash që kishte mbi 150 veta në radhë me të njëjtin orar dhe ditë si unë“, thotë e moshuara. Ajo tregon se ka shkuar 3-4 ditë resht dhe radha ka qenë po e njëjta madje në rritje. Ajo ngre dhe shqetësimin se përveç orarit dhe fashës orare që i jep mjeku i familjes, ajo në poliklinikë duhet të marrë një tjetër orar dhe ditë për vizitë.
Fiksi u paraqit vetë në Poliklinikën e Specialiteteve Fier për të parë nga afër situatën. Ditën e parë gazetarët hasën një radhë të gjatë në poliklinikë ku numri rendor që trërhoqën mbante shifrën 156. Me këtë numër paraqiteshe në recepsion për të prenotuar aty vizitën me fashën orare dhe ditën për tek specialisti, edhe pse ishin të pajisur më një të tillë bashkë me kodin e prenotimit nga mjeku i familjes.

Ditën e dytë gazetarët e Fiksit u paraqitën sërish në poliklinikë dhe këtë ditë ata ishin të 174-tit në radhë. Gazetarja pyet rojën nëse janë rregulluar sistemet dhe vetë roja thotë se as kanë për t’u rregulluar. Nëse nuk e bëjnë që nga mjeku i familjes të shkojnë direkt tek mjeku specialist.

Fiksi paraqitet edhe ditën e tretë rresht ku është e njëjta situatë. Pyesin një nga punonjëset në recepsion dhe ajo pohon se në këtë mënyrë kanë kaluar edhe 2000 pacientë në ditë. “Sistemi nuk ka punuar, sot u rregullua. Mjeku i familjes nuk ka akses fare të japi rekomandim, thjesht jep kodin dhe prandaj duhet të kaloj tek ne që t’i lëmë orarin për tek specialisti. Kjo pasi tek specialisti nuk hapet fare kodi i mjekut të familjes përveçse këtu tek ne” shprehet punonjësja.

Pra sistemet ndërmjet tyre nuk janë të aksesuara dhe kjo bën që të krijohen radhë të gjata dhe sorrollatje për pacientët.

Lexo edhe:

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

Virozat e verës shtojnë fluksin në pediatri, mjekët: Deri në 40 fëmijë në ditë paraqiten për ndihmë

Fiksi pyeti për këtë problem pranë Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Fier. Arbër Arapi drejtori i institucionit tha se problemi ekziston dhe janë në dijeni por që po punojnë për ta zgjidhur si situatë dhe për t’i dhënë shërbim pacientëve sa më shpejt. Kurse nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier doktor Ramadan Çepelja thotë se sistemet e mjekut të familjes dhe mjekut specialist nuk janë koordinuar , ndaj duhet patjetër që pacientët të kalojnë nga recepsioni për të lënë vizitën me specialistin. Kjo ndodh pasi sistemi i brendshëm i poliklinikës nuk është vendosur në funksion. Zgjidhje problemi do të marr vetëm me vendosjen e sistemit online ku palët e përfshira të kenë akses të plotë. “Vetëm kështu zgjidhet përfundimisht ky problem“, përfundon nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier.

E deri sa kjo të bëhet realitet, pacientët do duhet të presin në radhë me ditë e orë të tëra.

Marrë nga TOPCHANNEL

Etiketa: Fiermjekespecialiste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026
AKTUALITET

Virozat e verës shtojnë fluksin në pediatri, mjekët: Deri në 40 fëmijë në ditë paraqiten për ndihmë

14:48 : 21/06/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Lushnjë

17:58 : 19/06/2026
policia e shtetit
AKTUALITET

Skënder Hita emëron drejtuesit e rinj në Policinë e Lezhës, Vlorës, Durrësit dhe Fierit – EMRAT

19:42 : 15/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

14:52 : 15/06/2026
AKTUALITET

Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro. Pranga 27-vjeçarit

12:53 : 13/06/2026
Para

Fotoja e italianit/ Dyshohet se ka gisht në zhdukjen e shqiptares 9 vite më parë,

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet