• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama bëri “masakër” elektorale, mbi 200 mijë qytetarëve iu transferua qendra e votimit

13:22 : 18/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi të sulmojë kryeministrin Edi Rama për të cilin tha se me mekanizmat e qeverisë manipuloi votën e qytetarëve.

Berisha e cilësoi 14 majin si një “farsë të madhe elektorale”, ndërsa denoncoi se mbi 200 mijë qytetarëve iu ishte transferuar qendra e votimit dhe për pasojë kjo solli pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje.

Berisha denoncoi se në këto zgjedhje u rikthye nga pushteti loja me listat e votimit, ku sipas tij mbi 200 mijë qytetarëve iu ishte transferuar qendra e votimit, pa u pyetur.

“Farsa elektorale, e majit të 2023 dallon nga të gjitha farsat e zhvilluara nga Edi Rama si në proporcione ashtu dhe në cilësi. Thashë dallon në proporcione. Ajo është denoncuar nga mediat shqiptare, ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare. Por në këtë farsë, si kurrë më parë, ndërhyrja ishte e përmasave të tmerrshme, saqë rrëzoi euron, monedhën më të rëndësishme në nivelet që s’i kishte përjetuar më parë. Ky është tipar i industrisë mafioze shtetërore të blerjes së votës. Por farsa elektorale e majit të 2013 (2023) gërshetoi në mënyrë më të shpëtuar dy stile, stilin e narko-shtetit dhe mafies së tij me stilin Putin, i cili parakupton përdorimin e të gjitha mjeteve të shtetit për kontrollin dhe ndryshimin e rezultatit. Në këto zgjedhje, u rikthye me të gjithë pasojat dhe shëmtinë e tij loja me listat e votimit, përjashtimi i zgjedhësve nga qendrat e votimit. PD e denoncoi aktin kriminal të Ramës dhe ministrit të familjes së tij, Cuçi, që ndryshoi qendrat e votimit të 1mln 300 mijë nxënësve. PD e denoncoi këtë akt si përpjekje brutale. Dita e votimit, ishte dita e përjashtimit të mbi 200 mijë zgjedhësve shqiptarë, ku qendrat e votimit ishin transferuar në qytete të tjera, pa asnjë paralajmërim. KQZ tha se nuk votuan dot 180 mijë shqiptarë”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se Basha dhe Alibeaj janë të larguar përfundimisht nga Partia Demokratike, teksa akuzoi këtë të fundit se mori një shpërblim 220 mijë euro nga Rama për shërbimin e bërë në zgjedhje.

Lexo edhe:

Reforma territoriale, Berisha: Kryengritje deri në largimin e Ramës

“Atë nënën e përdhu*uan”/ Berisha nxjerr videon e Ramës: Shpirt kërmë dhe ordiner

“Qëndrimi im është ky dhe i Partisë. Dy persona janë të larguar nga PD-ja përfundimisht njëri është Lul Brava tjetri është Alibasha, i cili vetëm sot mori shpërblim nga Rama 220 mijë euro. Ne jemi të hapur për të gjithë të tjerët, për debat dhe negociata, për çfarë të duan, por këta dy persona, pengje të Edi Ramës u përdorën në mënyrën më të pamëshirë nga ai për të goditur opozitën. Iu bëj thirrje që të lexoni rezultatet me realizëm. PD-së iu mohua logoja, kryetari i koalicionit. Kur ringu ishte përgatitur për ndeshje, me mekanizma ala-Putin shpalli veten fitimtar, duke mos lënë kundërshtarin që të hyjë në ring. Po kjo nuk është fitore”, u shpreh Berisha.

Etiketa: alibeajelektoralefarsë të madhe elektoralemasakerPartia DemokratikeSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reforma territoriale, Berisha: Kryengritje deri në largimin e Ramës

12:38 : 25/07/2026
AKTUALITET

“Atë nënën e përdhu*uan”/ Berisha nxjerr videon e Ramës: Shpirt kërmë dhe ordiner

16:32 : 24/07/2026
AKTUALITET

Elisa i bie samarit ta dëgjojë gomari

17:22 : 23/07/2026
AKTUALITET

Berisha: Kuvendi nuk përfaqëson qytetarët, Rama varrosi reformën territoriale për të manipuluar zgjedhjet

16:46 : 23/07/2026
AKTUALITET

Spiropali replikon me Berishën dhe i jep mesazh Ramës: A keni guximin të çlironi partinë?!

14:00 : 23/07/2026
AKTUALITET

Prishja e paktit për “Territorialen”, Berisha: Rama nuk pranon asnjë reformë përtej vullnetit të tij

12:54 : 23/07/2026
Para

Rivali i Erdoganit: Të gjithë migrantët do t’i dërgoj në shtëpi

TË GJITHA

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

14:22 : 25/07/2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

14:06 : 25/07/2026

Eklipsi diellor i 12 gushtit, spektakli i rrallë që do të magjepsë Europën

13:51 : 25/07/2026

Pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës, kapet në Kavajë 26-vjeçari i kërkuar nga Italia

13:34 : 25/07/2026

Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

13:19 : 25/07/2026

Thatësira zbulon një anije të mbytur prej vitit 1937 në lumin Danub

13:05 : 25/07/2026

A ke besë? Po institucione?

12:51 : 25/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinobetwoongrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş